Ç’duhet bërë për të qenë i lumtur?

Universal

AnonymouS
Për të qenë i lumtur, arsyet janë të shumta, që nga gjenet deri tek mirëqenia.
Njerëzit merren me art, ndjekin shfaqe dhe veprimtari të tjera kulturore për t’u ndjerë të lumtur e të shëndetshëm. Aktiviteti fizik, soditja e natyrës dhe vullnetarizmi lidhen me lumturinë; nuk dihet nëse është shkak apo pasojë (ndoshta njerëzit më të lumtur janë më të kulturuar dhe jo anasjelltas), por mesazhi është i qartë: lumturia nuk sjell dëm.

Kafshët (qen, mace, zogj) kanë aftësi (si miq të njerëzve) të largojnë ndjenjën e refuzimit. Dy të tretat e familjeve në perëndim kanë të paktën një kafshë shtëpiake.

Të menduarit pozitiv sjell lumturi. Njerëzit tregojnë rritje të ndjeshme të lumturisë kur mendojnë pozitivisht. Edhe njerëzit që japin para nxiten për lumturi. Ata që dalin vullnetarë jetojnë më gjatë. Ndërsa altruizmi lidhet me marrëdhëniet e forta: njerëzit më altruistë kanë gjithashtu më shumë gjasa të kenë martesa të lumtura.

Edhe kujtimet e gëzuara ose vendosja e kujtimeve të këqija në një dritë optimiste, ndihmojnë për ta bërë jetën të lumtur.
b.Z.A
 

joetisti_

Locus omnem
Puna eshte se keto te dhena se si te jemi te lumtur, ne rrethana te caktuara, per arsye te ndryshme, nuk jane te mundshme te realizohen. Aktualisht lumturia mezi gjendet dhe te gjithe, me te drejte, po mesohen te jene te lumtur brenda palumturise. Por ato arsye inkurajuese qe permenden me lart duhet te ushqehen qe te jetojne. Kete duhet ta bejme te gjithe nga pak. Lumturine duhet ta shtyme te njeri-tjetri qe te na kthehet secilit mbrapsht. Po te deshirosh shume lumturine e tjetrit dhe te perpiqesh sa ku mundesh per kete, atehere do te kesh edhe per vete me kile.
 

joetisti_

Locus omnem
shume here e kerkojme me kilometra larg. shume here themi se nuk ekziston duke folur me syte drejtuar nga fytyra e lumturise. shume here i leme ne shendetin, me vetedije, me deshire. shume here e ka fajin dikush tjeter vec nesh. shume here e kuptojme me vonese se kemi bashkejetuar me te. shume here e kalerojme... te merzitur.
 

joetisti_

Locus omnem
Ore nuk late teme pa e kthyer ne teme sexy ncnc :p
Une kam bere rregullime. Nuk e fut 'seksin' kudo. Fus 'kudone' ne seks :p
(tema) duhet luftuar ta clirojme lumturine nga kthetrat e mosbesimit. Po te besosh se ajo ekziston, ajo ekziston.
 

joetisti_

Locus omnem
ate qe po bejme. Kur te na bjere ndonje fatkeqesi, qe larg qofte, do te kuptojme se ishim te lumtur. Dhe pra perderisa ishim te lumtur, ajo qe po benim po na e sillte lumturine. Qofte ajo qe po benim edhe 'rri kot se te kalon'.
 
Top