Aki
Paint It Black
Osha ne nje dasem para ca kohesh dhe u njohtova me nje vajze, e cila posa u njohtuam filloi te me beje muhabet sikur njoheshim me vite. Ajo ishte e shkurter nen mesataren dhe kishte defekte te gjymtyreve, por ishte aq e dashur aq e shoqerueshme aq intelegjente dhe ne nje nivel aq te larte sa bente shaka dhe ne llogarine e vete dhe ishte e afte te kryeje te gjitha gjerat vete, hante ushqimin vete, vallezonte, kishte nje pune shume te mire dhe e afte ne ate qe bente. Keshtu ajo nisi te me tregoje, tha rruges kur vija per ne dasem taksisti me pyeti a jam e martuar e tha une i thash jo, e me tha: po kam nje nip ne Amerike te ta bej? Po, tha ajo, une e kuptova menjehere se ku e kishte dhe e pyeta: po cfare i mungon atij? Po eshte pak i ngadalshem nga mendja, thote taksisti, madje ishte i martuar po e rrihte gruaja dhe u divorcuan, po merr dhe nje seri terapie ilacesh per zemren e per trurin. Mbase qesharake, por mu duk dhe tragjike, mentaliteti qe na ka programuar se nese nje njeri ka hendikep duhet gjithmone te ciftezohet me nje njeri tjeter qe ka hendikep, sepse me nje njeri pa defekte fizike do ishte cfare, turp, mekat?? Valle eshte ne rregull qe ne si shoqeri te kemi mendime te tilla? Mos te dashurohemi, mos i llogarisim si normal perderisa ata funksionojne vete shume normal, vetem nga frika se do gjykohemi, apo mbase nga qe jemi programuar vete t'i gjykojme? Si mendoni ju?