Kur jeni të vetmuar, a ju ndodhë që të keni përshtypjen se dikush apo diçka jofizike ndodhet pranë j

Hektor12

Locus omnem
Na tjetren ...

Shtatë rastet më të bujshme të shfaqjes së UFO-ve

Nga incidenti i Teksasit tek ai i Rosuellit
Hetuesit UFO-ve shohin referencat ndaj anijeve raketë, alienëve dhe astronautëve që shkojnë në ditët kur njeriu i parë vuri daltën dhe penelin në shkëmb. Më shumë se 6.000 vjet më vonë, objektet që janë të panjohur – së paku në të parë – vazhdojnë të shfaqen në qiell dhe të gjenerojnë zhurmë. Merrni, për shembull, zjarri rrotullues që u shfaq në qiellin norvegjez në dhjetor 2009. Pamja shkaktoi spekulime se alienët ishin duke dërguar një sinjal tokësor. Studiues të tjerë hipotezuan – dhe më vonë ushtarakët rusë konfirmuan – se një raketë kishte dështuar.
Analist i hapësirës James Oberg thotë se incidenti i përshtatet një tradite të gjatë të shfaqjeve të disqeve fluturuese mbi Rusinë që janë shkaktuar nga sekreti ushtarak dhe aktivitetet e hapësirës. Edhe kur ka një shpjegim prozaik për shfaqjet, ato mund të japin informacion të dobishëm rreth aktiviteteve të fshehta. Por kush janë shtatë rastet më të bujshme të shfaqjes së UFO-ve? Këtë e ka bërë të mundur një studim i televizionit të njohur amerikan MSNBC.
Viti 1897: A ka pasur një përplasje anijesh në Teksas?
Në 1800, shenjat e para të UFO-ve, të quajtur ballona, u transmetuan nëpër të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas Mark Easter, një studiues në terren dhe drejtor ndërkombëtar i marrëdhënieve me publikun për rrjetin e UFO-ve, ose MUFON. Shumë prej këtyre shfaqjeve të UFO-ve janë shpjeguar si ballona ajri, të cilat ishin duke u bërë një modë atëherë. Një përplasje UFO-sh, raportuar raportuar në Aurora, Teksas, megjithatë, mbetet pa u shpjeguar ashtu siç duhet, sipas një raporti nga grupi. Ndër dëshmitë e rekuperuara gjatë hetimeve të MUFON është një pjesë e pazakontë prej metali me pronësi kompatibile me një ulje aksidentale. Çfarë ka më tepër, mbetjet e pilotit të huaj thuhet të jenë varrosur në varrezat lokale. Kërkesat për gërmimin e varrit, megjithatë, kanë qenë mohuar. Pse?
Viti 1947: Shfaqja e ‘diskut fluturues’
Më 24 qershor, 1947, ish-pilot Luftës së Dytë Botërore, Kenneth Arnold ishte në fluturim pranë malit Rainier në shtetin e Uashingtonit, kur ai pa një zinxhir prej nëntë objektesh në formë gjysëm hëne që ai tha se kërcënin në ajër ajër si pjata. Gazetarët e gazetave, në mënyrë të gabuar, i quajtën ato “disqe fluturues”. “Fraza ‘disqet fluturuese’ të cilat supozohet se janë të rrumbullakët si një pjatë, është e përhapur në mënyrë kaq të shpejtë saqë njerëzit filluan të shohim atë që ai nuk e pa, por atë që gazetarët kishin treguar gabimisht,” tha Oberg. Përshkrimi teknik i Arnold ka qenë raportuar rrallë herë, shtuan analistët e hapësirës. Studiues të tjerë, sipas të Easter të MUFON, i vënë shfaqjet e UFO-ve në kontekstin historik të programit të armëve bërthamore të pas Luftës së Dytë Botërore.

Viti 1947: Incidenti i Rosuell
A ka pasur një përplasje UFO-sh në shkretëtirë jashtë Rosuellit, New Mexico, në korrik 1947? Sipas linjës zyrtare të ushtrisë amerikane, përgjigja është jo. Në atë kohë, fragmente të çuditshme mbeturinash të mbledhura nga një ranger lokal u shpjeguan si një tullumbace eksperimentale e motit shkuar shtrembër. Në 1994, ushtria ndryshoi historinë e vet, duke thënë se tullumbacja ishte në të vërtetë pjesë e projektit Mogul, një operacion i fshehtë për të monitoruar shpërthimet bërthamore sovjetike. Oberg është i kënaqur me këtë shpjegim, por disa anëtarë të komunitetit Ufologjik e shohin shpjegimin ushtarak si një mbulim të një tjetër lloji. Easter i MUFON, për shembull, beson për një teori që një e shtënë ushtarake ka hedhur poshtë dy anijet kozmike që ishin duke kontrolluar armët bërthamore në fazë zhvillimi dhe testimi në Nju Meksiko. Njëri prej vendeve të përplasjes ishte pastruar deri para se ta zbulonte shtypi
Viti 1952: UFO-t vizitojnë Uashingtonin
Nga 1952, sipas MUFON, ethet e disqeve fluturuese ishte në tone aq të larta sa raportet e shfaqjes filluan të bllokonin rrjetet telefonike. Gumëzhitja arriti kulm gjatë dy fundjavëve të njëpasnjëshme në korrik me një seri shfaqjesh vizuale dhe radarësh mbi Uashington, DC. Ushtarakët shpjeguan valën e shfaqjeve në një konvertim temperature, e cila mund të shkaktojnë interferenca me dritën dhe radarët. Anëtarët skeptikë të komunitetit të UFO-ve, megjithatë, e shohin kornizën e kohës si fillimet e misionit të orkestrimit të qeverisë për asgjësimin e fenomenit UFO duke bërë shaka me njerëzit të cilët raportuan këtë gjë. Oberg thotë se qeveria ishte e shqetësuar për ortekun e thirrjeve – kjo kishte ndërhyrë me komunikimet. Ekspertët e sigurisë e arsyetuan këtë se armiqtë mund të përhapin panik për disqet fluturuese me qëllim që të lidhin linjat e komunikimit, ashtu si edhe hedhjen e bombave në qytetet e SHBA.

Viti 1967: Qëndra e raketave Malmstrom shuhet
Disa studiues thonë se shfaqja e një disku fluturues në një qendër të raketave bërthamore pranë bazës Malstrom Air Force, mars 1967, forcon çështjen e një lidhjeje mes zhvillimit të armëve bërthamore dhe UFO-ve. Sipas një hetim MUFON në këtë çështje, kapiteni në pension, i Forcave Ajrore Robert Salas, i cili ishte stacionuar në vend, tha shfaqja e UFO-ve me pulsantin e dritave të kuqe u pasua nga një mbyllje e shpejtë e sistemit të raketave. Ushtarakët pranuan mbylljen që u verifikua, por hetimet e tyre arritën në përfundimin se shfaqja e diskut fluturues ishte një thashethem. Oberg thotë se ai do të donte të dinte më shumë për ngjarjet që rrethojnë këtë incident. Ai vë në dukje se tregimi tingëllon i ngjashme me një rast në Rusi, në të cilin zyrtarët e UFO-ve e përdorën si një justifikim për të shpjeguar pse pajisjet bërthamore ishin difektoze.
Viti 1980: Një diamant në qiell
Në dhjetor 1980, Betty Cash, Vickie Landrum dhe nipi Vickie Colby po kërkonin për një lojë Bingo në Teksas, kur një diamant në formë disku fluturues u shfaq në qiell. Momente më vonë, UFO-ja duke se po shoqërohej nga një flotë helikopterësh – disa të ngjashëm me një tip të përdorur nga ushtria amerikane, sipas tregimeve të ndryshme të incidentit të UFO-s i njohur si rasti i Cash-Landrum. Pas incidentit, Cash dhe Landrums raportuan simptoma të tilla si përzierje dhe djegie që disa ekspertë besojnë se janë helmim nga rrezatimi. Cash kaloi më shumë se dy javë në spital. Trioja paditi qeverinë amerikane për kompensim, por çështja u kthye prapa sepse një lidhje e qeverisë me incidentin nuk mund të tregohet dhe gjendja shëndetësore e viktimave të dyshuara para incidentit mbeti e mbyllur sipas ligjeve për tutelën e privatësisë.
Viti 2008: A ndoqën avionët luftarak UFO-t në Teksas?
Dhjetra njerëz në zonat rurale të Teksasit pranë Stephenville njoftuan se panë një objekt të madh me dritat e ndritshme duke fluturuar ulët dhe shpejt në qiell më 8 janar 2008, me sa duket i ndjekur nga avionët luftarakë F-16. Në fillim, Forcat Ajrore mohuan se ata kishin avionët në zonë në atë kohë. Dy javë më vonë, ushtria pranoi se ka pasur vërtet avionë në zonë, dhe sugjeroi se banorët mund të kenë ngatërruar një prej avionëve si një disk fluturues. Pranimi kënaq disa njerëz si një shpjegim të arsyeshëm. Shumë shfaqje të tilla rezultojnë të jenë operacioneve ushtarake. Të tjerë, megjithatë, mbeten të pabindur se objekti i madh është shpjeguar në mënyrë adekuate. Oberg thotë se edhe ai ka qenë mashtruar nga fluturimet e xhet-ëve. Kur vija e avionëve kalon lart, dritat kryesore të xhet-it mund të shihen gjatë para se zëri të arrijë nga ai.
 

scadarsko

Locus omnem
Njerezit paranormal e ndjejn se pran tyre esht dikush tjeter, ose me sakt shoqerohen nga entitete
prsh xhinde, fantazma etj....
un prsh i ndjej
nga nje her me kalon me shpejtesi nje hije e zezeee por shume shpejt ttttttt!si shpjegohet kjo?
 

bobo

marksist-enverist
nuk mund ta imagjonoj tjem i 'vetmuar' ( dimension magjinar!)-kur jam vetem patjeter-, jan muret, ose ata qe kalojn prane-, vetem ti yllo, kalon indifernt-e, je form eterike!
 

scadarsko

Locus omnem
sesht nevoja mi pa tkeqen, por ndjehen prsh ulesh ne shtrat dhe duket sikur dicka esht ul siper teje ose kur zgjohesh nga gjumi dhe sheh kembet ose duart me shenja te zeza
nga nje her kur zgjohem gjej ne krahe gervishje te gjata .......
 

Pinky

Forumium maestatis
nga nje her kur zgjohem gjej ne krahe gervishje te gjata .......
Disa nga shkaqet përmes së cilave xhindet u bëjnë njerëzve dëm
Shkaku i pare:

Mundësia e tyre për të na shikuar neve kurse ne ata jo, ka thënë All-llahu i lartësuar për Iblisin dhe pasardhësit e tij: “Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju shohin, ndërsa ju nuk i shihni” ( al-A’raf-27), komentatorët e Kur’an-it pohojnë se përemri ‘in-nehu’-ai, aludon Iblisin, kurse ‘shoqëria’ janë pasardhësit e tij.
Është pyetur shejhul-Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, në lidhje me këtë ajet “Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju shohin, ndërsa ju nuk i shihni” A në përgjithësi nuk shihen xhindet apo ndokush nga njerëzit i sheh e dikush jo? Ka thënë All-llahu e mëshiroftë: “Ajo që është cekur në Kur’an kuptohet se xhindet i shohin njerëzit kurse njerëzit nuk i shohin ata, kjo e vërtetë tregon se ka raste kur i shohin xhindet, e njerëzit nuk i shohin xhindet, mirëpo s’do të thotë kjo që asnjëherë nuk i shohin, përkundrazi ka raste kur njerëzit e mirë dhe jo të mirë i shohin, mirëpo jo çdoherë.

Andaj, për shkak se xhindet na shohin dhe ne nuk i shohim, ata kan mundësi të na bëjnë dëm, për këtë e kanë më lehtë, i mbrojtur nga dëmet e tyre është vetëm ai që e ka ruajtur All-llahu.

Shkaku i dytë:

Prezenca e shumtë e dyshimeve dhe shfrenimeve, në momentin kur shtohen dyshimet dhe shfrenimet shtohet tërheqja e cytjeve të djajve si dhe pranimi i mashtrimeve të tyre, ka thënë shejhul-Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë: “Prezenca e cytjeve shtohet varësisht sa është prezentë dyshimi dhe shfrenimi si dhe lidhja e zemrës për gjërat që zemra i kërkon apo për gjërat që i urren…”.
Andaj është obligim për çdo muslimanë dhe muslimane të kërkoj sa me shumë dituri në Islam derisa të ndriçojnë mendjen e tyre, t’i pastrojnë shpirtrat e tyre dhe t’i zgjerojnë gjoksat e tyre për pranimin e të vërtetës si dhe t’i qetësojnë zemrat e tyre, përndryshe ska shpetues nga prezenca e shumtë e dyshimeve dhe shfrenimeve që pjellin nga vatra e djajve.
Shkaku i tretë:

Shkujdesja e zemrës nga përmendja e All-llahut: thotë All-llahu i lartësuar: “Kush mbyll sytë para këshillave të Zotit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. E ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse (jobesimtarët) mendojnë se janë duke i udhëzuar” (Zuhruf- 36/37).
Ka thënë shejhul-Islam Ibën Tejmije në Mexhmu’ul Fetawa (4/34): “Shejtani ia vëzhgon zemrën birit të Ademit, kur njeriu e përmend All-llahun, shejtani fshehët, e kur zemra është e shkujdesur ndaj përmendjes së All-llahut ai i bënë cytje, e dinë kur zemra e tij bënë dhiker apo është e shkujdesur ndaj tij, e dinë kur epshi i tij është i dhënë pas shfrenimeve dhe kështu ia zbukuronë veprën e shemtuar.

Shejtani është cytës i fshehtë, kur njeriu e përmend All-llahun ai fshehët, e kur bëhët i pakujdesshëm ndaj përmendjes së All-llahut ai i bënë cytje, për këtë konsiderohet mos përmendja e All-llahut shkak për pasimin e bindjes së gabuar dhe qellimeve të këqija, e përmendja e All-llahut është për qellim leximi i librit të Tij dhe kuptimi i tij”.

Gjithashtu thotë (10/399-400): “Shejtani e pengon hyrjen e tyre në zemrën e birit të Ademit çdo gjë që është nga përmendja e All-llahut me të cilën janë dërguar pejgamberet, e kur kjo nuk është prezente atëherë shejtani e mbisundon këtë zemër”

Shkaku i katertë:

Dëmet apo armiqësia që i shkaktojnë m
  • uslimanët xhindëve qoftë më qellim apo pa qellim, një nga arsyet që ndikon që xhindet t’iu shkaktojnë dëme muslimanëve është armiqësia e njerëzve ndaj tyre.
Ka thënë shejhul-Islam Ibën Tejmije në Mexhmu’ul Fetawa (22/23), duke folur për shkaqet e sulmeve që i bëjnë xhindet ndaj njerëzve thotë: “Ndonjëherë njerëzit i’u bëjnë dëme duke urinuar mbi ta, duke hedhur ujë të nxehtë mbi ta, duke i vrarë, apo i’u shkaktohen dëme në forma të ndryshme dhe kjo njeherit është shkak për sulme me të rënda nga ana e xhindëve, sa që shpesh ndodhë që ta vrasin të semurin, mirëpo ai i cili ka kujdes gjatë kohës se sherimit dhe sillet me maturi me xhindë dhe djaj, e ndihmonë All-llahu kunder tyre dhe i largonë “

Shumicen e rasteve xhindet bëjnë padrejtësi ndaj muslimanëve duke u personifikuar në forma të njeriut, gjarprinjëve, qenve, maceve edhe forma të tjera.

Kjo shkaktonë fobizëm tek muslimani ngase mendon që është krijesë e njohur për të, kështu që nxiton për ta rrahur apo vrarë duke u bazuar në perceptimin e tij jo më qellim për t’i bërë dëm xhindeve.

Sheriati islamik ka bërë lehtesime në këtë qështje, sa qe e ka lejuar vrasjen e ketyre krijesave apo të ngjashme më to pa paralajmërim, më perjashtim gjarperinjët e shtepisë duhet tre herë të paralajmërohen e pastaj lejohet vrasja e tyre. Ka raste kur xhindet janë të strehuar nën pullaze apo pas shtëpive dhe njeriu gjuan ndonjë gje, kështu që ju shkakton dëm xhindëve dhe ata pastaj hakmerren.

Si do që te jetë për muslimanin nuk lejohet që t’ju shkaktojë ndonjë të keqe xhindëve, e nese xhindet i bëjnë keq atëherë kërkon ndihmen e All-llahut kunder tyre.

Shkaku i pestë:
Dëmi që iu bëhët njerëzve nga xhindet, kur xhindet, qofshin meshkuj apo femra dhe dashurohen në njerëz, ka thënë shejhul-Islam Ibën Tejmije në Mexhmu’ul Fetawa (23/82 “Sulmi i xhindëve ndaj njerëzve ndonjeherë bëhët si shkak i epshit që do të thotë shprehë dashuri ndaj njeriut, ashtu sikur që ndodhë mes njerëzve, ashtu edhe xhindet ndodhë që të dashurohen në njerëz, siç dashurohen njerëzit mes veti, mashkulli në femrën dhe femra në mashkull, xhelozonë ndaj tij, i sherben më gjëra të ndryshme, dhe nese e tradhtonë atëherë e ndeshkon me vdekje apo me diçka tjetër, të gjitha këto ka mundesi të ndodhin.
Gjithashtu xhindet parapelqejnë nga njerëzit ata të cilet i’u sherbejnë ashtu siç kan deshirë femrat nga meshkujtë, kjo ndodh shpesh tek xhindet dhe tek xhindeja, po ashtu shumë prej xhindëve kontaktojnë me femra nga lloji i njerëzve ashtu sikur që kontaktojnë njerëzit, e ka raste kur kan kontakte edhe me meshkujë”

Për këtë është obligim për çdo muslimanë dhe muslimane që t’i kushtojë rëndesi dhikrit-lutjeve, e posaçërisht lutjeve para hyrjes në banjo, pranë kryerjes së marrëdhenieve intime, ngase heqja e rrobave duke mos bërë lutje mund të jetë shkakë që xhindet të dashurohen në njerëz.

Shkaku i gjashtë:

Ka raste kur xhindet luajnë më njerëz, ka thënë shejhul-Islam Ibën Tejmije në Mexhmu’ul Fetawa (23/82): “Nganjëherë xhindet luajnë me njerëz ashtu siç luajnë njerëzit mëndjelehtë me kalimtarë” All-llahu mjafton ndaj njerëzve si mbrojtës nga dëmi i ketyre mëndjelehtëve, duke u kthyer tek All-llahu më pendim, lutje dhe adhurim.
Shkaku i shtatë:

Në disa raste xhindet i sulmojnë njerëzit me q
  • ellim për t’i edukuar pasi që njerëzit janë dhënë pas disa bidateve dhe mekateve, ndodhë në disa raste që xhindi besimtarë futet në trupin e njeriut besimtarë mekatar për shkak të zhytjes se tij në mekate dhe bidate, që do të thotë ka xhelozi ndaj Islamit dhe kështu hynë në trupin e tij me qëllim për ta ndeshkuar.
Kjo nuk është e lejuar për ta sipas Islamit për dy arsye:

-e para: hyrja e xhindëve në trupin e muslimanëve është e ndaluar-haram;

-e dyta: sillen më njerëz me sjellje jo të lejuara sipas Islamit, nuk i’u lejohet ti rrahin besimtarët e as ndonje formë tjetër e dëmit, përkundrazi xhindet nuk e kan për obligim që ti këshillojnë njerëzit, ngase këshilla e tyre mund të shkaktojë frigë ndaj njerëzve. Në përgjithësi ky llojë i dëmit shkaktohet nga xhindet injorantë muslimanë.

Shkaku i tetë:

  • Dëmi i xhinëve ndaj njerëzve mundë të jetë sprovë nga All-llahu i lartësuar, All-llahu i lartësuar ka urtësi në caktimin e Tij ndaj robërve të Tij të mirë kur ndonjë nga xhindet e sulmonë njeriun, ashtu siç ka ndodhë më pejgamberin e All-llahut, Ejubin alejhis-selam.


Autori: shejh Muhammed Abdull-llah el-Imami, All-llahu e ruajtë

Burimi: www.sahab.net

Përktheu: Besim Gjelaj
 

joetisti_

Locus omnem
xhindet jan te etur per seks
se mos vetem xhindet. Ne jemi bere qe kur na shohin xhindet, ia futin vrapit se e ndiejne qe i leme pa breke ne by*he, nga uria per seks :)

ndonje vegim e kam patur edhe une. U binda njehere qe kisha dike prane dhe i thashe te me kruante pak kurrizin...
 
Top