SHBA- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për herë të parë pas incidenteve të djeshme në Beograd, duke thënë se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë model frymëzimi për rajonin.
“Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të bien në këtë nivel. Shqipëria dhe shqiptarët kanë vendosur të jen modeli frymëzues i të ardhmes”, tha Rama, për Zërin e Amerikës.
Gjatë intervistës, Rama ka thënë se politika nuk duhet të ndikohet nga sporti, duke lënë kështu të kuptohet se do të shkojë në vizitën e planifikuar në Beograd.
“Futbolli nuk mund të bëhet instrument i politikës”.
Ndryshe, Rama ka thënë se është krenar me futbollistët shqiptarë, me lojën e sjelljen e tyre.
“Më lejoni që të jem krenar për 24 orët e Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për cka na dhuruan dje djemtë e kombëtares. Ata ishin superior në lojë dhe me raste”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, ai ka thënë se skenat në Serbi ishin raciste dhe të dhunshme.
“Ishte shfaqje dhune dhe racizmi”, ka shtuar ai.
Ndërsa lidhur me lajmin e publikuar për arrestimin e vëllait të tij, Rama tha se nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë atë çfarë ëhstë raportuar nga mediat serbe.
Ora News