Gaforrja
Periudha - 22/6 - 22/7
Këtë vit çdo planet do të veprojë si një reflektor që thekson çdo sfumaturë: edhe hijet do të kenë vlerën e tyre shprehëse. Saturni mbështet projekte stabiliteti, duke konsoliduar objektivat e tu dhe neutralizuar vështirësitë. Vendosmëri dhe rezistencë janë fjalë që jehojnë brenda teje, por do të hyjnë në skenë edhe entuziazmi dhe optimizmi, sidomos pas verës, kur çdo veprim do të rikompensohet nga Jupiteri, ylli i vërtetë i vitit. Do të dish të zgjedhësh me qartësi objektivat në të cilët të investosh më tepër, me rezultate, edhe ekonomike, goxha të kënaqshme. Por në total kjo të kujton edhe se lidhjet me njerëzit e dashur nuk janë si kaktusët, që duhen ujitur shumë rrallë... Një person i dashur do të të ndihmojë në momentet e pasigurisë, duke arritur që të zhdukë dyshimet që mund të mblidhen në mendjen tënde.
Të lindurit nga 22 qershor më 1 korrik
Do apo s’do ti, perspektiva është një vit ndryshimi. Qielli të kërkon të jesh reaktiv, i fortë nga stabiliteti emotiv dhe nga vendosmëria që do të të lejojnë të përmbushësh objektiva ambicioze. Një zë brenda teje të shtyn të sfidosh frikën e kotë dhe të besosh në aftësitë e tua. Krijuesi i suksesit tënd do të jesh ti, falë aftësisë për të zgjedhur më të mirën në momentin e duhur, sidomos në fushën ekonomike. Vera dhe vjeshta do të të krijojnë njohje të reja, ndërsa yjet ngrohin dhe përforcojnë marrëdhënie të çmuara.
Të lindurit nga 2 në 12 korrik
Cdo gjë që do të mbjellësh në muajt e parë do të japë rezultatet nga fundi i vitit. Koha do të nevojitet për të thelluar projektet që vlejnë. Ndjeshmëria jote do të përforcohet nga vetëdija e asaj që dëshiron dhe nga një shpirt i ri pavarësie që do të bëjnë të veprosh në mënyrë të ndryshme nga e kaluara. Qëllimet e mira do të pasqyrohen me kohën dhe pritjet nuk do të jenë lodhëse. Një Mërkur i shkëlqyer do të gjallërojë jetën tënde shoqërore dhe do të mbështesë ide të reja.
Të lindurit nga 13 më 22 korrik
Viti 2012 thau të gjitha energjitë e tua, deri në atë pikë sa që ndoshta as nuk do ta dish si do të shkojë viti i ri. Përgjegjësitë që të është dashur të mbash ishin të rënda, por tani të pret një oaz qetësie dhe ekuilibri, dhe gjithçka duhet të bësh është ta shijosh. Yjet mbështesin këtë fazë, duke të të rikthyer buzëqeshjen e duke përgatitur terrenin për fitoret e së ardhmes. Në fund të vitit flakët e pasionit do të ndizen fort. Të takon ty të vlerësosh nëse gjendesh përballë dashurisë së vërtetë apo nëse është më mirë të thërrasësh zjarrfikësit!
Nëse ke Ashendenten në...
DASHI Një miks energjisë krijuese dhe ambiciesh shkund ritmin e përditshëm. Por kujtohu: qetësia e folesë fillestare është forca jote më e madhe. Ruaje me përkujdesje delikate.
DEMI Njih mirë objektivin e këtij viti, të hedhësh themelet e forta për ndërtime ekonomike dhe lidhjesh njerëzore. Luaji mirë letrat që ke, duke ditur që impenjimi që do të të kërkohet nuk është i vogël.
BINJAKET Rreth teje gjithçka duket se transformohet pozitivisht: nga dashuria, te profesioni, te shoqëria. Kënaqësia intime e të merituarit të gjithë asaj që po korr do të jetë për ty çmimi më i madh.
GAFORRJA Do të njohësh gjatë gjysmës së parë të vitit një fazë më intime, ndoshta vetmie. Më pas do të hapesh drejt eksperiencave të reja, projekteve të ndryshme dhe dashurive të reja, që do të arrijnë të të rigjallërojnë totalisht.
LUANI Miqësitë janë pika jote e fortë dhe të dhurojnë humor të mirë, ekuilibër dhe qetësi. Miqtë të ofrojnë njohje të reja dhe të përfshijnë në udhëtime, me takime shumë me fat.
VIRGJERESHA Ke në kantier projekte të shumta që mund të kthehen në suksese të sigurta. Personat e besuar pranë teje mund të të ndihmojnë në këto sfida. Një person i familjes do të ketë nevojë për ndihmën tënde.
PESHORJA Përqendron gjithçka në sektorin profesional, të cilit i dedikon pjesën më të madhe të energjive. Do të shohësh shpejt rezultatet, edhe ekonomike, të këtij dedikimi dhe të punës tënde.
AKREPI Për të lëvizur nëpër botë, këtë vit vishesh me autodisiplinë serioze. Shtohen përqendrimi dhe inteligjenca, ndjehesh një shkëmb. Po me zemrën si t’ja bëjmë, që kërkon të drejtat e saj?
SHIGJETARI Aktivizmi i gëzueshëm, aftësia vibruese për të bërë shumë dhe mirë, do të vlerësohen me medalje të artë. Njeriu që të qëndron pranë mund të të çmojë dhe të të dojë për atë që realizon.
BRICJAPI Një turbinë pushtuese rinovimi të transformon lumturisht, brenda dhe jashtë. Ndërsa një dashuri e re konsolidohet, impenjohesh me entuziazëm dhe dedikim në ndërtimin e suksesit tënd.
UJORI Një intuitë e shkëlqyer të lejon të kalosh shkëlqyeshëm “provime” të ndryshme. Më pas do të hysh në një rreth miqësishë të reja, ku do të shkëlqesh falë simpatisë tënde pafund.
PESHQIT Dukesh sikur rrëshqet dhe pak misterioz, interesa të reja kulturore dhe fetare të thithin. Je në fillim të metamorfozës së rradhës, por e përditshmja ka nevojat e veta dhe kërkon më shumë pjesëmarrje.
Gaforrja dhe... dashuria
Dashuritë në vazhdim
Për çiftet viti duket shumë i qetë. Pas klimës së rëndë të së shkuarës, gjithçka bëhet më e lehtë shoqëruar me një dëshirë të re për qëndruar bashkë, për të bërë projekte për të ardhmen. Qoftë një bashkëpunim profesional me partnerin, apo për vendimin historik për t’u martuar më në fund, apo pse jo për një fëmijë, të shumta do të jenë rastet për të festuar në familje. Nuk përjashtohet që, falë një rritjeje të rrogës, tënde apo të partnerit, të mund t’i lejoni vetes një nivel më të mirë jetese. Dhe kjo, natyrisht, veçse ndihmon mirëkuptimin. Ndonëse pasuria e vërtetë, ndoshta, do të jetë përshtatshmëria, pjesëmarrja totale me njëri-tjetrin: dy zemra dhe një shpirt i vetëm!
3 zemra korrik, tetor
2 zemra, shkurt, maj
1 zemër janar, dhjetor
Dashuritë e reja
Nën qiellin e bukur të pikturuar nga Jupiteri në shenjën tënde, aktiv nga vera, e falë ndikimit të Saturnit dhe Neptunit, do të ndërtosh një çift nga ato që lënë shenjë. Ndoshta një marrëdhënie e nisur me hezitim do të zhvillohet në mënyrë pozitive, ose ndoshta Saturni, racional dhe realist, mund të të shtyjë të qëndrosh larg nga dikush që prej kohësh të bën të vuash. E sigurt është se sjelljet pasive do të zhduken për t’i lënë vend një sigurie të rinovuar te vetja dhe një ndërgjegjësimi të rigjetur mbi vlerën që ke. Eshtë një qiell që inaguron një cikël të ri dhe vendos një gur të madh mbi të kaluarën. Rifillo që këtu, e ardhmja është e gjitha e jotja!
3 zemra qershor, gusht, shtator
2 zemra shkurt, mars
1 zemër prill, dhjetor
Më të rinjtë
Qielli mbështet një ringritje të fortë të kuotimeve të tua. I lirë nga influenca e Saturnit, do të dëshirosh të jesh mirë, të shijosh jetën. Mirësetëvijnë atëherë eksperiencat e reja, pushimet-studime, njohjet që zgjerojnë horizontet e tua, një dashuri që ushqen anën tënde romantike e që i jep një prekje poetike perceptimit të realitetit. Mbyllja te vetja zbehet, duke i lënë hapësirë dëshirës për kontakte, dialog më të hapur dhe spontan.
3 zemra qershor, korrik
2 zemra shkurt, mars
1 zemër janar, prill
Gaforrja dhe... puna
Nëse e ke
Që gjithçka do të shkojë shumë mirë ta garantojnë Jupiteri dhe Saturni, që do të formojnë një çift fitues. Ndërsa i pari do të të sjellë plot raste me fat, i dyti do të të dhurojë vendosmërinë dhe qartësinë e nevojshme për t’i shfrytëzuar në planin praktik. Kushdo qoftë situata në punë, parashikohet një vit i shkëlqyer, ndërsa majat priten nga shkurti dhe prilli si dhe në qershor e gusht. Do të jenë këto periudhat më të mira për të rritur prestigjin tënd, fuqinë dhe klientelën. Ose për të konsoliduar pozicionin tënd me një kontratë më të mirë apo një avancim në karrierë. Ndonjë pengesë parashikohet për shkak të Uranit, por Saturni përveçse të lejon që të qëndrosh stoik në momentet e vështira, do të të ndihmojë të adoptosh strategjinë më efikase, duke të shtyrë që të marrësh masat e duhura.
Nëse e kërkon
Të gjesh punë është një sfidë e mirë për t’u pranuar, si për shkak të periudhës historike pak të favorshme ashtu edhe për pengesat që do të hasësh gjatë rrugës. Por duke qenë se rrethanat do të jenë në favorin tënd, impenjohu shumë, duke mundur tendencën për të hequr dorë apo për të pritur. Prezantohu nëpër testime, biseda pune, vendosi kompetencat e tua në dispozicion të kujt ka nevojë. Ka shumë motive që bëjnë të mendosh se përpjekjet e tua nuk do të shkojnë kot dhe dikush me rëndësi mund të të marrë me sy të mirë e të të ndihmojë të përmirësosh si imazhin ashtu edhe talentin tënd. Llogarit edhe faktin se gjërat që ndodhin kur kalon Saturni, zakonisht zgjasin jo pak. Shfrytëzo muajt qershor, korrik, tetor e nëntor, periudha në të cilat veprimet e tua do të jenë domethënëse, të qarta e të matura mirë.
Në bankat e shkollës
Impenjimi serioz dhe konkret, bashkë me një dozë të mirë fantazie, do të prodhojnë rezultate të shkëlqyera në shkollë. Por interesat e tua do të shkojnë shumë më larg se lëndët shkollore, që ndonjëherë janë pak të rënda. Ndoshta do të ndjesh nevojën për të provuar gjëra të reja, ndoshta një shkollë muzike apo pikture, me rezultate që do të habitesh edhe vetë. Një talent i vërtetë!
Në arkën e kursimit
Në përputhje me kalimin bujar të Jupiterit, situata ekonomike duhet të qëndrojë në nivel të sigurt. Hipotizohet një shtim i të ardhurave. Në këtë mënyrë, pa bërë sakrifica, do të mund të përballosh shpenzimet e shkaktuara nga Urani, që mund të sjellë defekte të makinës, kompjuterit dhe aparaturave teknologjike në përgjithësi. Ndoshta mund të ndashë edhe diçka mënjanë.
Duke e rimenduar
Më pëlqen
Të programoj
Duket e çuditshme për një si ty, i mësuar që të veprojë sipas instiktit, që të improvizojë në vend që të reflektojë, të dëgjosh që ka ardhur momenti për të planifikuar, të vendosësh objektivat e tua duke llogaritur gjithmonë realitetin dhe jo ëndrrat e fantazinë. Ngadalë po e zbulon veten më të qartë, më të vendosur, ndoshta edhe më të gatshëm për të marrë përgjegjësi prej të rriturish, për të përfituar një autonomi mund të të bëjë vetëm mirë.
Të emocionohem
-
I qeverisur nga Hëna, shkaktare e sensibilitetit, e ëndrrave dhe fantazisë, bota jote e brendshme është një univers shumë i pasur. Ekziston një lidhje direkte mes veprime dhe ndjenjave të tua, pasi ti je çfarë ndjen, me të gjithë ndryshimin dhe paqëndrueshmërinë që loja e emocioneve shkakton.
Nuk më pëlqen më
Të qëndroj në guackën time
Ende nuk mund të qendrosh pa një fole pritëse ku të streohesh, por zbulohet shpirti vagabond që lulëzon brenda teje. Do të ndjekësh ëndrrat e tua nëpër botë, i humbur në fantazitë e dashurisë, në kërkim të “tjetrit”, ndoshta edhe të ishullit që nuk ekziston.
Të bisedoj online
Nuk ke qenë ndonjëherë i çmendur pas teknologjisë, me kompjutera e gjëra të tilla ke pasur gjithmonë një marrëdhënie problematike, por kohët e fundit kjo tendencë është përforcuar, ndoshta edhe për shkak të ndonjë zhgënjimi. Ke dëshirë për marrëdhënie të vërteta, jo virtuale. Pa llogaritur që e ke kuptuar tashmë qartë se disa gjëra nuk bëjnë fare për ty.
Bebet e 2013
Gaforre pak anormale, ato që do të lindin gjatë 2013. Në shenjë do të kenë ëmbëlsinë dhe sensibilitetin, por për pjesën tjetër s’do të kenë fare lidhje. Që në vogëli do të shfaqin një autonomi të theksuar, ndonëse do të kenë shumë nevojë për përkujdesje dhe dashuri. Një prezencë vigjilente dhe e kujdesshme, por që lë hapësirë, do të ndihmojë zhvillimin e cilësive të tyre të shumta.
Yjet & Shëndeti
Trupi
Jupiteri do të përmirësojë jo vetëm humorin e mirë, qetësinë dhe dëshirën për të jetuar, por mund të shtojë edhe oreksin, gjë që s’do të ndihmojë shumë formën fizike. Në rast problemesh me peshoren, është e kotë të merresh me dieta drastike apo aktivitet të rëndë fizik: më mirë të parandalosh duke moderuar ushqimin në tryezë.
Mendja
Shmangu sa herë që diçka shqetëson apo kërcënon ekuilibrin tënd. Ndjehu i lirë të veprosh dhe të lëvizësh sipas dëshirës: në familje dhe në dashuri trego qartë nevojat e tua. Dil nga shtëpia dhe frekuento njerëz të ndryshëm, kultivo interesa të reja dhe gjej përmes praktikave të meditimit atë forcë të zhytur thellë që është pjesë e njeriut special që je.
1) Mendon se një person mund të cilësohet tërheqës kur
a) Është shumë sexy.
b) Arrin të tërheqë menjëherë vëmendjen.
c) Është i bukur si brenda dhe jashtë.
2) Si mendon se mund të jetë një histori dashurie
a) Plot pasion.
b) Pak e torturuar por me fund të bukur.
c) E gjatë dhe e qetë.
3) Mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin tuaj
a) Një eksperiencë e fortë e paprovuar më parë.
b) Një udhëtim.
-
c) Një darkë romantike.
4) Të marrësh një “jo faleminderit” mund të jetë
a) E pamendueshme.
b) Natyrale.
c) Konstruktive.
Në zbulim të shpirtit binjak
Mazhoranca a)
Ajo që të josh te të tjerët e të bën të dashurohesh vërtetë, është energjia, aftësia për të ofruar pa kursim, plot bujari. Dhe fakti që të deklarohet pa shumë lojëra fjalësh, hapur dhe thjeshtë.
Mazhoranca b)
Që të ndjehesh mish e shpirt në një lidhje shpirtërore, ke nevojë për një partner shumë tërheqës, pak të shkëputur, që të të hapë zemrën vetëm nëse e bindë që “për gjithmonë” nuk do të jetë një burg.
Mazhoranca c)
I ëmbël dhe njëkohësisht protektiv, i kujdesshëm, që të jetë i aftë të kuptojë çdo sfumaturë tënden, edhe më të lehtën e që të të mbajë për dore, duke të të premtuar se nuk do të të lëshojë kurrë.
Nga 23 korriku më 23 gusht
Elementi: Zjarri
Dita: E dielë
Ngjyra: Portokalli
Guri: Diamant
Lulja: Luledielli
Metali: Flori
Numri: 5
Personazhi: Dielli
-