Femrat preferojne meshkujt e ngrysur!

Universal

AnonymouS
Meshkujt e lumtur nuk preferohen edhe aq shumë, për shkak se femrat i shohin meshkujt me ndryshime të shpeshta humori, si më tërheqës, zbulojnë kërkimet shkencore.
Meshkujt që buzëqeshin nuk duken shumë të fortë, të fuqishëm apo mashkullorë, ndërsa ata që janë pothuajse gjithnjë hijerëndë duken të fuqishëm dhe arrogantë.
Studimi këshillon se buzëqeshja e ëmbël nuk do t’ju ndihmojë për të hyrë në zemrën e një femre, përkundrazi.
Zemra e femrave ka më shumë gjasa të rrahë për meshkujt e ngrysur dhe të krekosur. Përfundimet surprizuese mund të ndihmojnë shpjegimin e mitit të “djalit të keq”.
Ekspertët arritën në përfundimin se buzëqeshja i bën meshkujt të duken më të dobët dhe të pafuqishëm, kur janë në momente flirtimi me femrat.
Nga ana tjetër, meshkujt janë shumë më të tërhequr nga femrat e lumtura dhe të buzëqeshura. Kjo mund të shpjegohet me faktin se ato duken më të afrueshme dhe më gjithëpërfshirëse.
Kërkimi i kryer nga një skuadër psikologësh, mund të ndikojë te meshkujt duke i bërë ata të ndryshojnë sjelljen e tyre gjatë takimeve të para apo të ndryshojnë fotot e tyre në rrjetet sociale duke i zëvendësuar me të ngrysura.
Xhesika Treisi, drejtuesja e studimit u shpreh: “Një fytyrë e buzëqeshur është kryesore për të ndërtuar marrëdhënie të mira shoqërore, por kur vjen puna te tërheqjet seksuale, ajo nuk jep siguri”. Megjithatë, psikologët thonë se një buzëqeshje e vogël, mund t’ju bënte në fakt të dukeshit tërheqës.
 

Almaa'95

Papirus rex
Eshte shume e vertete! Pikerisht kete kam thene tek nje teme tjeter dhe une para disa kohesh! S'paskam gabuar :)
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Nqs kjo tem I perket temes per femrat shqipetare ne vecanti dihet se ke e cfare parapelqejne dhe duan te arrisin femrat. Gje e thjesht fare qe sdo as arsyetim e as llogjik. E mira materiale di ishte perfektja e cdo femre Shqipetare
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Nqs kjo tem I perket temes per femrat shqipetare ne vecanti dihet se ke e cfare parapelqejne dhe duan te arrisin femrat. Gje e thjesht fare qe sdo as arsyetim e as llogjik. E mira materiale di ishte perfektja e cdo femre Shqipetare
Big Like !!!!!
 
Top