Tiranë, vriten në lokal 4 persona. Ndalohet si autor djali i deputetes Xhuvani

TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një sherri në një lokal nate, pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja dhe ka vazhduar edhe jashtë ambienteve të lokalit. Për pasojë kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian.
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri.

Mësohet se një nga viktimat është 19 vjecari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë Paolo Azzolo, 60 vjec me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë nje plumb afër zemres. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N.

Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave.

News24 në vendgjarje sjell pamjet e para pak pas krimit të rëndë, video që BalkanWeb e publikon si më poshtë:

Ndërkaq policia ka shoqëruar 22 persona, që besohet se kanë dijeni për ngjarjen, dhe ka ndaluar 3 të tjerë, ndër të cilët edhe djalin e deputetes Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani, si një nga autorët e dyshuar të krimit. Në vendngjarje janë gjetur 2 pistoleta, me të cilat mendohet se është qëlluar dhe janë vrarë 4 personat.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë patrulla të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, kreu i Drejtorisë së Policisë Artan Didi dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

Autoret
Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”. Në vendngjarje vec patrullave të policisë dhe njësisë “Shqiponja”, shkoi edhe kreu i drejtorisë së policisë Artan Didi dhe kreu i prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha. Vendngjarja mbeti e bllokuar për disa orë, derisa grupi hetimor kreu gjithë veprimet e nevojshme.

Shkaqet e vrasjes
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se shkak për vrasjen e katërfishtë është bërë një sherr për motive banale.

Shoqërohen 22 persona, 8 të përfshirë në konflikt
Deri tani, policia ka shoqëruar 22 persona që ndodheshin në lokal ndërsa 8 prej tyre dyshohet se kanë pasur lidhje drejtpërdrejt me ngjarjen.

Banorët: Të mbyllen lokalet poshtë pallateve
Banorët shprehen se janë trembur nga ngjarja e rëndë dhe kërkojnë që të mbyllen lokalet poshtë pallatit. “Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk na zuri gjumi gjithe naten. Policia të jetë në gadishmëri dhe të mbyllen lokalet poshtë pallatit”- shprehen banorët.

Një prej autorëve, djali i Luzia Xhuvanit
Konstandin Xhuvani, djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani etiketohet nga policia si një prej autorëve protagonistë të kësaj masakre.
Konstadin Xhuvani eshte emer I perfolur pasi ne vitin 2011 kreu nje vrasje, ku viktime mbeti nje i ri.
Në datën 12 shkurt 2011, rreth orës 07:30 të mëngjesit, në rrugën “Ali Visha”, në banesën private në pronësi të Sh.Zela, Kostandin Xhuvani ka vrarë me armë zjarri pistoletë për motive të dobëta Alfred Musabelli dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima, Alfred Musabelli së bashku me dy shokët e tij, A.G. dhe P.P. ka shkuar në banesën e Albi Zelës për t’u sqaruar lidhur me një konflikt që kishin pasur më parë me njëri-tjetrin. Pasi ka hyrë në banesë, Musabelliu është takuar me të dhe me Konstandin Xhuvanin, ndërsa dy shokët e tij kanë qëndruar jashtë banesës. Pasi janë takuar, viktima dhe Albi Zela kanë filluar të konfliktohen me njëri-tjetrin. Aty ka ndërhyrë edhe Konstandin Xhuvani, i cili menjëherë ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe ka qëlluar Alfred Musabelliun në kokë, nga pjesa e përparme, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Pasi kanë dëgjuar të shtënat A.G. dhe P.P. janë larguar me vrap të frikësuar. Në këtë moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kanë dalë jashtë nga shtëpia dhe i kanë ndjekur nga pas, ku Konstandini ka qëlluar me pistoletë, ndërsa Albi me gurë. Nga hetimi i prokurorëve dhe policisë është zbuluar se pas vrasjes, 22-vjeçari Kostandin Xhuvani është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A, kurse Albi Zela është larguar dhe ka shkuar në banesën e dajës së tij, ku edhe është kapur më pas nga policia. Ndërkohë, menjëherë pas ngjarjes, Kostandin Xhuvani u arratis për tu dorëzuar 3 muaj më pas negociatash intensive mes të afërmve të tij dhe policisë së Tiranës.
Gjykata e denoi vetem me dy vite burg
Gjykata e Tiranës dënoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin, djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili më datë 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Në vendimin e Gjykatës, i cili mban datën 14 nëntor 2011, dënohet me 14 muaj dhe Albi Zela, mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e “moskallëzimit të krimit”. Kostandin Xhuvani u arrestua vetëm 3 muaj pas kryerjes së krimit pas negociatave të vazhdueshme të policisë dhe të familjarëve për dorëzimin e tij, pasi menjëherë pas vrasjes ju fsheh policies. Pas kryerjes se denimit, Konstandin Xhuvani lirohet.
89085_2.jpg

(News24/BalkanWeb)
 
Last edited:

Al-Punk

Still here
TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. News24 në vendgjarje sjell pamjet e para pak pas krimit të rëndë, video që BalkanWeb e publikon si më poshtë.

Keshtu eshte kur ligji denon fakirat dhe jo keto kokrrat e arta te molles. Sesi mundet qe nje vrases te lihet i lire pas vetem 2 vitesh denimi, vetem gjykatat shqiptare e dine. Dhe ja ku eshte, merr prap jete njerezish..
 
Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Te maresh jeten dikujt edhe te besh vec dy vjet burg??? Eh po djale deputeteje pse mos, te ishte ndonje i thjesht do ishte burgos 20 vjet
 
Top