Të mbrojmë të fortit nga të dobëtit!Në 170-vjetorin e lindjes së Friedrich Nietzsche.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Dritan Karadaku

Me përulësi desha të shkruaj disa vargje – dhe jo disa rreshta – për t’i shprehur një mirënjohje të thellë një Njeriu si Friedrich Nietzsche. Jo se të tjerët s’janë njerëz, por në faqen e kësaj Toke shkelin ndonjëherë, jo aq shpesh sa duhet fatkeqësisht, disa qenie tek të cilat nis e plotësohet kuptimi i qenies Njeri. Dhe ata, si Njerëz që janë, në çdo vend dhe në çdo kohë janë vetëpohuar dhe vetëshpallur si të tillë. Ky është një nga tiparet dalluese të Njerëzve, i të fortëve, pavarësisht faktit që edhe të cunguarit e çdo kohe dhe vendi imitojnë, sipas vetes së tyre, të njëjtin tipar. Statusi i Nietzsche-s mes filozofëve është ashtu siç e përcaktoi vetë ai: unik, i pakrahasueshëm me askënd, më të mëdhenj apo më të vegjël qofshin. Veç kësaj, kirurgjia e mendimit e bën atë edhe më të madhin psikolog të modernitetit, por edhe këtë e kishte përcaktuar dhe e kishte thënë vetë ai. Forca e tij shpirtërore qe pa dyshim ajo e një heroi, nga ata të lashtësisë, kuptohet, veç nga ata të lashtësisë. Friedrich Nietzsche është vetë mishërimi i Akilit në mendim, një stuhi dritash, një valle shpatash fisnike. Nuk mund ta lexosh Nietzsche-s dhe ta shpërfillësh, siç mund të bësh me shumë specialistë filozofie nga këta të modernitetit. Sido që të pozicionohesh ndaj frymës dhe mendimit të tij, kjo nuk do ta ndryshojë faktin që do të zhytesh në një shpirt ku jeta shpërthen gjithë rrëmbim sepse dinjiteti dhe bujaria intelektuale e këtij Njeriu ka pastërtinë e majave të Himalajës, por edhe thepisjen e tyre... Sigurisht, unë e di se stili që po flas nuk ngjan si ekspoze universitare, por fatlumturisht edhe këtë e ka vendosur Ai dhe nuk na e ka lënë ne në dorë. Sepse takimi poetik me Nietzsche-n të bën të ndjesh natyrshmërinë me të cilën inteligjenca dhe e bukura shkrihen si njëra-tjetra, teksa të shpërthejnë në shpirt si muzika dhe energjia e një Rockstari – i pari që ka ekzistuar pa diskutim.

Injoranca dhe injorantët ndër kohëra nuk kanë pasur armik më të egër se Friedrich Nietzsche. Madje edhe “njerëz” banalët totalitarë që do ta adhuronin pas vdekjes, ai vendosi që t’i shporrë paraprakisht: të mbrojmë të fortit nga të dobëtit! Në ka një lajtmotiv filozofia niçeane, ai jeton i gjithi në frymën e vërtetësisë që ka kjo thirrje. E megjithatë gjysmakët do ta interpretojnë një gjë përgjysmë, do ta kuptojnë si gjysmakë dhe si të tillë do të veprojnë, pa menduar. Këta janë të dobëtit dhe skllevërit e vërtetë; ata që jetës i japin si kuptim vuajtjen, shëmtinë, urrejtjen, edhe shtetin, “përbindëshin më të ftohtë” siç e quante Filozofi ynë. Ai foli në emrin e tij, ndonëse jo gjithnjë qartësisht, madje shpeshherë pa kujdes. Por kishte thënë gjithashtu se secili do t’i interpretojë gjërat sipas vetes, sipas dobësisë dhe fortësisë së tij, dhe atë do ta mbajë për të vërtetë; jo thjesht si të vërtetën e tij, por si e vërteta. Ndërsa vetë Nietzche, edhe pse nuk qe gjithnjë i drejtë, megjithatë nuk bëri asnjëherë piruete tinëzare siç bënë shumë punëtorë universitetesh nga këta të “tipit modern”, përfshirë dhe një “peshë fort e rëndë” si Martin Heiddegger.

Kur flasim për Niçen nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një Gjeni, i cili i kishte ravijëzuar temat madhore të filozofisë së tij që në moshën trembëdhjetëvjeçare, dhe filozofia siç dihet kërkon një farë moshe. Kushdo që ka lexuar dorëshkrimet autobiografike që mban Njeriu trembëdhjetëvjeçar habitet me qartësinë me të cilën i sheh vorbullat e ndyra ideologjiko/“morale” të shoqërive njerëzore; dhe jo vetëm ato që ishin bërë të lashta, por më pas edhe këto të freskëtat e “politikës së urrejtjes moderne”. Mesazhi i Nietzsche-s apo më mirë britma e tij në fund të shekullit XIX ishte e thjeshtë dhe e kuptueshme për shpirtrat e dëlirë. Çfarëdolloj gjëje që të themi me fjalë, sistemi i vlerave është i kalbur, i vdekur dhe i pakallur siç thuhet. Rrjedhimisht, tmerri dhe tragjeditë e mëdha janë vetëm çështje kohe. Dhe ashtu ndodhi! E gjithë bota pa se ç’mund të bënin turmat njerëzore kur drejtoheshin sa majtas dhe djathtas, nga uria, injoranca dhe urrejtja; nga ambicia dhe etja për pushtet: kur drejtoheshin nga antivlerat, nga “njerëzit” banalë apo nga të dobëtit; nga ata që bëjnë një mal të vdekurish dhe të gjallësh bashkë për t’u ngjitur në krye si vlerë absolute.

Për Nietzsche-n në anën tjetër, sistemi i vlerave nuk mund të ishte gjë e ndryshme nga forca e të fortëve, apo e mbinjerëzve siç i quante ai. Nga ata që janë të fortë apo të mëdhenj sepse tejkalojnë pareshtur vetveten; sepse kanë për të dhënë dhe sepse u japin njerëzve vete nga vetja. E megjithatë kuptimet marrin natyrën dhe vlerën e atyre që i interpretojnë dhe ushtrojnë: vullneti për fuqi apo për Jetë “kuptohet” si vullnet për pushtet, pikërisht atëherë kur të drejtën dhe të padrejtën e përcakton banaliteti, i dobëti apo skllavi. Pra, “kuptohet” si vullnet për të plaçkitur, për të gjykuar dhe gjakosur çdo gjë, në mënyrë që i dobëti të sundojë, si shumësi e llojit të vet, mbi të fortët me thikën e parimit të tij: “jeta është vuajtje, mllef, urrejtje dhe hakmarrje”; në mënyrë që ai të përcaktojë se ç’është e mirë dhe e keqe, e bukur dhe e shëmtuar. Dhe kur sistemi i vlerave kthehet kokëposhtë, pra kur i forti zëvendësohet me “njerëz” banalë, dhe kur banaliteti bëhet vlerë e përgjithshme dhe moral që jeton veç si vogëlsi dhe fjalë, atëherë është e gjithë shoqëria e cila është rrënuar dhe shkon me shpejtësi drejt humnerës. Nëse sheh nga humnera, kishte thënë Nietzsche, edhe humnera nis e sheh drejt teje…

I dobëti gjykon pa gjykuar nëse gjykimi i tij është i drejtë, dhe gjykon gjithmonë të tjerët por nuk krijon asgjë, sepse është i dobët sigurisht, por s’është kjo më e rëndësishmja: të qenit i dobët është vlera dhe virtyti i tij! Ulërimën dhe egërsinë ai e njëson me mendimin; shtypjen e jetës e bën parim të jetës; kërcënimin e identifikon me dashurinë; dijen e identifikon me marifetin dhe gëzimin intelektual me ambicien e pakufi; dhimbjen dhe vuajtjen e njëson me vlerën, ndërsa lirinë me heqjen dorë nga të qenit njeri. Dhe mbasi ka imponuar si shumicë moralin e vet, i dobëti gjykon dhe sundon, moralisht dhe shtetërisht! I gjithë “morali” i tij mund të përmblidhet kështu: injoranca, vuajtja dhe urrejtja ime do të bëhet jeta jote; do të bëhet jeta e të gjithëve; do të bëhet vetë vlera e jetës. Zoti vdiq…! Shpall i marri te “Dija e Gëzuar”. E megjithatë një zot që kishte fytyrën dhe qenien e pushteteve “njerëzore” do të vdiste domosdoshmërisht.

Ekzistenca banale konsiston te copëtimi i forcës apo jetës së të fortit apo të njeriut njerëzor, sepse nuk mund të përballet me të pa ia coptuar, por edhe sepse nuk mund të sundojë pa shpërfytyruar sistemin vleror, i cili ngjizet dhe emërtohet nga i forti. Ky i fundit në anën tjetër, nuk është i tillë ngaqë përbalt, grushton, grabit, pështyn apo gjykon “moralisht”; ngaqë vret apo ngaqë “nuk pyet për njeri”, përkundrazi, ngaqë krijon, ngaqë jep jetë, dashuri dhe vlera Njerëzore. Të ardhmen dhe mirësinë e njerëzimit e kanë shkruar gjithnjë ata që më pëlqen t’i quaj Jetëdhënësit, ndonëse lavdinë e kanë marrë shpeshherë jetëcopëtuesit. Janë Guximtarët, heronj si Abrahami dhe Moisiu, Aristoteli dhe Homeri, Sokrati dhe Krishti, Buda, Konfuci dhe Muhamedi, Galileu, Koperniku dhe Shekspiri, Spinoza dhe Kanti, Njutoni, Moxarti dhe Gandi, Bethoveni dhe Linkolni, si dhe shumë e shumë të tjerë të kësaj kategorie Njerëzish. Padyshim, në historinë e njerëzimit ka dhe mijëra emra të tjerë, shumica gjysmakë dhe shushunja “liberatorë” të fryra me gjak njeriu, por në historinë e njerëzores vetëm kategoria e të parëve përhap ngado dritën e vetvetes, dritën e të fortëve. Po: Nietzsche kritikon furishëm shumë nga këta që përmendëm – diku me të drejtë, deri diku i padrejtë sepse i paqartë – por njëherazi i risjell ata me forcë në vëmendje dhe në vendin që ju takon, në altarin e njerëzores. Në fund të fundit kritikat niçeane nuk kursejnë askënd, as veten e tij. Jam dekadent, thotë ai tek “Ecce Homo”, një nga librat e tij me titull hyjnor, por jam dhe krejt e kundërta e një dekadenti. Dhe Nietzsche ishte dekadent pa diskutim, por kjo nuk ka kuptim tjetër veç faktit që gjendja e tij ishte e dobët, fizikisht dhe mendërisht, dhe shpeshherë i mbërthyer nën furinë e pakompromis të të Drejtit, domethënë të të Fortit. Mirëpo, dekadenti nuk është thjesht dikush që është në gjendje të dobët, por dikush që e konsideron dobësimin e vetes dhe të tjerëve si forcë dhe ligj moral. Ndërsa, shtypjen e këtyre të fundit e përjeton si kënaqësi dhe si provë për ekzistencën e vet në këtë tokë. Sidoqoftë, i “forti” dhe “i dobëti” nuk shënjojnë gjë tjetër veçse një mënyrë të qeni apo një qëndrim ndaj Jetës: i pari i thotë Po Jetës duke qenë vetë gjaku dhe fryma e saj, ndërsa i dyti mund të afirmohet si “i fortë” vetëm mbi jetë të copëtuara dhe pa ngjyra. Prandaj i dobëti apo dekadenti nuk është thjesht një njeri i dobët, fizikisht apo mendërisht qoftë, por një shushunjë e cila do veç të marrë dhe nuk ngopet kurrë me atë që merr, por kërkon të imponojë si vlerë të përgjithshme, me mllefin e vet dhe të ngjashmit e tij, dobësimin dhe antivlerën, ideologjitë e urrejtjes dhe asgjësimin e lirisë së shpirtit njerëzor. Friedrich Nietzsche ishte krejt e kundërta e dekadentit. Ai ishte i fortë, ashtu si Zarathustra teksa zbret nga mali për të shkuar te njerëzit: i mbushur me jetë. I pafrikë për t’u përballur me terrinat e vetes edhe publikisht. Integritet moral i nivelit superior!

E ndjej të vrenjtet me mua teksa dëgjon fjalën moral, fjalë që tingëllon ideal, por prapëseprapë: nuk kam asgjë kundër idealeve, kishte thënë ai dikur, por vetëm se vesh dorezat kur i prek… Dhe kishte të drejtë. Idealet janë aq të mëdha dhe aq të vërteta në realitet, sa dhe qenia e atyre që i mishërojnë ato; as më pak dhe as më shumë se jeta që ata shprehin. Në këtë këndvështrim, një nga idealet e përgjithshëm të qenies njerëzore mbetet pa diskutim pasurimi me inteligjenca superiore, guxim heronjsh, përndritje dhe shpirtbutësi shenjtorësh! Friedrich Nietzsche ishte pak nga të gjitha këto, dhe sigurisht njerëzor, tepër njerëzor…!
 
joetisti_

Locus omnem
Une s'e kam lexuar. Di se ka shkruajtur 'zarathustra', nje liber qe ma kane rekomanduar ta lexoj dhe une pasi te lirohem pak, do ta bej. (vec ne mos u gabofsha qe eshte i njejti autor). Me kane thene se eshte i madh dhe une e besoj jo vetem se ma thane. Por kam krijuar besim te shkrimtari si figure dhe perulem para mjeshterise se tyre te sjelljes se veprave ne menyre aq perfekte. Me pelqejne sepse shkrimtaret, qe shprehen aq bukur, nuk kerkojne te te mesojne dicka, por vetem te japin nje vizion dhe je ti ne fund qe zgjedh. Duke e falenderuar qe s'tregohet aspak egoist.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Mendoj që përvec asaj c'ka të tjeret flasin , duhet të krijosh bindjen tënde për këtë autor dhe këtë gjë do e kesh kur të futesh thelle në boten e Nices përmes leximit të veprave të tij.
Nuk është i lehte do të duhet ti rikthehesh përseri ,
por të josh drejt të panjohures , zgjimit të disa të vërtetave. Tepër Intrigues!

Pres përshtypjet e tua.
 
Do te vonohem per te dhene pershtypjet. S'kam kohe ta lexoj tani afer. Por me impresionove me keto fjale per te. Me bere dyfish kureshtar qe ta lexoj.
 
joetisti_

Locus omnem
'Nice' na qenka armik i injorances dhe i inoranteve. Po pse kaq armiqesi? Nje i zgjuar nuk armiqeson, paqeson. Dhe injoranca, ne doza te vogla, eshte joshese ! S'do te thote se kur di gjithcka je i/e zgjuar.

Personalisht injorancen e kam qejf.
 
Balahk

Mbase e ka pasur per injorancen ne koncept me te thelle "filozofik"
Jo te pergjithshmen e fjales.
une personalisht,urrej idiotesin.ndersa injorancen,jo te gjithe njerezit kane aftesin e te mesuarit,te kuptuarit nje lloj.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Njerëzit e zgjuar kryesisht shkrimtarët kanë luftuar me penën e tyre , mendoj se qëllim ka qene e vërteta përkundrejt sferës
skllavëruese ,
si faktor frenues e shtypës për të arritur në formimin dhe vetëdijësimin e njeriut të lire.
Injoranca si përkufizim është i keqpërdorur , nuk do të thote të qënurit budalla , por të mos e dish diçka dhe të mos e dish që nuk e di është më keq.

Përceptimet janë nga më të ndryshme , ka një specialitet të jashtëzakonshem për të ngjallur debate , ballafaqime një mori zërash, një përplasje sipërfaqësore ndërmjet asaj që është por edhe fshihet.

Më së shumti përmes artit të tij , ka një përpjekje për të treguar se njeriu duhet të arrije të bëje diçka për vetveten e tij.
Ka një bindje , se mund të arrihet lartësimi i vetvetes duk i amëshuar fort kësaj pjese ai mëton të nxise idene se ka nevojë bota për një rilindje të njeriut cilësuar shpesh
Mbinjeriun. (Do e hasesh shpesh gjatë leximeve apo komentive këtë fjale)
Në kuptimin që ekzistenca e njeriut të mos zhytet në pamjftueshmërine dhe vobktesinë e errët të mosveprimit e të shndërruarit në një sundues të vetvetes që është aktiv gjatë përshkrueshmërise së jetës tij.
 
SNAP

Papirus rex
Dritan Karadaku

Me përulësi desha të shkruaj disa vargje – dhe jo disa rreshta – për t’i shprehur një mirënjohje të thellë një Njeriu si Friedrich Nietzsche. Jo se të tjerët s’janë njerëz, por në faqen e kësaj Toke shkelin ndonjëherë, jo aq shpesh sa duhet fatkeqësisht, disa qenie tek të cilat nis e plotësohet kuptimi i qenies Njeri. Dhe ata, si Njerëz që janë, në çdo vend dhe në çdo kohë janë vetëpohuar dhe vetëshpallur si të tillë. Ky është një nga tiparet dalluese të Njerëzve, i të fortëve, pavarësisht faktit që edhe të cunguarit e çdo kohe dhe vendi imitojnë, sipas vetes së tyre, të njëjtin tipar. Statusi i Nietzsche-s mes filozofëve është ashtu siç e përcaktoi vetë ai: unik, i pakrahasueshëm me askënd, më të mëdhenj apo më të vegjël qofshin. Veç kësaj, kirurgjia e mendimit e bën atë edhe më të madhin psikolog të modernitetit, por edhe këtë e kishte përcaktuar dhe e kishte thënë vetë ai. Forca e tij shpirtërore qe pa dyshim ajo e një heroi, nga ata të lashtësisë, kuptohet, veç nga ata të lashtësisë. Friedrich Nietzsche është vetë mishërimi i Akilit në mendim, një stuhi dritash, një valle shpatash fisnike. Nuk mund ta lexosh Nietzsche-s dhe ta shpërfillësh, siç mund të bësh me shumë specialistë filozofie nga këta të modernitetit. Sido që të pozicionohesh ndaj frymës dhe mendimit të tij, kjo nuk do ta ndryshojë faktin që do të zhytesh në një shpirt ku jeta shpërthen gjithë rrëmbim sepse dinjiteti dhe bujaria intelektuale e këtij Njeriu ka pastërtinë e majave të Himalajës, por edhe thepisjen e tyre... Sigurisht, unë e di se stili që po flas nuk ngjan si ekspoze universitare, por fatlumturisht edhe këtë e ka vendosur Ai dhe nuk na e ka lënë ne në dorë. Sepse takimi poetik me Nietzsche-n të bën të ndjesh natyrshmërinë me të cilën inteligjenca dhe e bukura shkrihen si njëra-tjetra, teksa të shpërthejnë në shpirt si muzika dhe energjia e një Rockstari – i pari që ka ekzistuar pa diskutim.

Injoranca dhe injorantët ndër kohëra nuk kanë pasur armik më të egër se Friedrich Nietzsche. Madje edhe “njerëz” banalët totalitarë që do ta adhuronin pas vdekjes, ai vendosi që t’i shporrë paraprakisht: të mbrojmë të fortit nga të dobëtit! Në ka një lajtmotiv filozofia niçeane, ai jeton i gjithi në frymën e vërtetësisë që ka kjo thirrje. E megjithatë gjysmakët do ta interpretojnë një gjë përgjysmë, do ta kuptojnë si gjysmakë dhe si të tillë do të veprojnë, pa menduar. Këta janë të dobëtit dhe skllevërit e vërtetë; ata që jetës i japin si kuptim vuajtjen, shëmtinë, urrejtjen, edhe shtetin, “përbindëshin më të ftohtë” siç e quante Filozofi ynë. Ai foli në emrin e tij, ndonëse jo gjithnjë qartësisht, madje shpeshherë pa kujdes. Por kishte thënë gjithashtu se secili do t’i interpretojë gjërat sipas vetes, sipas dobësisë dhe fortësisë së tij, dhe atë do ta mbajë për të vërtetë; jo thjesht si të vërtetën e tij, por si e vërteta. Ndërsa vetë Nietzche, edhe pse nuk qe gjithnjë i drejtë, megjithatë nuk bëri asnjëherë piruete tinëzare siç bënë shumë punëtorë universitetesh nga këta të “tipit modern”, përfshirë dhe një “peshë fort e rëndë” si Martin Heiddegger.

Kur flasim për Niçen nuk duhet harruar se bëhet fjalë për një Gjeni, i cili i kishte ravijëzuar temat madhore të filozofisë së tij që në moshën trembëdhjetëvjeçare, dhe filozofia siç dihet kërkon një farë moshe. Kushdo që ka lexuar dorëshkrimet autobiografike që mban Njeriu trembëdhjetëvjeçar habitet me qartësinë me të cilën i sheh vorbullat e ndyra ideologjiko/“morale” të shoqërive njerëzore; dhe jo vetëm ato që ishin bërë të lashta, por më pas edhe këto të freskëtat e “politikës së urrejtjes moderne”. Mesazhi i Nietzsche-s apo më mirë britma e tij në fund të shekullit XIX ishte e thjeshtë dhe e kuptueshme për shpirtrat e dëlirë. Çfarëdolloj gjëje që të themi me fjalë, sistemi i vlerave është i kalbur, i vdekur dhe i pakallur siç thuhet. Rrjedhimisht, tmerri dhe tragjeditë e mëdha janë vetëm çështje kohe. Dhe ashtu ndodhi! E gjithë bota pa se ç’mund të bënin turmat njerëzore kur drejtoheshin sa majtas dhe djathtas, nga uria, injoranca dhe urrejtja; nga ambicia dhe etja për pushtet: kur drejtoheshin nga antivlerat, nga “njerëzit” banalë apo nga të dobëtit; nga ata që bëjnë një mal të vdekurish dhe të gjallësh bashkë për t’u ngjitur në krye si vlerë absolute.

Për Nietzsche-n në anën tjetër, sistemi i vlerave nuk mund të ishte gjë e ndryshme nga forca e të fortëve, apo e mbinjerëzve siç i quante ai. Nga ata që janë të fortë apo të mëdhenj sepse tejkalojnë pareshtur vetveten; sepse kanë për të dhënë dhe sepse u japin njerëzve vete nga vetja. E megjithatë kuptimet marrin natyrën dhe vlerën e atyre që i interpretojnë dhe ushtrojnë: vullneti për fuqi apo për Jetë “kuptohet” si vullnet për pushtet, pikërisht atëherë kur të drejtën dhe të padrejtën e përcakton banaliteti, i dobëti apo skllavi. Pra, “kuptohet” si vullnet për të plaçkitur, për të gjykuar dhe gjakosur çdo gjë, në mënyrë që i dobëti të sundojë, si shumësi e llojit të vet, mbi të fortët me thikën e parimit të tij: “jeta është vuajtje, mllef, urrejtje dhe hakmarrje”; në mënyrë që ai të përcaktojë se ç’është e mirë dhe e keqe, e bukur dhe e shëmtuar. Dhe kur sistemi i vlerave kthehet kokëposhtë, pra kur i forti zëvendësohet me “njerëz” banalë, dhe kur banaliteti bëhet vlerë e përgjithshme dhe moral që jeton veç si vogëlsi dhe fjalë, atëherë është e gjithë shoqëria e cila është rrënuar dhe shkon me shpejtësi drejt humnerës. Nëse sheh nga humnera, kishte thënë Nietzsche, edhe humnera nis e sheh drejt teje…

I dobëti gjykon pa gjykuar nëse gjykimi i tij është i drejtë, dhe gjykon gjithmonë të tjerët por nuk krijon asgjë, sepse është i dobët sigurisht, por s’është kjo më e rëndësishmja: të qenit i dobët është vlera dhe virtyti i tij! Ulërimën dhe egërsinë ai e njëson me mendimin; shtypjen e jetës e bën parim të jetës; kërcënimin e identifikon me dashurinë; dijen e identifikon me marifetin dhe gëzimin intelektual me ambicien e pakufi; dhimbjen dhe vuajtjen e njëson me vlerën, ndërsa lirinë me heqjen dorë nga të qenit njeri. Dhe mbasi ka imponuar si shumicë moralin e vet, i dobëti gjykon dhe sundon, moralisht dhe shtetërisht! I gjithë “morali” i tij mund të përmblidhet kështu: injoranca, vuajtja dhe urrejtja ime do të bëhet jeta jote; do të bëhet jeta e të gjithëve; do të bëhet vetë vlera e jetës. Zoti vdiq…! Shpall i marri te “Dija e Gëzuar”. E megjithatë një zot që kishte fytyrën dhe qenien e pushteteve “njerëzore” do të vdiste domosdoshmërisht.

Ekzistenca banale konsiston te copëtimi i forcës apo jetës së të fortit apo të njeriut njerëzor, sepse nuk mund të përballet me të pa ia coptuar, por edhe sepse nuk mund të sundojë pa shpërfytyruar sistemin vleror, i cili ngjizet dhe emërtohet nga i forti. Ky i fundit në anën tjetër, nuk është i tillë ngaqë përbalt, grushton, grabit, pështyn apo gjykon “moralisht”; ngaqë vret apo ngaqë “nuk pyet për njeri”, përkundrazi, ngaqë krijon, ngaqë jep jetë, dashuri dhe vlera Njerëzore. Të ardhmen dhe mirësinë e njerëzimit e kanë shkruar gjithnjë ata që më pëlqen t’i quaj Jetëdhënësit, ndonëse lavdinë e kanë marrë shpeshherë jetëcopëtuesit. Janë Guximtarët, heronj si Abrahami dhe Moisiu, Aristoteli dhe Homeri, Sokrati dhe Krishti, Buda, Konfuci dhe Muhamedi, Galileu, Koperniku dhe Shekspiri, Spinoza dhe Kanti, Njutoni, Moxarti dhe Gandi, Bethoveni dhe Linkolni, si dhe shumë e shumë të tjerë të kësaj kategorie Njerëzish. Padyshim, në historinë e njerëzimit ka dhe mijëra emra të tjerë, shumica gjysmakë dhe shushunja “liberatorë” të fryra me gjak njeriu, por në historinë e njerëzores vetëm kategoria e të parëve përhap ngado dritën e vetvetes, dritën e të fortëve. Po: Nietzsche kritikon furishëm shumë nga këta që përmendëm – diku me të drejtë, deri diku i padrejtë sepse i paqartë – por njëherazi i risjell ata me forcë në vëmendje dhe në vendin që ju takon, në altarin e njerëzores. Në fund të fundit kritikat niçeane nuk kursejnë askënd, as veten e tij. Jam dekadent, thotë ai tek “Ecce Homo”, një nga librat e tij me titull hyjnor, por jam dhe krejt e kundërta e një dekadenti. Dhe Nietzsche ishte dekadent pa diskutim, por kjo nuk ka kuptim tjetër veç faktit që gjendja e tij ishte e dobët, fizikisht dhe mendërisht, dhe shpeshherë i mbërthyer nën furinë e pakompromis të të Drejtit, domethënë të të Fortit. Mirëpo, dekadenti nuk është thjesht dikush që është në gjendje të dobët, por dikush që e konsideron dobësimin e vetes dhe të tjerëve si forcë dhe ligj moral. Ndërsa, shtypjen e këtyre të fundit e përjeton si kënaqësi dhe si provë për ekzistencën e vet në këtë tokë. Sidoqoftë, i “forti” dhe “i dobëti” nuk shënjojnë gjë tjetër veçse një mënyrë të qeni apo një qëndrim ndaj Jetës: i pari i thotë Po Jetës duke qenë vetë gjaku dhe fryma e saj, ndërsa i dyti mund të afirmohet si “i fortë” vetëm mbi jetë të copëtuara dhe pa ngjyra. Prandaj i dobëti apo dekadenti nuk është thjesht një njeri i dobët, fizikisht apo mendërisht qoftë, por një shushunjë e cila do veç të marrë dhe nuk ngopet kurrë me atë që merr, por kërkon të imponojë si vlerë të përgjithshme, me mllefin e vet dhe të ngjashmit e tij, dobësimin dhe antivlerën, ideologjitë e urrejtjes dhe asgjësimin e lirisë së shpirtit njerëzor. Friedrich Nietzsche ishte krejt e kundërta e dekadentit. Ai ishte i fortë, ashtu si Zarathustra teksa zbret nga mali për të shkuar te njerëzit: i mbushur me jetë. I pafrikë për t’u përballur me terrinat e vetes edhe publikisht. Integritet moral i nivelit superior!

E ndjej të vrenjtet me mua teksa dëgjon fjalën moral, fjalë që tingëllon ideal, por prapëseprapë: nuk kam asgjë kundër idealeve, kishte thënë ai dikur, por vetëm se vesh dorezat kur i prek… Dhe kishte të drejtë. Idealet janë aq të mëdha dhe aq të vërteta në realitet, sa dhe qenia e atyre që i mishërojnë ato; as më pak dhe as më shumë se jeta që ata shprehin. Në këtë këndvështrim, një nga idealet e përgjithshëm të qenies njerëzore mbetet pa diskutim pasurimi me inteligjenca superiore, guxim heronjsh, përndritje dhe shpirtbutësi shenjtorësh! Friedrich Nietzsche ishte pak nga të gjitha këto, dhe sigurisht njerëzor, tepër njerëzor…!
Moj korbeeee hartim paske bere?
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Se harrova ,
gjatë hulumtimeve në internet ishte një artikull interesant mbi ngjashmërine
e stilit dhe artit filozofik ndërmjet këtyre dy shkrimtareve të medhenj Migjenit dhe Niçes.
Ishte vërtet një këndveshtrim tërheqes dhe me fakte.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
@liora diskutim shume i bukur dhe shume i duhur...
Por sjam terezi qe ta lexoj me qetesi...
BTW bravo...:)
Hugss:)
 
joetisti_

Locus omnem
Nga Nice, por edhe nga te tjere te medhenj, mund te mesosh. Te mesosh pa u ndikuar 100% nga idete e tij sepse humbet identitetin tend. C'do shkrimtar nuk mundohet te ngulite ide ne mendjen e lexuesit dhe eshte i vetedishem qe lexuesi do te marre shume dhe do te lere shume nga pjesa.

asnje pene nuk cliron dot, vetem te jep nje ide, ndonese mahnitese, se si te shpetosh te shpetueshmen.

Kete Nice shume veta ma kane ngitur ne qiell.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Mund të kene lexuar ndonjë shprehje të tij vërdalle nëpër rrjetet sociale
dhe janë ndjere të
ngazëllyer dhe vetëm kaq.
Duhet një bagazh i gjerë filozofik të kuptosh atë.
Do të ishte më e favorshme qasja tek motivet dhe shtysa për të hulumtuar më tutje këtij realiteti.
 
joetisti_

Locus omnem
Jo jo. Mbase te gjithe krijimtarine e tij s'e kane lexuar, por ama kane lexuar disa libra.
E drejte, por nje njeri i madh shkruan te kuptohet edhe nga ata qe s'e kane bagazhin e duhur. Dhe une besoj se ai eshte i tille.

Ti sa libra i ke lexuar?
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Përtej së mires dhe së keqes.
Kështu foli Zarathustra.
Njerëzor tepër njerëzor.
Ecce Homo. Si bëhet njeriu ai që është.

Për tu lexuar edhe më në liste janë ;
Mbi gjenealogjinë e moralit.
Udhëtari dhe hija e tij.
Perëndimi i idhujve ose si filozofohet me çekiç...
etj.
 
Top