Chelsea, 150 mil euro për Balen dhe Varanen

Universal

AnonymouS
2enooxj.jpg

Klubi anglez, Chelsea është duke përgatitur një super ofertë për dyshen e Real Madridit, Gareth Bale dhe Rafael Varane.
“Daily Express” shkruan se klubi nga “Anfiled” është duke përgatitur ofertën në vlerë prej 150 milionë euro për dyshen e “Los Blancos”.

Trajneri i “bluve” të Londrës, Jose Mourinho pas eliminimit nga Champions Leageu, ka vendosur qysh tash të mendojë për përforcimet në skuadrën e tij, në mënyrë që londinezët të jenë sa më të fortë për edicionin e ardhshëm.

Mourinho ka kohë që është duke i vëzhguar Balen dhe Varane, të cilët do të synojnë që në merkaton e verës t’i këtë në ekip.

Strategu portugez verën e kaluar kishte në dispozicion 110 milionë euro për blerjen e lojtarëve, por nuk ia doli që të bëjë një hap të madh në Ligën e Kampionëve, duke u eliminuar nga PSG-ja.

Megjithatë, Chelsea është në rrugë të mirë ta fitojë Premier Leaguen, por kjo skuadër synon që sezonin e ardhshëm ta ketë fjalën kryesor në Champions.

Dyshja madrilene, Bale e Varane mbesin prioritetet e Mourinhos.

Telegrafi
 
SNAP

Papirus rex
Nuk besoj se do ndodhi dicka e tille, Kshu shkrunte dhe gazeta para disa ditesh per lojtarin me ngjyre te JUVES Pogba
200 milion Euro i shkon vlera, per se e bejne gjith kete Publicitet ...! Per te rrit koficentin e shitjes, Pogba nuk eshte ndonje lojtare kushedi se cfare.
Kshu eshte dhe kjo oferta e Chelsit nuk besoj se do ndodhi nje blerje e tille, jane shuma marramendese.
 
Hope

dans ton coeur

Podga ishte nje nga lejtaret me te mire man utd per 18vjeqaret ishte nje gabim I ferguson qe ja dha nje gift juventusit (ishte nje kohe kur luante ronaldo per man utd dhe nuk ju dha shansi te luante full game)
 
Po kjo eshte nje e vertet, ishte gabimi i Fergosonit
 
Top