“Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

“Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë” (Video)



Pavarësia e Kosovës prej fillimit nxiti debate dhe mospajtime në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian. Deri tash, Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së. Çdo herë e më shumë po bëhet e qartë që Kosova nuk është një vend ku mund të jetohet.
Me këtë vlerësim është filluar emisioni i të dielave, “EuropaMagazin”, në kanalin e parë të televizionit publik gjerman, ARD, transmeton Indeksonline.

Emisioni i transmetuar sot mundohet t’i jap përgjigje pyetjes: pse po largohen kosovarët?

Gazetari gjerman, Till Rueger, ka biseduar me shumë të rinj dhe e përbashkëta e të gjitha intervistave është se Kosova është një vend ku mungon perspektiva.

Një djalë i ri i cili ka qenë në Gjermani edhe më parë si refugjatë në kohën e luftës në Kosovë. Derisa tenton ta kalojë kufirin Serbi-Hungari, i thotë televizionit gjerman se është në kërkim të një jete më të mirë.

“Dua të shkoj në Gjermani, natyrisht. Dua të shkoj në Hanover. Jam në kërkim të një jete më të mirë, për të punuar, por jo të kthehem më në Kosovë”, thotë ky djalosh, emri i të cilit nuk tregohet, transmeton Indeksonline.

Edhe pse i kapur nga policia kufitare hungareze, ai nuk dëshiron të heq dorë nga përpjekja e tij për të shkuar në Gjermani.

“Të jetoj kështu, kurrsesi. Do ta vrisja veten, do e vrisja veten...”, përsërit këtë djaloshi kosovar, ndërsa pyet: “Çfarë të bëj në Kosovë. Unë fle në një tendë, që tri vjet”.

Reformat e thella politike dhe luftimi i varfërisë nuk është bërë nga asnjë qeveri, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerëson më tej emisioni.

Të njëjtin fat e kanë pasur edhe premtimet e Komunitetit Ndërkombëtar për investime dhe përmirësim të infrastrukturës së industrisë.

Emisioni vijon më tej duke thënë se megjithatë ditëve të fundit ka rënie të madhe të kosovarëve që largohen. Para disa javësh, nga stacioni i autobusëve të Prishtinës niseshin deri në 20 autobusë, fillimisht për Serbi e më pas për në Hungari.

Ditëve të fundit, numri i autobusëve ka rënë në dy që nisen drejt Serbisë.

Telegrafi
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Nje varferi e tejskajshme !! Vertet per te ardhur keq ,akoma vuan ky popull !!
 

Universal

AnonymouS
Brezet e kaluara nuk konsideronin vetvrasjen sado qe hoqen vuajtje shume here me te veshtira. Por besoj se kjo difference nuk tregon se njerzit e se kaluares ishin me te forte, pasi per nje ndryshim minimal (nga ana biologjike) duhet te kalojn mbase dhe qindra mijra vjet.

Ajo qe ndryshoi jan rrethanat dhe jo njerzit, me nje fjale dhe njerzit e brezave te kaluara po te perballeshin me kete situat do perkuleshin dhe ta besoj. Robit sot i duhet te perballet me nje lufte te madhe psikologjike, nje luft dinake dhe e shumanshme. Robi sot nuk ka armet e duhura(familjen, kulturen, traditen, dashurin, meqesin... etj) qe ta perballoj leht kete situat.

Kudo eshte futur interesi, nevojat e rrema (reklama, televizori, telenovelat etj) dhe stresi, pa nje mbeshtetje ose nje udhezim nuk eshte e lehte te mbahet ne rruge te drejte mendja e njeriut, prandaj duhet te tregojm mirkuptim per njerzit qe perkulen ose lodhen.

Cmendet robi nga filmat, reklamat, nga konkurrenca/krahasimi me te tjeret. Ky dem/corientim i behet robit me nje menyr qe nuk kuptohet ne ate cast, nuk ben njeri luft me shpata sot, por e ben me ane te tjera, kryesisht duke ven ne perdorim psikologjin!

P.sh kur shikon plot dy ore nje filem dhe pastaj hedh syt perreth e shikon qe banon ne nje kasolle... nuk eshte goditje e vogel kjo. Por dhe lajmet nuk jan te pakta, te cmendin dhe te stresojn dhe ato.

Keto jan vetem disa shembulla, robi sot goditet nga c'do ane, nuk ka me te si dikur qe vertet kishe barkun bosh por uleshe te pakten nen nje peme ne qetesi dhe jo perpara televizorit, qe eshte armiku me i madh sot, nepermjet syve kalojn direkt ne tru plot e plot plehra.
 

FENIKSI

Forumium maestatis
Do thoja mentaliteti shqiptarë i të bërit politikë dhe si shqiptarët e bëjn veten lodër në duart e politikës, po i vret shqiptarër kudo janë!
 
Top