Internet slang.....

Aki

Paint It Black
Po shikoja nje video nje dite mbi evoluimin e gjuhes angleze, mjaft lezetshem e perpiluar ku shpjegon krijimin e gjuhes e deri ne ditet e sotme qe me shfaqjen e virtualitetit ka sjellur deri ne.....slang.
Slang eshte nje gjuhe joformale qe zakonisht perdohet verbalisht per t'u shprehur me lehte. Me shfaqjen e botes virtuale kjo 'gjuhe' evoluoi me shume deri ne perdorjen e akronimeve qe njerezit te mund te shprehen me lehte, me shpejte, madje pse jo edhe pak nga pertacia :)

Do i keni te njohura vec me: ntm, klb, flm, sdq, dmth, nrm (uff mos harrojme dhe sharjet qe duken me te bukura me iniciale :p)

Madje do i keni te njohura dhe ato qe na kane mbetur nga gjuha angleze: afk(kjo per ata qe jane te varur nga pc lojerat kur shkojne ne wc se perndryshe nuk ndahen nga pc :p), fyi, omg, pmsl(e preferuara ime kjo :p, per ata qe nuk e dine...Pissing MySelf Laughing), mos harrojme per ata qe kane provuar chatet te famshmen kur nje cun plot hare do gjente ndonje goce e do i shkruante ne pv asl pls :p dhe se fundmi favoriti i te gjitha koherave, qershia mbi torte......LOL :)

Per ata qe duan ta shikojne videon mbi gjuhen angleze po ju sjell linkun (fatkeqsisht ne gjuhen shqipe skemi arritur ende nivelin e krijimtarise per te bere nje video te tille :), por pse jo ne te ardhmen :) )


Tani me thoni ju, sa u kane hyre ne fjalor keto shkurtesa, sa jeni te kenaqur me kete sa mendoni se eshte i arsyeshem perdorimi i tyre dhe a ju ndodh ndonjehere nga shprehia t'i perdorni dhe kur flisni? :)
 

gurax

Pan ignoramus
Per mua jane shkurtesa, dicka qe te shpejtoje komunikimin duke shkurtuar kohen e te shkruarit te dickaje.

Personalisht mendoj se kane vlere ne momente te caktuara, ne situata te caktuara. Ka raste kur ka sens te perdoret dicka e tille dhe ne pergjithesi jane forma te perdorshme komunikimi midis individeve apo nje grupi shoqeror te cilet jane te njohur me njeri tjetrin, qe kane nje lloj konfidence dhe si te thuash aferie, intimiteti, qe te mund t'i lejojne njeri tjetrit nje lloj thyerje te protokollit standard te komunikimit. Ky protokoll standard eshte shkrimi i rregullt dhe i plote. Ne rastin e pergjithshem, dalja nga standardi i te shkruarit ne menyre te rregullt, ne te tera format (shkurtesa me akronime, mungese shenjash pikesimi, mungese kapitalizimi ne shkronjat e para te fjalise, shkrim komplet me germa kapitale, etj) konsiderohen mungese miresjellje dhe shenja arrogance. Shkrimi ne ate forme percjell nje lloj mosinteresi kundrejt lehtesise - apo veshtiresise - qe mund te kene lexuesit e tjere te asaj qe eshte shruar. Rregullat e drejtshkrimit nuk jane vendosur pa arsye, presjet nuk mund te vendosen kuturu dhe random, pika ne fund te fjalise nuk eshte opsionale, kllapat nuk mund te jene zevendesuese per thonjzat. Cdo dalje nga rregullsia, nga shkrimi i plote dhe i qarte, shton lodhjen ne lexim dhe ul lehtesine e te kuptuarit te asaj qe lexohet. E njejta gje vlen te thuhet edhe per shkrimin ne dialekt, ndonese dicka e tille shprehet me rralle dhe me me diplomaci pasi edhe reagimi emocional eshte me agresiv prej atyre qe jane objektivi i verejtjes. Ne pjesen derrmuese diskutimet per dialektet precipitojne ne perballje patriotizmash krahinore dhe vlerave kulturale perkatese. Sigurisht!

Shkrimi i qarte dhe i plote dhe i rregullt, jep mesazhin e fshehur midis rreshtave se autori i shkrimit eshte i vetedijshem se ajo cfare po shkruan do te lexohen nga te tjere qe nuk jane vetja e tij, apo e saj. Me ane te formulimit te plote dhe te qarte si gramatik ashtu edhe drejtshkrimor tregon nje kujdes ndaj lexuesit qe leximi te jete sa me pak i lodhshem dhe sa me i kendshem dhe i rrjedhshem, deri ne nje fare mase shpreh ne menyre te pathene falenderimin tek lexuesi pikerisht per faktin qe po lexojne ate cfare eshte shkruar.

Prandaj shkurtimet, akronimet, dialektet, etj, perdoren shume rralle, me shume kujdes, jo ne publik dhe midis individeve qe e kane shume te qarte se dicka e tille pranohet nga te tjeret. Sepse ne rastin e pergjithshem, dicka e tille nuk eshte tregues pozitiv, perkundrazi.
 

gurax

Pan ignoramus
Me merr shume inercia e te lexuarit Lisa, edhe shket e shkreta mendje ndonjehere dhe shkruaj dhe une kshu me dallge. :p
Ja te te pershendes me dicka qe me thuaj ti, ben apo s'ben te shnderrohet ne slang.


Me mall e tërë bota e kërkon,
As kamës as i varfër s'e zbulon:
Bërtet, po vesh'i shurdhër s'e dëgjon,
Shkëndrit, po syr'i verbër s'e shikon.

Qan pika: "Ah! Sa lark nga Deti jam!"
Dhe Det'i jetës qesh: "Më kot po qan;
Se tok të gjithë jemi Perëndia;
Një qime vetëm, Koha, po, na ndan.


Parad' e zbrazët, ëndërr është Bota,
Dhe s'gjëndet nga e qysh i kthehet Rrota:
Me Dehje dhe me Gas i zbukurohen
Illuzionet, gjepurat e kota.

Nga vallë lint kjo Fantazmagori?
S'tregohet dot, e vetëm kaqë di:
Ngrihet si re nga Det'i Gjithësisë,
Kthehet si shi në Detin pa kufi.


Se lart e posht' e rreth sa po shikojmë,
Të gjitha një fener magjik formojnë
Me Diellin si një qiri në mest
Dhe ne përqark fantazma vijm' e shkojmë.

:)
 

Aki

Paint It Black
@Lisa as edhe nje smiley ska vene aq sa me beri te rilexoj postin tim dhe njehere mos kem gabuar diku :p

Ok pjeserisht jam dakord me komentin, mua sme pelqejne shume shkurtesat per shembull dhe sme kane nidkuar ne fjalor (individuale kjo sdomethene se eshte i gabuar perdorimi i tyre), por sa i perket shenjave te pikesimit dhe perdorimit ne vend te duhur te shkronjes se madhe apo te vogel...duhet t'u kushtohet kujdes nese shkruan me ndonje superiorin tend ne pune, koleg ose kur ben ndonje aplikim, kerkese etj etj, por ne raste kur shkruan me shoqeri ose ne raste kur lirshem do te shprehesh mendim duhet te anashkalohen keto gjera, prap mendim personal ky e arsyeja...sepse si matematika, apo fizika njesoj dhe gramatika skane qene 'dhunti' e cdo femije ne shkolle, por kjo nuk domethene qe sjane intelegjente sa per te shprehur nje mendim te logjikshem dhe besoj qe kjo eshte e mundur dhe pa te gjitha rregullat gramatikore e sintaksore :)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
ESHTE SHUME E BUKUR...:)
Se di autorin por...BRAVO kush e ka bere :)
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
he se na vute ne seder tani :p
Po fol dhe une nja dy llafe per temen :D
E vertet qe ne te gjithe shpesh i perdorim shkurtimet dhe jo rrall here shprehemi ne gjuhe te huaja,,,Personalisht kam ca fjale te huaja qe me vine me mbare me lehte ti them..Pastaj shkurtimet e fjaleve vertet i perdorim te gjithe kush per shpejt e kush per me lehte..pastaj behen zakon..:)
 
  • Like
Reactions: Aki

gurax

Pan ignoramus
@Lisa , eshte Omar Khajam tek "Rubairat". E ka perkthyer Fan Noli. :)

@Aki, leri ato por prano qe mezi e ke marre 5 me hater gjuhen dhe leximin. :p
 

Aki

Paint It Black
@Lisa ja te ta lehtesoj punen do shpreh une nje gje ndaj gurax, kenaqem kur e gjej ne gabim ose kur nuk ka njohuri per dicka :hidhu::hidhu::hidhu:
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
@Lisa ja te ta lehtesoj punen do shpreh une nje gje ndaj gurax, kenaqem kur e gjej ne gabim ose kur nuk ka njohuri per dicka :hidhu::hidhu::hidhu:
LOOOOOL..ne fakt doja dicka tjeter..po mesa duket sdo ta lexoje :p ose do jet BUSY :p:p
 
  • Like
Reactions: Aki

gurax

Pan ignoramus
Shprehu Lisa, mjafton te jete dicka pozitive ajo qe do thuash :D Se ja Aki, filloi direkt ta beje zyshen. :p

Nderkohe e keni te qarte qe keto chit-chatet tona do fshihen ne fund te dites sot, apo jo. Po e them kshu kot, se mos kushedi keni harruar.
:D
 
Top