kush jane muajt me te mire per sex

MeKaNiKu

Forumium maestatis
Seksin e keni gjithmonë në mendje? S’ka asgjë të çuditshme këtu, pasi që qershori është muaji në të cilën dëshira për seks është në pikën kulmore. Në këtë kontribuon koha e nxehtë, rrobat e shkurta dhe të tejdukshme, sikurse edhe shoqërimi më i madh dhe lirimi i feremonit në djersë, sqarojnë shkencëtarët nga “Psychology Today”.

Përveç në qershor, njerëzit për seks janë të interesuar edhe në dhjetor, ndërsa këtë e konfirmojnë studimet e shumta me anë të cilave u mësua se pikërisht në këta muaj ngjizet fëmija, blihen më shumë prezervativë, por edhe shënohet rritje në sëmundjet e transmetueshme seksuale.

Po ashtu, të rinjtë përvojën e tyre të parë seksuale e kanë pikërisht në qershor, tregoi studimi i Martin Levin-it i emërtuar “Seksualiteti nëpër stinë”. Ata që nuk kanë partner nuk janë më pak të interesuar për seks, ndërsa analiza e kërkimit më të shpeshtë në “Google’ tregoi se numri i madh i njerëzve në pjesën për kërkim në muajt qershor dhe korrik shkruajnë ndonjë fjalë që ka të bëjë me seksin.

Në këtë periudhë është edhe numri më i madh i të regjistruarve të rinj në faqet e internetit për njoftim. Shkencëtarët thonë se nuk ekziston ndonjë arsye e qartë se pse interesimi i njerëzve për seksin shtohet në qershor dhe dhjetor, por ekziston mundësia që edhe në botën e shtazëve, ndryshimet në nivelin e hormoneve kushtëzojnë rritjen e dëshirës seksuale në këtë periudhë.
 

Thamina

Papirus rex
Dihet sa me shume ngrohje ka koha aq me shume diell ka ne trupin e njeriut aq me shum pak stress kemi.Nese kemi vitamin D ne trup.
Do thoja periudha me e mire eshte qe nga mars...e deri nga tetor...
 

FENIKSI

Forumium maestatis
Nese ngrohtesija shpirterore eshte ne nivelin e duhur skan rendesi as muajt, as perjudhat ....
Beni seks me dashuri, eshte momenti i duhur gjithmone!;)
 
Last edited:
Top