Universal
AnonymouS
Instagrami zë tashmë një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë, por në të vërtetë ka disa gjërat të cilat absolutisht nuk duhen bërë, sigurisht nëse nuk dëshironi të tregoheni të bezdisshëm dhe qesharakë në sytë e të tjerëve
Instagrami është tashmë i njohur botërisht si një nga rrjetet sociale më të përdorura nga të rinjtë.
Shpejtësia e tij për të ndarë dhe për të modifikuar fotot e bën perfekt për gjeneratën tonë, gjithnjë e më egocentrike dhe e fiksuar me dukjen. Pavarësisht kësaj, ka disa sjellje vërtet të bezdisshme që disa përdorues i bëjnë kur përdorin këtë rrjet social.
Ja më të shpeshtët:
Ndërrimi i veshjeve shumë herë në ditë
Vetëm nëse jeni Rihanna, sepse nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për të ndryshuar veshjen pesë herë në ditë apo për të nxjerrë çdo fustan apo kostum me një foto në Instagram! Më mirë hapni një dyqan rrobash dhe një faqe Instagrami të posaçme për to apo jo!
Dëshmimi i çdo ngjarjeje në çift
Një foto romantike për përvjetorin tuaj është diçka vërtet e bukur, por mbushja e këtij rrjeti social me fotot e çdo dite të të fejuarit tuaj mund të bëhet e tepruar dhe tepër ngacmuese.
Fotografimi i çdo pjate që konsumoni
Është më se në rregull që të fotografoni një pjatë të veçantë në dukje artistike, por postimi i një serie fotosh të të gjithë atyre gjërave që hani gjatë ditës, përfshirë edhe mollën apo ndonjë frutë tjetër, për të tjerët është irrituese dhe persekutuese.
Bërja e 15 selfieve në ditë
Që selfiet janë një lloj sëmundje kjo tashmë dihet, është e qartë, por ju duhet ta luftoni atë të paktën duke mos postuar 15 në ditë, çdonjëra nga një kënd ndryshe.
Postimi i fotove me detaje nga shkolla
Nuk ekziston gjë më patetike dhe më bezdisëse sesa publikimi i notave apo i detyrave në shkollë. Po kështu, edhe qëndrimet gjatë orëve të mësimit, madje së bashku edhe me mësuesit, shoqet dhe shokët e shkollës.
Publikimi i fotove të shtirura spontanisht
Askush nuk do ta besonte se miku juaj është aq i mirë sa të fiksojë nga aparati apo celulari buzëqeshjen tuaj spontane, me flokët “rastësisht” të rregulluar në mënyrë të atillë saqë duken perfekt. Për të mos folur pastaj për vënien në evidencë të unazës!
Abuzimi me #ThrowbackThursday
“Regresi i së premtes” (#ThrowbackFriday) është një iniciativë simpatike për të postuar foto të kujtimeve të rinisë së shkuar, por nuk jeni të detyruar që të postoni ato të vitit 1990 për t’u bërë medoemos pjesë e këtij trendi.
Gënjeshtra #Nofilter
Ndjekësit e Instagram nuk janë të verbër për të mos dalluar nëse keni përdorur apo jo filtra (efekte) në një foto të caktuar. Ndaj nëse vendosni #nofilter në një foto tuajën sigurohuni mirë që të mos gënjeni.
Postimi i fotove të njëjta
Dakord, edhe nëse jeni me pushime, kjo nuk ju autorizon të publikoni 20 foto të këmbëve tuaja mbi shtrat apo pranë detit, po kështu edhe dorën tuaj, e cila mban një pije përballë horizontit.
Postimi i fotove jo të vërteta
Askush nuk do t’ju besojë kurrë se po pini lëng limoni me çantën Chanel të vendosur përsosmërish për të treguar një vend të caktuar apo sandalet e reja si të vendosura rastësisht nën të njëjtën kornizë, kur në fakt ju nuk e keni mundësinë e një kushti të tillë dhe kur të tjerët e dinë shumë mirë këtë gjë! /Gazetashqip/