Papa Françesku: Shqipëria nuk është vend mysliman

Emocionet e vizitës të shkaktuara nga pritja madhështore, portretet e klerikëve martirë të vendosura në bulevardin kryesor të kryeqytetit, vuajtja e popullit shqiptar nga komunizmi dhe bashkëjetesa harmonike e tri feve kryesore kanë qenë kryefjala e Papës gjatë udhëtimit të tij 90-minutësh.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Papa u ka kërkuar falje atyre dhe u ka thënë se do të përgjigjet për udhëtimin në Shqipëri, shkruan sot “Radio Vatikani” në faqen online.

Gjatë konferencës, Papa theksoi faktin se Shqipëria është në periferi të Evropës, duke thënë se vizita e tij jo më kot u bë në këtë vend.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pavarësisht faktit që Shqipëria ka një shumicë myslimane, ajo nuk është një “vend mysliman, ajo është një vend evropian”, dhe vuri në dukje bashkëpunimin ndërmjet tri feve të mëdha: Islamit, Krishterimit Ortodoks, dhe Katolicizmit.

Ai përsëriti rëndësinë e kulturës së bashkëjetesës, tolerancës dhe miqësisë në vendin ballkanik, ndërsa nuk i ka fshehur impresionet për moshën mesatare në vend.

“Ata më thanë se ai është vendi më i ri në Evropë…Atje shikon një kulturë mjaft të lartë, e aftë për të ndërtuar vëllazërinë”, tha Papa.

I është dashur të studiojë për gati dy muaj periudhën e komunizmit dhe historitë e përndjekjes së feve gjatë kësaj kohe.

“Kjo ishte një periudhë mizore, niveli i mizorisë ishte i tmerrshëm. Kur pashë posterat e të vrarëve gjatë periudhës komuniste, jo vetëm katolikët, por edhe ortodoksët dhe myslimanët…kjo ka ndodhur për shkak se ata besonin në Zot. Secili nga tre komunitetet kanë dhënë një dëshmitarët e tyre para perëndisë dhe tani dëshmojnë vëllazërinë e tyre”.

Ati i Shenjtë pranoi se ka lotuar pas dëgjimit të dëshmisë së një prifti të burgosur për 27 vjet nga regjimi komunist, duke thënë se ai është i impresionuar nga përulësia e atij njeriu, i cili duhet ta tregojë historinë e tij në emër të të gjithë persekutuarve të tjerë.

Në fund të konferencës në udhëtim, Papa konfirmoi udhëtimin e tij të radhës në Strasburg më 25 nëntor dhe Turqi më 30 nëntor, në festën e Shën Andreas, të cilën ai do ta festojë në Stamboll me Patriakun Bartolomeu.

Kur gazetarët i kujtuan se Turqia ndodhet në kufi me Irakun si për t’i kujtuar rrezikun që vjen nga ai shtet, Papa tha se gjeografia nuk mund të ndryshohet.
/Gazetaplus/
 
scadarsko

Locus omnem
Shqiperine e beri vend islamik vetem sali berisha, duke e antarsuar shqiperine n ligen e vendeve islamique, ku dhe sot bejm pjese.Kuvedi duhet ta shfuqizoje kete vendim cmendurie berishjane, sepse vertet nuk jemi toke islamique por Illyrian.
 
tropojanja

Çike Malsie

pse cmenduri berishjane??a mendon se antarsimi ne ato liga mbase i ka sherbyer per dica shqiprise??
 
scadarsko

Locus omnem
pse cmenduri berishjane??a mendon se antarsimi ne ato liga mbase i ka sherbyer per dica shqiprise??
te kunderten na ka kthy mrapsht deh a edin se shume shpejt shqiperia do detyrohet te dali nga kjo organizate nese do hyje vertet n europe
 
tropojanja

Çike Malsie
te kunderten na ka kthy mrapsht deh a edin se shume shpejt shqiperia do detyrohet te dali nga kjo organizate nese do hyje vertet n europe
aman...shqiptari don ate qe e vjedh mashtron sillet si mos me keq.i jep vec llafee e asgje sben..pse sja vlersoni iher te mirat Berishes??????
 
scadarsko

Locus omnem
aman...shqiptari don ate qe e vjedh mashtron sillet si mos me keq.i jep vec llafee e asgje sben..pse sja vlersoni iher te mirat Berishes??????
Vetem berisha nuk ka bere te mira ndaj shqiperise, per arsye se koha tregoi sa shume ka ece shqiperia. Te mirat tja vletesoje vetem te afermit e tij qe jane bere miliardere me borgjet ndaj bankave boterore, e shoqeria jone po i paguan....
 
tropojanja

Çike Malsie
Te vleresojme te mirat e Berishes,eshte fare e thjesht vetem Veriu mund te flas mire per te...
Jo e ke gabim!por mgjth ja nje shembull qe ne shqiptaret jemi racist per nj tj....Ai me te vertet eshte nje verior po fundja ckemi ne veriu???????????????
Sinqersiht me vjen keq qe shoh racizem akoma...e kam pare kudo ne fakt ne shkolle ne pune e kudo...Kur ishte koha e Berishes lepiheshin ....sa ktheje koken tegonin....Veten e tyre!!
 
Black_Rose

Forumium maestatis
Plotesisht dakord me shoqen parafolse, ne pretendojme qe te tjeret jane raciste ndaj nesh kur ne nuk respektojme as veten tone, eshte e kote te vazhdoni te protestoni per kete gje se sma mbush dot mendjen njeri qe nuk jemi !
 
Universal

AnonymouS
Jo e ke gabim!por mgjth ja nje shembull qe ne shqiptaret jemi racist per nj tj....Ai me te vertet eshte nje verior po fundja ckemi ne veriu???????????????
Sinqersiht me vjen keq qe shoh racizem akoma...e kam pare kudo ne fakt ne shkolle ne pune e kudo...Kur ishte koha e Berishes lepiheshin ....sa ktheje koken tegonin....Veten e tyre!!

S'ka lidhje racizmi e as feja.
Por eshte e pakuptimte te lavderosh dike qe krijoi kete kauze ne kete vend,dhe nje Shqiperi te mjeruar..
 
Top