Re: 28 apo 29 Nentori
Marre nga Gazeta Korrieri:
Gjermanet: Ju tregojme daten e Clirimit
Koloneli gjerman Wolfram D. Hoffman, i ka dhuruar Shefit te Shtabit te Pergjithshem, Pellumb Qazimi, dokumentin, e largimit te ushtrise gjermane nga Shqiperia. Kjo date eshte 29 nentori, ku Korpusi i XXI, alpin nen drejtimin e gjeneralit te kembesorise Ernst von Leyser ka leshuar qytetin e fundit te Shqiperise, Shkodren
Plani per largimin nga Ballkani e Korpuseve gjermane eshte i treguar ne Ditarin e Luftes se Komandantit Suprem "Juglindje" ne Agram, I a-KTB Nr.3, faqja 673 e 30 nentorit 1944, mbi situaten ne "Frontin e Adriatikut". Keto jane pjese e njoftimeve te Eehrmatit gjerman me 30 nentor 1944, qe jane cituar edhe nga Mehner Kurt ne Njoftimet Ditore sekrete te drejtuesve gjermane ne Luften e Dyte Boterore 1939-45, volumi 11.01.09-31.12.1944, Osnabruck 1984.
Jane materiale shume profesionale dhe perfshijne te gjithe teatrin e luftimeve, qe zhvilloheshin ne ditet e fundit te nentorit 1944, ne Ballkan. Kryesisht, ne dokumentin e paraqitur, jane qytete ne ish-Jugosllavine dhe vendet afer Shkodres. Ne kete kuader tregohet edhe largimi nga qyteti i Shkodres, ne daten 29 nentor, te korpusit alpin gjerman.
Paraqitja e rezultateve
E rendesishme eshte vleresimi i gjendjes (e armikut dhe e jona)
Hyrja dhe dalja e lajmerimeve dhe e urdherave
Ora dhe vendi i ardhjes
30.11.1994
Komanda Qendrore
Mbi gjendjen:
Fronti i lindjes
Pas terheqjes nga Kraljevo kundrejt nje armiku ,qe ishte i dobet, u vendos postoblloku ne Slatine nga divizioni i 7. Rregjimenti 737 u shkeput nga fronti duke marshuar ne drejtim te Zvornikut dhe arriti ne Kacak.
Rruga Zvornik-Bijeljina u zu nga bandat pas terheqjes se div.1.Ajo duhet te lirohet perseri nga forcat ajrore te div.11.
Fronti i Adriatikut: Nga Shkodra u terhoqem. Hapja e rruges per ne Matasevo po ecen shume ngadale. Sulme te vazhdueshme ndaj vijes kryesore te frontit te luftimeve ne jug dhe jugperendim te Mostarit. Ne naten mes 29-30.11. u leshua Novi-Pazari dhe forcat e armikut po na ndjekin me vendosmeri. Ne daten 30.11 regjimenti 47 ne Prijepolje po perpiqet te hape rrugen Brodarevo-Bijellopolje.
Zona e Egjeut
Me dt. 28.11 trupat armike sulmuan nga pjesa veriore e ishullit Piskopi, por te gjitha sulmet u zbrapsen. Trupat armike nuk i vazhduan luftimet dhe u terhoqen ne drejtim te Simit.
Lajmerimet e dates 30 Nentor 1944
Gjendja ne lindje (Komanda Qendrore e Ushtrise )
Grupi i ushtrise ne jug
Gjate dites ushtria armike sulmoi nga te gjitha anet. Forcat e dobeta te sigurimit nuk mund te benin ndonje rezistence te forte. Armiku pushtoi Bonihadin, Skezardin dhe Medinen, 12 km ne veri te Skizardit. Ne frontin tjeter te ushtrise nuk eshte shenuar ndonje luftim i vecante, pervec rezistences ndaj nje tentative per mesymje ne jugperendim te Kalosces.
Divizioni i 13 u mbrojt nga nje sulm i armikut. Nepermjet luftimeve te ashpra ne pyll forcat tona arriten te merrnin pjesen juglindore te Pastosit dhe t'i shkaktonin armikut humbje te medha ne njerez. Forca te shperndara te armikut jane terhequr ne drejtim te jugut dhe jugperendimit.
Grupi i Armates Weler, diviz.24 i forcoi pozicionet e veta duke arritur te perballonte dhe te zbrapste sulmet e forcave te armikut ne lindje te Miskolocit. Ne bregdetin perendimor te Sajos forcat tona po ngrejne nje kamp qendrimi. Edhe ketu mesymjet e armikut u perballuan me sukses. Nje grup tjeter i forcave te divizionit.3 u detyrua te marre drejtimin per nga pjesa juperendimore e Arnotit, per shkak te sulmeve te ashpra dhe te panderprera te armikut. Nga zona e Szikos forcat armike arriten te depertonin ne brendesi te trupave tane, sidomos nga pjesa veriore dhe veriperendimore. Na u shkaktuan deme te medha ne pararoje, keshtu qe vendosem te terhiqeshim pergjate Hernadit dhe po punohet te ngrihet nje front tjeter pararoje.,qe te sherbeje si siguri.
Trupat e ushtrise sone nen komanden e gjeneralit Shulc bene rezistence dhe i perballuan me sukses te gjitha sulmet, dhe kjo beri te mundur nje kundersulm 5 km ne juglindje te Megiastos.
Grupi A i ushtrise
Edhe tek divizioni i artilierise se rende u shenuan luftime ne zonen e lindjes qe u perballuan me shume veshtiresi. Ne perendim armiku arriti te depertonte ne brendesi te forcave tona duke demtuar rende vijen kryesore te frontit te luftimeve.
Tek divizioni 4 dhe 9 nuk jane shenuar beteja te rendesishme.
Gjendja ne juglindje (Njesia e komandos )
Ballkani
Grupi E i ushtrise
Zona e Egjeut:Me dt. 28.11 u zbraps nje sulm ne Piskopi me ane te silurhedhesve. Nga mbremja armiku devijoi ne drejtim te Simit.
Fronti i lindjes: Kraljevo u leshua. Praparoja po terhiqet nga fronti i luftimeve dhe perkatesisht ne Slatine, Katraga dhe Bresnice, ne zonen veriore Pozega-Uzice perseri shenohet nje aktivitet i bandave qe kane si qellim bllokimin e rruges se terheqjes. Sipas njoftimeve forcat ajrore kane arritur te sigurojne uren e Ljubovijes me dt.29.11.
Novipazari u leshua pa ndonje presion nga armiku. Rregjimenti 22 i vendosur ne Plevlja nepermjet nje rezistence te forte arriti te mbante kalimin per ne Jabuka.
Fronti i Adriatikut: Shkodra u leshua. Praparoja eshte ne terheqje dhe eshte vendosur ne pjesen verilindore te liqenit te Shkodres. Jane zbrapsur disa sulme te bandave ne hyrje te ures Bioce. Me nje rezistence ndaj ketyre sulmeve u be e mundur fitimi i terrenit dhe zbarkimi i forcave tona 8 km ne afersi te Klopotit.
Rregjimenti i 5 i forcave sulmuese arriti te zbrapse nje sulm te bandave te armatosura edhe me tanke. Pastaj filloi hapja e rruges se terheqjes ne Mostar, Sarajeve dhe Konjic. Ky pastrim u be me humbje te medha ne rradhet e armikut (numerohen 196 te vdekur ). Forcat ajrore kane qendruar ne verilindje te Sarajeves. Ne zonen Rogatica - Sarajeve ka veprimtari shume te dendur te bandave. Nje kolone eshte sulmuar nga ata gjate nates se kaluar.
Batalioni i artilierise se rende:Fronti i lindjes-Grupi Kybler: Kemi pasur sulme nga te dyja anet. Armiku eshte pozicionuar ne hyrje te ures, ne pjesen veriore te Esegit. Gjate dites se 29.11 ka pasur shkembime zjarri , kryesisht me granata, ne segmente te ndryshme te rruges.
Jane krijuar distanca te medha mes anes se majte, divizionit H dhe D, dhe anes se djathte qe ndodhet prane zones se kishave. Ne momentet e fundit u arrit zhbllokimi i linjes se zones perendimore te Torjancit ( 12 km ne juglindje te Siklosit ) dhe te pjeses perendimore te Siklosit. Trupat jane ne terheqje e siper. Persa i perket reagimit te armikut nuk kemi akoma asnje informacion. Gjate dites se 29.11 divizioni 71 arriti te zbrapste nje sulm me artilieri te rende ne pjesen perendimore te rruges se kishave. Ne te dyja anet e vendit te quajtur Peksvarad jane ngritur linjat e sigurimit dhe postoblloqe nga forcat tona te artilierise ajrore dhe atyre luftarake. Ne kete zone nuk ka akoma te dhena per ndonje sulm nga ana e armikut. Sipas te dhenave te fundit Peksvaradi eshte akoma nen kontrollin tone. Pergjate rruges Batazek eshte zbrapsur nje sulm i armikut, qe vinte nga pjesa jugore e Skezardit, dhe qe u detyrua te kalonte nga ana tjeter. Pas kesaj ngritem nje rryp sigurimi 6 km te gjate, ne linjen Skezard-Oseni.
Fronti i Adriatikut: Pas humbjeve te medha me 28.11. jane shenuar vetem disa sulme sporadike ne afersi te Kninit.
Shefit te Shtabit te Pergjithshem te FA
Gjeneral Major Pellumb Qazimi
Teper i nderuar Zoti Gjeneral
Gjate qendrimit tim teper interesant ne Shqiperi kam hedhur nje veshtrim ne historine e vendit tuaj. Gjate kesaj kohe une vura re qe muaji nentor eshte nje muaj teper domethenes per ndjenjen kombetare dhe pamvaresine e Shqiperise
er shkak te arritjes se Pavaresise ne 1912 si edhe clirimit nga trupat e huaja pushtuese, Shqiperia ka dy dite festash qe jane 28-29 nentori.
Por une mund te vija re gjithashtu, qe data e sakte e terheqjes se trupave te fundit gjermane 1944 nga territori shqiptar diskutohet shume nga mediat e vendit tuaj. Sigurisht qe une nuk kam asnje qellim qe te perzihem ne diskutim mbi historine e vendit tuaj. Sidoqofte ndoshta ju intereson Ju dhe oficereve tuaj, cfare kane nxjerre ne pah kerkimet e mia ne Zyren e Studimeve Historiko-Ushtarake te Bundeseehrit persa i perket dates se sakte te terheqjes se trupave gjermane:
Urdhri per terheqjen nga Shqipeeria u dha me 3 tetor 1944. Korpusi i XXI alpin nen drejtimin e gjeneralit te kembsorise Ernst von Leyser (pjesa e grupit E te FT, e dislokuar ne frontin e Adriatikut) leshoi me 29.11.1944, qytetin e fundit te madh te Shqiperise, Shkodren. Prandaj, kjo date mund te quhet si fundi i pushtimit te Shqiperise.
Me lejoni t'u kaloj kopje te dokumentacionit origjinal nga arkivi i Zyres Studimore si "prova historike" dhe si kujtim per bashkepunimin teper te kenaqshem me ju dhe shtabin tuaj nga maji 2000 deri ne shkurt 2002.
Me konsiderate te larte
Wolfram D. Hoffmann
Kolonel ne Sh.P