Qeveria, nga 1 janari pasaporta dhe karta të reja biometrike

Shqiptarët do të pajisen nga 1 janari i 2015- s me karta të reja identiteti dhe pasaporta të reja biometrike. Kryeministri Rama, pjesëmarrës në konferencën “Letërnjoftimi, siguria juaj për shërbimet elektronike”, zhvilluar nga Ministria e Inovacionit, tha se përmes dokumenteve të dixhitalizuara me më shumë elemente sigurie do të arrihet të luftohet korrupsioni i sporteleve, pasi shumë shërbime do të ofrohen online. “Ne jemi duke punuar për një fazë të re të betejës së korrupsionit dhe ne besojmë se do e mundim korrupsionin si një sistem që çdo ditë thith gjakun e familjeve duke thithur gjakun në xhep duke u marrë gjakun”, tha Rama.

Pesë vjet pas pajisjes së qytetarëve me karta identiteti elektronike, të pajisura me çip personal të dhënash dhe pasaportash biometrike sipas standardeve të BE-së, shqiptarët do të duhet të pajisen me karta dhe pasaporta të reja identifikimi. Meqenëse ato do të jenë dokumente që do të funksionojnë përmes çipit elektronik dhe numrit personal, pajisja me to nuk do të jetë fakultative, apo kur të skadojnë dokumentet e vjetra, por menjëherë, pasi qytetarëve nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim nga pikat elektronike.

Sipas Kryeministrit, do të nisë dixhitalizimi i pronës dhe kjo do të zgjidhë njëherë e përgjithmonë disa shërbime të tjera. “Nëpërmjet sistemit dixhital duhet të merren të gjitha shërbimet, nëpërmjet sistemit online duhet të merren të gjitha shërbimet dhe të merren shumë shpejt, por për të arritur këtu duhet të stërvitim të gjitha pikat e shërbimit. Që të arrijmë që kur të marrë dikush hipotekën, të mos sorollatet zyrë më zyrë, por ta marrë edhe në zyrën e postës, edhe në një qendër tregtare. Kemi nevojë që të bëjmë dixhitalizimin e pronës dhe të marrë fund manipulimi e hartave. Kështu çojmë një numër të madh shërbimesh në shumë qendra dhe atje në filan komunë ku nuk ka zyra. Pensionistët të mos rrinë në radhë, por ta marrin pensionin drejtpërdrejt nëpërmjet automateve në një qendër tregtare”, tha Rama. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se dokumentet e reja të identifikimit do të kenë elemente të shtuara sigurie, të cilat do të jenë në duart e qytetarëve prej janarit të vitit 2015. Sipas ministrit Tahiri, nëpërmjet elementeve të shtuara të sigurisë në pasaporta dhe letërnjoftime do të përmirësohet cilësia e shërbimeve, do të rritet efektiviteti i administratës dhe do të ulet mundësia për korrupsion. “Shërbimet cilësore nëpërmjet inovacionit teknologjik rrisin aksesin e qytetarëve, që do të thotë më shumë besim, më shumë bashkëveprim, më shumë partneritet, më shumë kapacitet për të dhënë shërbime cilësore. Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga janari i vitit tjetër, do të kenë në duar një nga dokumentet më të sigurta. Nga janar qytetarët do të kenë edhe kartat e reja me elemente të shtuara të sigurisë”, deklaroi ministri.

Panorama
 

Dreamer

Under the Dome
Booo ..
Ne 18 vjet jashte Shqiperise kam nderru 4/5 passaporta ..
Uroj shqiptaret qe me uljen e taksave qe qeveria Rama beri ti bejne direkt kto passaporta sepse Rilindja eshte afer edhe pak e ja dolen!!
Shpresoj te kene afat 2 vjecar maksimum sepse populli me gjithe ato lek te rezervuara kete vit qeverisje sdi ku ti shpenzoje ato leke te pakten ti shpenzoje aty ku duhet te passaportat se jane me rendesi jetike !!
Komplimentoj qeverine per ndermarrjet e saj qe po ben e do vazhdoje te beje ...Urime ....Urime Suksese e sa me shume pasaporta per te gjithe ne !!
 

Al-Punk

Still here
Cdo qeveri, nje pashaporte...... Per 40vjet,do kemi 10pashaporta!
Nje kryeminister rri zakonisht 8 vjet ne pushtet keshtuqe i bie 5 pasaporta ne 40 vjet... Njesoj si me sistemet arsimore, cdo 8 vjet ndryshon struktura.
E rendesisshme eshte qe ata qe kane pasaporta biometrike nuk kane nevoje te ndryshojne gje.
 
Top