Cila eshte vlera e diskutimeve ne forum?

Universal

AnonymouS
Te gjithe ju jeni rregjistruar si anetare te forumit dhe merrni pjese ne te duke diskutuar ne nje larmi te madhe temash. Kete teme e hapa pasi do te ishte me interes per te gjithe nese ju do te ndanit me ne "vlerat e forumit" qe ju gjeni ne te. Dihet qe interesat e gjithesecilit prej jush variojne, dhe gjithesecili ka kendveshtrimin e tij mbi diskutimet qe gjen ne forum. Une ju pyes:

Cilat jane vlerat e ketij forumi per ju?
Cfare ju shtyn qe ta vizitoni ate?
Preferoni te lexoni shume e shkruani pak apo anasjelltas?

Diskutim te kendshem.
 
Pinky

Forumium maestatis
Po jam mendimin tim
nrradh tpar tpergezoj per temen qe ke hapur
kam qen rregjistruar nket forum para 3-4 vitesh, por harrova pass edhe e lash per disa kohesh
mpelqeu forumi edhe pse antaret e vjeter kan ikur, jan futur disa trinj serish i pergezoj per postimet e tyre, sepse fal tyre forumi esht paksa aktiv
mpelqen te lexoj, te informohem pse jo tbehem edhe nje nder antaret me aktiv te ktij forumi, pse jo tzej miqsi nvirtualitet do mpelqente e kjo gje
 
Universal

AnonymouS
Dritarja e forumit natyrisht ka menyren e saj te percoje dijet individuale tek gjithkush prej nesh nga gjithkush prej nesh. Ndonjehere dija ketu ne forum arrihet edhe duke perplasur ide dhe eshte pikerisht kjo ajo qe une se transformoj ne inat personal. Menyra qe e perfitoj kete dije eshte kendveshtrimi i ndryshem i bashkebiseduesit, mundohem ta analizoj pergjigjen e tij dhe te marr me te miren nga ai. Mendoj se vlerat e saj nuk kane vend te caktuar ku shfaqet ana me e mire sepse ato gjenden kudo ne nje fjali apo fjale.
Filozofia parapelqehet nga njerez me nje bote imagjinare ku miresia dhe vlera reale dominojne. :)
 
joetisti_

Locus omnem
Une kam mesuar shume ketu ne forum. Dhe gjithashtu kam arritur te perceptoj se sa eshte niveli i pergjithshem te pjesemarresit. Me jane dukur shume shume te afte te gjithe.
Diskutimi gjithmone ndihmon per mire. Shkembimi i dijeve jep rezultat qe heret a vone ia ndien vleren.
 
Al-Punk

Still here
Kur e kemi hapur ne fillim forumin, ishte nje post-chat.
Ishte nje grup djemsh e vajzash qe fillimisht ishim njohur ne chat e diskutimet nuk mund te kufizoheshin me me dritare chati e prandaj menduam te kalojme ne nje forum.

Nje forum eshte nje nivel me lart se chati, ku mendimet rrihen publikisht. Personalisht kam mesuar shume mbi debatin dhe komunikimin e ideve ketu. Gjithashtu dhe mbi kulturen e konflikteve :)
Pervec asaj, eshte nje dritare ku shihet ne cdo cast botekuptimi i te tjereve per tema dhe ceshtje te ndryshme.
 
Thamina

Papirus rex

Me pelqeu ky shkrim ,dhe sdo I shtoja asnje fjale me teper.
Flm.
 
joetisti_

Locus omnem
shkathteson menyren e komunikimit duke mesuar te respektosh mendimin e tjetrit dhe te japesh tendin ne perputhje me rregullat qe cakton inteligjenca e gjithsecilit.
 
Top