Me librat e bibliotekës familjare, meqë të dy janë pasionant të librit, a e ka shkruar MARTOHU ME MUA!
Agron Zhinipotoku madje ka treguar se edhe ngjyrat kanë domethënie, raporton lajmi.net.
M – me ngjyrë të kuqe paraqet emrin e të dashurës së tij, Marigona, dhe e ka bërë me libra të kuqe që simbolizon dashurinë, e madje me libra patriotik, sepse Marigona e ka ditëlindjen më 28 nëntor, Dita e Flamurit.
Nuk përfundon me kaq. Ajo M e kuqe është rrethuar me petale të trëndafilit, 6 trëndafila, që simbolizon 6 vite që ata janë bashkë.
Fjalia është gjashtë metra e gjatë, që simbolizon ecjen e tyre gjashtë vjeçare, si të dashuruar. E ka përfunduar me shkronjën e tij A, me ngjyrë të kaltër, e që sipas tij, është idoli i tij politik dhe heroi i tij.
“Ideja ime e kamotshme morri jetë, dhe e publikoj në orën 6 pasdite. Marigona Llabjani pres përgjigjen tënde! Agoni yt, me zemër të propozon martesë?!!!”, ka shkruar ai kur ka postuar këto fotografi.
E sigurisht, nuk ka vonuar shumë dhe Marigona i është përgjigje me PO. (lajmi.net)
Burimi i informacionit , Lajmi.net.