Çfarë nuk duhet të bëni në Instagram?

Universal

AnonymouS
1RMX37h.jpg

Instagrami zë tashmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë, por në të vërtetë ka disa gjërat të cilat absolutisht nuk duhen bërë, sigurisht nëse nuk dëshironi të tregoheni të bezdisshëm dhe qesharakë në sytë e të tjerëve
Instagrami është tashmë i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë.


Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për gjeneratën tonë, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen. Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme që disa përdorues i bëjnë kur përdorin këtë rrjet social.

Ja më të shpeshtët:

Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë


Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram! Më mirë hapni një dyqan rrobash dhe një faqe Instagrami të posaçme për to apo jo!

Dëshmimi i çdo ngjarjeje në çift

Një foto romantike për përvjetorin tuaj është diçka vërtet e bukur, por mbushja e këtij rrjeti social me fotot e çdo dite të të fejuarit tuaj mund të bëhet e tepruar dhe tepër ngacmuese.

Fotografimi i çdo pjate që konsumoni

Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë tjetër, për të tjerët është irrituese dhe persekutuese.

Bërja e 15 selfieve në ditë

Që selfiet janë një lloj sëmundje kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.

Postimi i fotove me detaje nga shkolla

Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse sesa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë. Po kështu, edhe qëndrimet gjatë orëve të mësimit, madje së bashku edhe me mësuesit, shoqet dhe shokët e shkollës.

Publikimi i fotove të shtirura spontanisht

Askush nuk do ta besonte se miku juaj është aq i mirë sa të fiksojë nga aparati apo celulari buzëqeshjen tuaj spontane, me flokët “rastësisht” të rregulluar në mënyrë të atillë saqë duken perfekt. Për të mos folur pastaj për vënien në evidencë të unazës!

Abuzimi me #ThrowbackThursday

“Regresi i së premtes” (#ThrowbackFriday) është një iniciativë simpatike për të postuar foto të kujtimeve të rinisë së shkuar, por nuk jeni të detyruar që të postoni ato të vitit 1990 për t’u bërë medoemos pjesë e këtij trendi.

Gënjeshtra #Nofilter

Ndjekësit e Instagram nuk janë të verbër për të mos dalluar nëse keni përdorur apo jo filtra (efekte) në një foto të caktuar. Ndaj nëse vendosni #nofilter në një foto tuajën sigurohuni mirë që të mos gënjeni.

Postimi i fotove të njëjta

Dakord, edhe nëse jeni me pushime, kjo nuk ju autorizon të publikoni 20 foto të këmbëve tuaja mbi shtrat apo pranë detit, po kështu edhe dorën tuaj, e cila mban një pije përballë horizontit.

Postimi i fotove jo të vërteta

Askush nuk do t’ju besojë kurrë se po pini lëng limoni me çantën Chanel të vendosur përsosmërish për të treguar një vend të caktuar apo sandalet e reja si të vendosura rastësisht nën të njëjtën kornizë, kur në fakt ju nuk e keni mundësinë e një kushti të tillë dhe kur të tjerët e dinë shumë mirë këtë gjë! /Gazetashqip/
 

katsune

cherry blossom
mua me duket vetja jashtetokesore ne kete aspekt, sepse nuk i frekuentoj fare e as i njoh keto rrjetet sociale, pervec forumit :) ndersa nga keto instant messaging perdor vetem whatsapp sepse me duhet ne pune por shume mire mund te bej edhe pa te, dhe skypin dikur por tani nuk futem me as ne skype.
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Vjet,shoqja ime e bankes u fut ne stres. Un vrisja mendjen se pse kjo u fut ne stres. Por me ra ne dore celulari i saj dhe une si i pa-duruar u futa ne instagramin e saj se doja te shikoja disa persona se un nuk kam instagram. Ajo erdhi tek banka dhe me shikonte mua qe kisha marr celularin dhe mtha: epaske marr vesh eee?
Cfare ?-i thash une.
Instagrami-mtha mu ajo.
Ca problemi se nuk po te marr vesh?-une
Po ja nuk marr like mjaftueshem ne instagram dhe nuk bej dot foto te bukura.-ma ktheu ajo.


Si perdundim,stres nga instagrami se nuk merrte like mjaftueshem sa donte. Instagrami eshte stres me vete,edhe pse nuk kam por shembulli i te tjerve eshte me i qarte.
 

gurax

Pan ignoramus
mua me duket vetja jashtetokesore ne kete aspekt, sepse nuk i frekuentoj fare e as i njoh keto rrjetet sociale, pervec forumit :) ndersa nga keto instant messaging perdor vetem whatsapp sepse me duhet ne pune por shume mire mund te bej edhe pa te, dhe skypin dikur por tani nuk futem me as ne skype.

Facebook-Youre-Doing-It-Wrong.jpg
facebook-you-are-doing-it-wrong.jpg
 

gurax

Pan ignoramus
Mua te njejten gje me thone ata te shtepise. Ka dicka qe nuk shkon kur mami te thote: "Ja per bukuri jemi, perdorim Viber dhe na zgjidh pune. Ti rri." Jane fiks nga ato momentet "wtf!".
 

katsune

cherry blossom
Mua te njejten gje me thone ata te shtepise. Ka dicka qe nuk shkon kur mami te thote: "Ja per bukuri jemi, perdorim Viber dhe na zgjidh pune. Ti rri." Jane fiks nga ato momentet "wtf!".

Ah sa te kuptoj... Kam 2 jave pothuajse qe i kam hequr baterite cordlessit te shtepise ngaqe nuk duroja me telefonatat e kompanive qe marrin per te bere oferta :D per mua eshte bezdises edhe telefoni, jo me fb& co ku do shohesh te njejtet njerez qe sheh cdo dite apo ke njohur...me te cilet ndan vec gjera siperfaqesore sic ndodh rendom brenda ketyre rrjeteve...
 

gurax

Pan ignoramus
Siperfaqesore mund te jene, por perseri me vlere mjaftueshem per te perpiluar manuale dhe lista te formes "Do's and Do Not's" per te qene sa me te suksesshem ne secilen prej tyre. Instagram, psh. :p
 

Aki

Paint It Black
E pra si jetoni duke i lene njerezit pa e ditur se cfare keni ngrene e cfare keni veshur dhe sa shume i duani shoqet, familjaret e te dashurit....oh wait se dhe ketu ekzistojne ato tema :p
 
Top