Propozim i veçantë për martesë, ferizajasi i propozon me libra (Foto).

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
martohu-me-mua-650x358.jpg



Me librat e bibliotekës familjare, meqë të dy janë pasionant të librit, a e ka shkruar MARTOHU ME MUA!

Agron Zhinipotoku madje ka treguar se edhe ngjyrat kanë domethënie, raporton lajmi.net.

M – me ngjyrë të kuqe paraqet emrin e të dashurës së tij, Marigona, dhe e ka bërë me libra të kuqe që simbolizon dashurinë, e madje me libra patriotik, sepse Marigona e ka ditëlindjen më 28 nëntor, Dita e Flamurit.

Nuk përfundon me kaq. Ajo M e kuqe është rrethuar me petale të trëndafilit, 6 trëndafila, që simbolizon 6 vite që ata janë bashkë.

Fjalia është gjashtë metra e gjatë, që simbolizon ecjen e tyre gjashtë vjeçare, si të dashuruar. E ka përfunduar me shkronjën e tij A, me ngjyrë të kaltër, e që sipas tij, është idoli i tij politik dhe heroi i tij.

“Ideja ime e kamotshme morri jetë, dhe e publikoj në orën 6 pasdite. Marigona Llabjani pres përgjigjen tënde! Agoni yt, me zemër të propozon martesë?!!!”, ka shkruar ai kur ka postuar këto fotografi.

E sigurisht, nuk ka vonuar shumë dhe Marigona i është përgjigje me PO. (lajmi.net)



Burimi i informacionit , Lajmi.net.
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Jooo mua me duket kot :D
Une dua nje propzim komplet te thjeshte vet ideja qe do martohem me ate qe dua dhe me do...eshte mjaftueshem gezim impresionim suprize...;)
 

joetisti_

Locus omnem
ide e bukur. Por duhet me pare te jete deshira per t'u martuar qe te funksionoje stili. Te mos e deshte, edhe me libra floriri ta kishte shkruar s'do te kishte asnje domethenie.

Une s'do ta kisha bere propozimin, sepse s'kam leke te bej dasmen :)
 

agim40

Valoris scriptorum
Besoni se mund të dashurohet një njeri deri në ditet e fundit të jetës?A mund ti qendrosh besnik vetëm një njeriu?!

Po pse mos.... Nëse dashuria është e fortë dhe e dyanshme, mundet të zgjas edhe përtej fundit të jetës...bëhet histori për gjeneratat tjera...
 

joetisti_

Locus omnem
Besoni se mund të dashurohet një njeri deri në ditet e fundit të jetës?A mund ti qendrosh besnik vetëm një njeriu?!
Ta besh sepse duhet bere, eshte denim i vetvetes. Kurse nese ta kerkon zemra, eshte e mundur. Vetem se zemra ndikohet nga shume ulje-ngritje ne jete dhe s'e kerkon gjithmone. Nje here ta kerkon veperimi i tij/saj qe te ndryshoje qendrim, nje here vete ajo zemer dashuron nje tjeter, nganjehere kupton se s'eshte e nevojshme te dashurosh pafundesisht.

Sepse dashuria ndodhet ne zemer dhe ne sy, jo te personi qe do. Gjithsesi zemren s'ke se si te mos ta japesh te teren edhe per pese minuta qe e dashuron...
 

joetisti_

Locus omnem
Te kujtoje ajo sikur ndonjeri nga shkrimtaret i kerkon martese dhe te zgjedhe pershebmull Kadarene :)
Bravo djemve qe u vete mendja t'ua bejne sa me te kendshme kerkesen vajzave qe duan!
Une mbase do t'ia shkruaja me pjata me gatime te ndryshme. Edhe sepse thone qe dashuria vjen nga stomaku.
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
20150718164038985646.jpg
20150718163941132.jpg
20150718163949199.jpg
20150718163959228.jpg
20150718164031674.jpg

E kush tha se romantizmi ka vdekur?! Një fakt që hedh poshtë këtë konstatim është rasti më i fundit i një propozimi befasues dhe disi të frikshëm në Tiranë.
Një djalë ka hipur në vinç dhe me një banderolë në duar i ka kërkuar vajzës së tij të zemrës të fejohet me të.

“Pranon të fejohesh… apo të hidhem?”, shkruan në banderolën që djali mban në duar.
 

joetisti_

Locus omnem
E bukur kjo!
Edhe te mos kete dashur, e ka vene para pergjegjesise. Do te akuzohej ne mos nga ligji, nga ndergjegjja, si vrasese :)
Edhe une mund ta beja. Por kam frike se do te me thoshte jo, dhe do te zbulohej qe s'e kisha me tere mend :)
Por do te thoja dicka per te dale nga situata, do t'i thoja: "Po e marr si 'po' " :)
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
E bukur kjo!
Edhe te mos kete dashur, e ka vene para pergjegjesise. Do te akuzohej ne mos nga ligji, nga ndergjegjja, si vrasese :)
Edhe une mund ta beja. Por kam frike se do te me thoshte jo, dhe do te zbulohej qe s'e kisha me tere mend :)
Por do te thoja dicka per te dale nga situata, do t'i thoja: "Po e marr si 'po' " :)

Më dole në shteg , do të bëja tag për të pyetur a do e kryeje edhe ti një gjest të tille ose ndryshe.
 
Top