A ndryshojne njerezit?

scadarsko

Locus omnem
Me lindi kjo pytje nga nji bisede qe pata sot.

A ndryshojne njerezit me kalimin e kohes apo ne thelb jane gjithmone te njejtit?
Mendoni qe nje njeri qe ka ba keq ne te kalumen mundet me ndryshu e me u kthy ne rruge te drejte, apo heret a vone ka me ra prap pre e te kalumes?

Natyrisht qe njerezit rriten, ecin perpara e permiresohen ne shum aspekte (well..kajhere edhe e kunderta)..po ndryshime radikale a ju qellon shpesh me pa? ne menyren e te menduarit, te te vepruarit apo ne qendrimet ndaj ceshtjeve te vecanta?


Un per vedi s'jam i sigurt per ket teme...ka njerz qe them s'kane me ndrru kurre (100 spata me i ra, nji ashkel s'ia hek)...e ka ana tjeter ka njerz qe koha i ban me ndryshu ne menyre radikale. personalisht me pelqen kjo shprehja qe disa njerz jane si vena, me kalimin e viteve bahen ma t'mire
yahoo_happy.gif


Ju si e mendoni?
 

Dreamer

Under the Dome
Njerezit jane si shtepia me fjale te varfëra...
Sado ta zbukurosh ne mur ne cati e ngjyra e ngjyra,themelet ngelin te njejtat :)
 

Mystique

Larg
Jo mendoj, mund ti pershaten situatave e ngjarjeve qe u sjell jeta por thelle thelle te njejtet mbesin
 

Universal

AnonymouS
Ndryshimin ne jete e kam pare perhere si nje faktor pozitiv,plot me energji dhe njohje te reja.Jemi ne qe ndryshojme dhe si konseguence ndryshon jeta jone.Po jam i bindur qe vlen plotesisht edhe e kunderta.Njeriu dhe jeta jane dy faqet e nje medalje qe vuajne dhe shkelqejne nen ndikimin e njera tjetres.
Ne qofte se jeta ime nuk do te me kishte rezervuar te papritura sigurisht nuk do isha kush jam.Po ne te njeten kohe menyra si i jetoj ndikon ne personin tim.
Mosha,koha dhe eksperienca jane faktoret fondamentale ne ndryshimin e njeriut.
Shpesh here ne udhetimet e mija me mundon kjo pyetje.
Pa nje ngjarje,nje minut nje koinçidence do isha kush jam?
Meditime me dhimbje koke po te dobishme.
 
Top