KOHA – E tashmja “e cuditshme”

Seyfert

Valoris scriptorum
Screen-Shot-2015-04-29-at-21.58.48.jpg

Ideja e të tashmes së cuditshme ka të bëjë me pyetjen, se sa zgjat në fakt e tashmja. Përgjigja e zakonshme, që lidhet pak a shumë me fjalën “tani” nuk është shumë shpjeguese. Për shembull, kur jemi në mesin en jë bisede me dikë dhe kur jemi në mes të fjalisë, ne kemi përfunduar tashmë fillimin e fjalisë dhe ajo është në të kaluarën, por biseda po vazhdon në të tashmen. Atëherë, sa zgjat e tashmja?

E.R. Clay dhe Uilliam James i referohen kësaj ideje si e tashmja e cuditshme – hapësira e kohës që ne e perceptojmë sikur është e tashmja. Ata thonë se mund të jetë e shkurtër disa sekonda dhe ndoshta jo më shumë se një minutë, por është sasia e kohës për të cilën jemi menjëherë të vetëdijshëm.

Dhe brenda kësaj, ka pak hapësirë për të debatuar.

Teorikisht mund të ketë të bëjë me jetëgjatësinë e kujtesës kohëshkurtër të njeriut – sa më e mirë të jetë ajo, aq më e gjatë e tashmja. Eshtë edhe ideja që mund të jetë cështje perceptimi të castit, dhe në sekondën që ajo ka kaluar, ti mbështetesh mbi kujtesën kohëshkurtër, një moment nuk është më pjesë e të tashmes. Pastaj është problemi i të tashmes, dhe asaj që quhet e tashmja e zgjatur. E tashmja nuk duhet të ketë një gjatësi kohore, sepse po ta kishte, një pjesë e asaj kohe do të ishte në të kaluarën dhe një pjesë do të jetë në të ardhmen, duke rënë në kontradiktë me vetveten. Kështu që e tashmja e cuditshme përpiqet të shpjegojë të tashmen si një interval kohe që ka gjatësi, e megjithatë është dicka e ndryshme nga e tashmja objektive.
 
joetisti_

Locus omnem

S'e kuptova mire. Po kur i themi nje vajze: 'do te te jap nje te puthur' dhe ia japim pas nje sekondi apo dy, e puthem ne te tashmen apo ne te ardhmen... ?
 
-Zana-

e...Thjeshte
Artikulli me ngjan pak i komplikuar, c'do gje pothuajse ndodh ne te tashmen ...momenti i vendimeve, ngjarjeve. E tashmja ngelet e shenuar , edhe pse sipas llogaritjeve kalon ne te shkuaren .. ama nese i vihet vula/data/ora..pra shenohet , a mund te quhet e shkuar ne k'te rast ?
 
Ke bere nje fjali pyetse. Pergjigjen e ke me lart.
 
-Zana-

e...Thjeshte
Ke bere nje fjali pyetse. Pergjigjen e ke me lart.

pergjigjeja e jote e ke fjalen , apo e artikullit ... artikulli, nuk ka shpjeguar kushedi se c'fare.

Pra edhe ne k'te rast kalon ne te shkuaren , apo qysh ?
 
Seyfert

Valoris scriptorum
Koha ekziston vetëm në mendjen tonë, një konkluzion i cuditshëm që gjithcka ka të bëjë me mënyrën se si ne e interpretojmë kohën. Ne mund të themi se dicka zgjati për një kohë të gjatë apo për një kohë të shkurtër, po nuk ka në fakt mundësi për ta kuantifikuar këtë. Kur dicka është në të kaluarën, ajo nuk ka më cilësi për të qenë dicka, për arsye se nuk ekziston më, dhe kur ne themi dicka mori shumë kohë, kjo ndodh vetëm sepse ne e kujtojmë në këtë mënyrë. Përderisa ne e matim kohën bazuar mbi atë se si e kujtojmë, atëherë ajo duhet të ekzistojnë në kujtimet tona. E ardhmja ende nuk ekziston, kështu që as ajo nuk mund të ketë cilësi të kuantifikueshme. E vetmja gjë që ekziston është e tashmja, kështu që i vetmi konkluzion logjik është se koha ekziston në kokën tonë.
 
Top