je ABSOLUTISHTE ne rregull nga ana shkencore dhe mjeksore.
Karakteri paraqet organizimin e nderlikuar psiqik te cilesive, gjendjeve dhe proceseve te shumellojshme psiqike, te cilat pasqyrojne sjelljen e personalitetit… paraqet berthamen psiqike te personalitetit.
Fjala karakter vjen nga greqishtja qe dmth
vule ose
symbol, sipas te ciles njeriu konkret dallohet prej te tjereve. Karakteri pasqyron aspketin moral dhe te vullnetshem te sjelljes se njeriut, prandaj thuhej qe “karakteri eshte udherrefyesi i vullnetit, ndersa vullneti eshte kurrizi i karakterit”. Karakteri nenkupton cilesine e vullnetshme te njeriut, dhe ate, kur paraqesim veprim te vetedijshem te tij, qe jane ne perputhje me parimet dhe botkuptimet morale te shoqerise ne te cilen jetojme. Per kete arsye mund te themi se karakteri i perfshin dispozitat per te ashtuquajturen sjellje morale te njerezve, ndersa cilesite e karakterit duhet te perfshijne dhe motive, qendrimet dhe vlerat e tij socjale.
Cilesite e karakterit te njeriut mund te grupohen ne:
- Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj punes. Njeriu mund te jete: aktiv, punetor, pertac, konsekuent, I pakujdesshem, inicjativ, i disiplinuar, pergjegjes, kreativ, i burokratizuar, etj.
- Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj njerezve tjere. Njeriu mund te jete: i hapet, i sinqerte; i vrazhget, i permbajtur, altruist, egoist, paqedashes, jo i sinqerte, agresiv, etj. Ai mund te jete i orjentuar nga njerezit e tjere (per bashkpunim), prej njerezve te tjere (te largohet prej tyre) dhe kunder njerezve te tjere.
- Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj vetes se tij. Njeriu mund e jete: i ndershem, modest, krenar, vetekritik, me dinjitet, i thjeshte, i vetedisiplinuar, i sigurte, jo i ndershem, i vetebindur, etj.
- Ato qe shprehin qendrimin e tij ndaj ambientit jetesor dhe punes. Njeriu mund te jete: pergjegjes, i disiplinuar, i kujdesshem per qetesine dhe mbarvajtjen publike, I pakujdesshem, etj.