Faktet dhe studimet shkencore në fushën e moralit kanë provuar se martesa është faktori i vetëm që siguron stabilitet e qëndrueshmëri në jetën e njeriut. Kjo, sepse martesa do të thotë lidhje e bashkim ndërmjet dy njerëzish nën hijen e një jete të përbashkët, ku të sundojë dashuria dhe miqësia e pastër.
Familja është çerdhja e ngrohtë që u siguron dy bashkëshortëve kushte për lumturi e paqe, që ndërtohen mbi bazën e dashurisë. Nga ana tjetër, martesa do të thotë integrim për bashkëshortët dhe zhdukje e ndjenjës së boshllëkut që ekziston një lloj si tek burri edhe tek gruaja.
Baza e dashurisë
Bazat e dashurisë shfaqen në formën e solidaritetit, mirëkuptimit, sakrificës, faljes, respektit të ndërsjelltë, etj. Dashuria është perla e jetës bashkëshortore. Pa të gjithçka të duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton në fakt me dashurinë, me atë dashuri që si një pishtar i ndriçon rrugën, ndez zemrën dhe e mbush me ndjenja të ngrohta e intime.
Dashuria është themelore në jetën bashkëshortore dhe përbën faktorin më të rëdësishëm për vazhdimin dhe përsosjen e saj.
Thellimi i ndjenjës së dashurisë
Një nga problemet e rëndësishme të jetës së përbashkët është që të dy bashkëshortët të punojnë për forcimin e ndjenjave të dashurisë dhe thellimin e tyre tek njëri-tjetri me anën e një fjale të ëmbël, një qëndrimi të butë apo vështrimi të ngrohtë e forma të tjera të kësaj natyre që shprehin dashuri e miqësi. Por ka shumë bashkëshortë që, ndërsa janë magazina të mëdha për këto shprehje të larta, nuk janë në gjendje t’i shprehin ato. Si pasojë, një mal prej akulli ngrihet në marrëdhëniet e tyre. Ata e shohin veten të izoluar e të vetmuar, duke rrezikuar kështu jetën e tyre të përbashkët me shkatërrim.
Vetëm prushi i dashurisë nuk mjafton, duhet patjetër që ajo të provohet e të konfirmohet me mjetet e shprehjes, si përshembull, me anën e fjalës dhe të bisedës së ngrohtë, kujdesi për ushqimin dhe pastërtinë, lëvdatës e të tjera gjërave jetësore si këto.
Problemet negative dhe sëmundjet që mund të godasin njeriun në jetë, përbëjnë në fund të fundit shanse të përshtatshme për të provuar ndjenjat e dashurisë e të solidaritetit midis dy bashkëshortëve.
Kushtet e dashurisë
Nëse dashuria ka gjithë këtë rëndësi, atëherë cilat do të jenë kushtet e saj?
Dashuria, para së gjithash, duhet të jetë e sinqertë, larg hipokrizisë, e pastër nga çdo dyshim e hije, larg çdo artificializmi. Ajo duhet të burojë nga thellësitë e zemrës e të shpirtit.
Martesa e lumtur, zakonisht është një lloj miqësie, dashurie dhe afiniteti, sa që është e vështirë të dallohen anët e saj materiale nga ato shpirtërore e morale. Ajo është një nga format e integrimit e të bashkëpunimit që plotëson të gjitha nevojat shpirtërore e trupore.
Në të gjithë këtë nuk duhet të presim ledhatime të vazhdueshme me rast e pa rast. Kjo sepse dashuria është një ndjenjë e sinqertë që shpërthen në kohën e caktuar, për të shprehur vetveten në kushte dhe kohë të caktuar.
Së fundi, dashuria e sinqertë është një ndjenjë fisnike. Ajo nuk e pret asnjëherë atë çka do të takojë dhe nuk njeh asnjë lloj kushti apo trajtim të tipit tregtar.
Roli i gruas
Megjithëse dashuria konkretizohet me një marrëdhënie martesore, domethënë, presupozon që të marrin pjesë në të dy palët, burri dhe gruaja, prapë se prapë roli i gruas në të është shumë më i madh nga ai i burrit. Dashuria e gruas jo vetëm që i shkakton burrit ndjenjën e besismit, por i rinovon gjithashtu frymëmarrjen e jetës bashkëshortore.
Gruaja, nëpërmjet dashurisë, mund të kultivojë në zemrën e burrit ndjenja të mëdha e plot vitalitet. Ajo penetron në zemrën e tij për të zënë aty vendin që i takon e për të influencuar tek ajo. Qëndrueshmëria e dashurisë do të thotë rritje e shpresës ... të asaj shprese që, në rrugën e saj, fshin tronditjet dhe shqetësimet për t’i zëvendësuar me qetësinë dhe sigurinë.
Një dashuri e tillë do të jetë mbështetje e fuqishme për mbrojtjen e gruas nga zemërimi i burrit. Jeta duket boshe dhe e thatë pa dashurinë e këtij burimi të pastër e plot ndjenja stabiliteti, qetësie e gëzimi.
Etapa e dashurisë
Dashuria lind tek të martuarit sapo përfudon lidhja e tyre. Gjatë kësaj periudhe secili ruan cilësitë dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqësia rritet deri në dashuri, që do të thotë bashkim i plotë, butësi, falje e sakrificë, jeta bashkëshortore hynë në një etapë të re, ku dalngadalë zhduken të gjitha tiparet e cilësitë personale, për të lindur një personalitet i ri, ngritur mbi bazën e integrimit, që realizojnë martesa dhe dashuria.
Që këtej shohim që familjet njerëzore ndryshojnë tërësisht në jetën e tyre nga krijesat e tjera të gjalla, sepse ngrihen në lartësinë e shenjtërisë e të engjëllores.
Gjithe te Mirat!!