e bejm ne fatin,apo fati eshte i shkruar ??

joetisti_

Locus omnem
Kush ndihet me fat, nuk thote se ia dola te kem fat, por thote fati me ndihmoi. Sepse po te marrim pershembull te kerkosh te behesh i pasur. Jo vetem s'eshte e lehte por eshte jo e mundur. Nese per nje arsye te rastesishme u bere i pasur, ketu kishe fat. Nese vjedh dhe s'te kapin dhe behesh i pasur, ketu duhet fat. Nese punon tere jeten dhe s'behesh i pasur, te mungoi fati.

Nuk mendoj gjithsesi se eshte nje fat qe eshte i percaktuar. Une me fat me shume nenkuptoj rastesi. Ndodh qe te ecen, ndodh qe ngelesh morracak tere jeten.
 

joetisti_

Locus omnem
Ne bejme vetem kete mendimin "a eshte ne doren tone ose jo, fati" dhe mendime te tjera te ngjashme. Por ka dy menyra qe te bejne te shohesh nese je ose jo. Nje eshte te dale dicka shume me lart se ajo qe po jeton, dhe pastaj te thuash: po jam me fat se me ndodhi kjo, tjetra eshte te te bjere dicka e keqe - qe larg qofte - dhe te shohesh se sa vertet me fat je per ate qe ke dhe s'e kishe vene re.

Te gjitha gjerat jane fat, sepse edhe mund te mos ishin.
 

hareid

Papirus rex
Pa marre parasysh se per shume gjera (sidomos te keqia) qe ndodhin, perdoret te ne shpesh termi "ashtu ka qene e shkruar", mendoj se cdo gje qe ndodhe ka nje arsye, shkak. Fati i mire apo i keq eshte i lidhur me arsyen. Psh. luaj Lotari dhe fitoj kam fat, nuk fitoj nuk kam fat. Nese nuk luaj nuk mundem te pres te kem apo te mos kem fat. Pra shkaku i asaj qe fitova apo humba eshte se une luajta.....
 

-Zana-

e...Thjeshte
E kush e shkruan kshu ....besoj me shume ne koicidence/rastesi se sa ne ne fat. Nuk besoj ne fat, ne fakt per Mua eshte thjeshte nje fjale proverbe qe perdoret si tip mitti... Por qe thelle-thelle nuk ka kuptim .

Zgjedhjet pastaj , Jo gjithmone jane ne doren tone... Kjo eshte pika kyce ne lidhje me rruget tona, mundesia qe te jepet dhe zgjedhja qe ben.
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Ne adn e cdo kujt fshihet misteri i fatit dmth cdo njeri esht i programuar per nje caktim te qart. Do thoja qe na esht lene nje far kontrolli per luajtjen e negativitetit dhe pizitivitetit por qe dhe ne ket drejtim ka prap po njerez te krijuar apostafat per te qene ruajtesit e planetit. Ato qe terheqin ne mendjet e tyre rrymat e zeza per ti kthyer ne bardhesi. Ka dhe shembuj per kto qe them
 

Aki

Paint It Black
Fati eshte i shkruar themi popullorce-koha eshte dimension real teoretizon shkenca, dhe sipas kesaj e kaluara e tashmja dhe e ardhmja ekzistojne paralelisht, dmth jetet tona vec me kane ndodhur ekzistojne deri ne piken e fundit, por kjo sdmth qe eshte fikse, mbase jo te gjitha, por shume gjera mund te ndryshojne nen ndikimin tone
 

agim40

Valoris scriptorum
Kur del mbas planit tonë e bëjmë ne, kur ndodhin gjëra të çuditshme, duket siku është i shkruar
 

Aki

Paint It Black
Kur del mbas planit tonë e bëjmë ne, kur ndodhin gjëra të çuditshme, duket siku është i shkruar

Hahahhahahaha
e ke qelluar tani,
sbesoj qe ka njeri qe se thote kete, te gjithve na pelqen te arsyetohemi ne kete menyre :)
 

joetisti_

Locus omnem
personi qe pranon si fatin e tij gjithcka qe i ndodh, dhe ndihet me fat per cdo pasoje veprimi qe ka bere ne jete, e ka shruajtur fatin e vet dhe e ka bere ne menyren me te mire te mundshme...
 

Dreamer

Under the Dome
Nuk ka rëndësi sesa e ngushtë është dera, dhe denimet që te jep jeta.Jam Zoti i fatit tim: Une jam kapiteni i shpirtit tim.
 

hareid

Papirus rex
Sic thash edhe me heret. Per cdo gje qe ndodh egziston edhe shkaku, arsyeja.. Ka momente ku ne vet e vendosim fatin tone, mirepo ka edhe momente ku ne jemi jashte loje sepse fati jone vendoset nga arsyet, shkaqet e tjera qe ne nuk mundemi ti kontrollojme: psh katastrofat e ndryshme natyrore...
 

Alephh

Valoris scriptorum
Me pelqen filozofia ekzistencialiste...
Ekzistenca jone eshte rastesore, te jetuarit eshte domosdoshmeri....
 
Top