Nuk e kam parë asnjehere si "luftë" , mospërputhjen e mendimeve ndërmjet anëtareve këtu apo kudoqoftë edhe në jetën reale.
Përkundrazi prirjet kontradiktore i mundësojne njeriut , ecjen dhe zhvillimin përpara , e largojnë nga pasiviteti , vegjetimi..
Do citoja se akti i mosbindjes , si akt i lirisë është fillimi i arsyes.
Cdo orvatje e jona , është një strategji për ti vendosur përballe të vërtetes asaj anë që i tremben apo i frikësohen si një model specifik i të rizgjuarit të qelizave nervore të trurit
dhe aftësimi për të menduar mbi të gjitha deshiruar të vërteten,e verteta mund të na bëje të lire ,
fundja duhet pak elasticitet në mendime....vetëm në këtë mënyre njeriu shmanget nga determinizmi instiktiv i veprimeve të tij dhe vetëdijesimi duhet te jete triumf i vlerave për qenien njerëzore,
racionaliteti është kompromis midis natyrës tonë prej kopeje dhe aftësise tonë për të menduar.
Bota është e shumëllojshme , perceptime të ndryshme , perjetime të ndryshme...
I kuptoj , por nuk bëhem dot pjese e tyre.