Punonjësit e një fabrikë këpucësh që ndodhet në zonën prane ish-poligrafikut në Tiranë kanë protestu



Jane rreth 400 punonjës të cilët janë të detyruar te punojne 7 dite ne jave, dhe me keto te ardhura mbajne familjet e tyre.

"Unë jetoj më qira dhe paguaj cdo muaj 170 mijë lekë. Paga ime këtu është 200 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kam edhe një fëmijë të vogël për të rritur. Si mund të mbijetoj unë, kur nuk më japin pagën?" thotë një punonjëse.

"Ky është muaji i dytë që nuk e kemi marrë rrogën. Me këtë punë mbahemi. Ne jemi katër vetë në shtëpi, punoj vetëm unë dhe paga që marr është mundësia e vetme për t'u ushqyer. Në momentin që nuk marrim pagë do të nisim të marrim ushqime me lista në dyqane", thotë një punonjës.

Nje pjese e grave tregojne se edhe pse punojne ne kushte shume te veshtira dhe shpesh here te pasiguruar, jane te detyruara te heshtin pasi zgjidhja qe u jepet eshte rruga.

"Kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar shumë gjatë gjithë javës. Kur kërkojmë të drejtat tona, na tregojnë rrugën. Fëmijët duan të ushqehen, ne duam të ushqehemi, por çantën e kemi bosh", thotë një tjetër punonjëse.

Punonjesit e kesaj fabrike ku behet faza e pare e perpunimit te kepuceve jane shprehur te bindur ne vijimin e protestes.
/ Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Qfar usine kjo, pervec se nje minifakture ordinere. Duhet akuzuar direkt ne prokurori dhe mundesi per ta mbyllur kete aktivitet gjakpires. Vijne nga italia dhe paguajne rroga qesharake, ska sindikata n tirane ?
 

tropojanja

Çike Malsie
Qfar usine kjo, pervec se nje minifakture ordinere. Duhet akuzuar direkt ne prokurori dhe mundesi per ta mbyllur kete aktivitet gjakpires. Vijne nga italia dhe paguajne rroga qesharake, ska sindikata n tirane ?
Gjithka ne shqipri asht qesharake...vijn hapin biznese en tirane japin rroga qesharake i shfrytzojn ne max...un vet kam qen ne ato fabrika kepucesh e fabrike rrobaqepsie...dhe vetem te kaloje pak caste ishte nje tmerr jo te punosh per 9 ose 10 ore aty..eshte vertet per te ardhur keq sa shum shfytzohen shqiptaret
 

scadarsko

Locus omnem
Gjine shqipri asht qesharake...vijn hapin biznese en tirane japin rroga qesharake i shfrytzojn ne max...un vet kam qen ne ato fabrika kepucesh e fabrike rrobaqepsie...dhe vetem te kaloje pak caste ishte nje tmerr jo te punosh per 9 ose 10 ore aty..eshte vertet per te ardhur keq sa shum shfytzohen shqiptaret
Tmerr padrejtesi...... Demokraci n shqiperi me rroga enverit prape !
 
Top