Të maskuar si refugjatë, grupe me nga 4 luftëtarë të do të përpiqen të kalojnë kufirin me Turqinë, e prej andej do të udhëtojnë drejt Europës Perëndimore me pasaporta të falsifikuara. Lajmin e përcjell gazeta gjermane "Bild am Sonntag" , duke iu referuar qarqeve të sigurisë, që lënë të kuptohet se qëllimi i një organizimi të tillë është një dhe i vetëm: atentate në Kontinentin e Vjetër.
E njejta gazete pretendon se sherbimet amerikane te zbulimit kanë arritur të deshifrojnë komunikimin e koduar të drejtuesve te ISIS-it për këto plane terroriste.
Pikerisht nga pergjimet u mesuan edhe detaje te udhezimeve te dhena komandove xhihadisteve, nder te cilat edhe fakti qe nuk duhet te merrnin avione per shkak te kontrolleve teper te rrepta ne aeroporte. Kufirin turk nga ana tjeter e kalojne cdo dite me qindra siriane qe i largohen luftes civile, ndaj per terroristet konsiderohet me e lehte kjo rruge pasi mund te perzihen me refugjatet e te hidhen ne anen tjeter pa rene ne sy.
"Bild am Sonntag" shkruan gjithashtu se autoritetet gjermane kane qene ne dijeni te nje situate te tille, e madje pohojne se Gjermania vazhdon të jetë në fokusin e terrorizmit xhihadist, cka le te kuptohet se sigurise se brendshme te saj i kanoset nje rrezik real. Nje tjeter gazete gjermane, "Die ëelt" ben te ditur se gjithmone e me shume luftetare radikale nga Europa, qe para disa vitesh kane qendruar ne kampet terroriste te zones kufitare mes afganistanit e Pakistanit, tani ndodhen ne siri ose jane rruges per atje.
Nje zyrtar i larte i sigurise i tha kesaj gazete konflikti sirian Shteti Islamik kanë nje force shume te madhe tërheqëse për islamistët e gatshëm për të luftuar.
/ Top Channel