Vlorë, djali i mësueses plagos me pistoletë në shkollë nxënësen 17-vjeçare

94580_1.jpg

VLORË-Një 17 -vjeçare u plagos me armë zjarri në shkollë nga bashkëmoshatari i saj i klasës. Ngjarja ndodhi në shkollën e mesme në fshatin Gjormë të Vlorës.

Burime nga policia bëjnë me dije se 17-vjeçarja E.Tota u plagos me një plumb në shpatull nga bashkëmoshatari i saj Aldo Arishaj. Autori i dyshuar i ngjarjes i cili është dhe djali i një prej mësueseve të shkollës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ai u vu në pranga nga policia vetëm pak orë më vonë brenda në fshat.

(a.n/BalkanWeb)
 

Al-Punk

Still here
Po shohim shpeshhere qe arsimimi i femijeve eshte lene pasdore nga intelektualet ne Shqiperi.
Femijet e Arta Dades, horra me emer, djali i Rucit disa here plagosje e te tilla, djali i Xhuvanit akuzuar per lloj lloj krimesh... Tani dalin dhe femije arsimtaresh...
 

scadarsko

Locus omnem
Nuk m
Po shohim shpeshhere qe arsimimi i femijeve eshte lene pasdore nga intelektualet ne Shqiperi.
Femijet e Arta Dades, horra me emer, djali i Rucit disa here plagosje e te tilla, djali i Xhuvanit akuzuar per lloj lloj krimesh... Tani dalin dhe femije arsimtaresh...
Nuk ka faj mesuesja kur djali ben akte kriminale. Nje krim ndoll kudo dhe nga gjithkush......
 

Universal

AnonymouS
Flet 17-vjeçarja, nxënësja e plagosur: Në pritë më nxori mësuesja
spacer.gif

spacer.gif

spacer.gif

94711.jpg
TIRANE-Vajza e plagosur me armë në shkollë dy ditë më parë është nxjerrë nga klasa nga mësuesja e Matematikës, Dilore Arshia, e cila është nëna e autorit të krimit.

E perditshmja 'Panorama' shkruan se, ajo i ka kërkuar kolegut të saj që po shpjegonte mësimin që t’i jepte 5 minuta leje 17-vjeçares Emliha Toto. Por leja e siguruar prej saj për të favorizuar të birin që të mund të bisedonte e të sqarohej me shoqen e tij të klasës, për pak u kthye në tragjedi. 18-vjeçari Aldar Arshia kishte kërkuar të sqarohej me shoqen e tij të klasës pasi vëllai i kësaj të fundit e kishte takuar dy ditë më parë dhe i kishte kërkuar të mos i ngacmonte më të motrën. I nervozuar nga kërcënimet e bashkëfshatarit të tij, i riu ka shkuar në shkollë në momentin kur sapo kishte nisur ora e dytë e mësimit. Pasi vajza e ka refuzuar ta takojë, ai i ka kërkuar ndihmë së ëmës që të mund ta takonte. Kjo e fundit, e cila po jepte mësim në një klasë tjetër, ka shkuar në klasën ku ndodheshin nxënësit e vitit të tretë dhe i ka kërkuar kolegut të saj që të nxirrte pak jashtë nxënësen Emliha Toto.

Kështu e ka nisur dëshminë për grupin e hetimit 17-vjeçarja që mbeti e plagosur me armë zjarri me plumb në kokë. Sipas saj, Aldori e qëlloi sepse i kishte thënë vëllait se bashkemoshatari e ngacmonte.
Por nëna e autorit nga ana e saj i hedh poshte akuzat dhe thote se vajzen e nxorri nga klasa qe te pajtohej me Aldorin.
" E nxora nga klasa që të pajtoheshin".

Policia për ngjarjen
"Vlore, më date 22.09.2014 në sallën operative të Drejtorisë së Policisë, Qarku Vlorë është marrë njoftim se në shkollën e mesme "Hamdi Rrapaj" ka ndodhur një plagosje.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e policisë te cilat kane kryer veprime te shpejta procedurale.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. A., vjec 17, se bashku me shtetasen E. T., vjec 17, te dy banues ne fshatin Gjorm dhe nxenes te shkolles se mesme "Hamdi Rrapaj" kane shkuar per te biseduar ne lidhje me disa mosmarreveshje qe kishin, ne katin e dyte te nderteses se shkolles "Hamdi Rrapaj" ne nje ambient (klase e boshatisur) qe nuk perdorej per mesimdhenie.
Si rezultat i mosmarreveshjeve dhe konfliktit qe kishin me njeri-tjetrin shtetasi A. A., e ka qelluar shtetasen E. T., me arme zjarri tip pistolete "Zastava" te cilen e posedonte pa leje duke e plagosur ne koke.
Si rezultat i veprimeve te shpejta hetimore nga strukturat e Policise Vlore eshte bere e mundur qe brenda nje kohe te shkurter te identifikohet dhe arrestohet ne flagrance autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. A., vjec 17, banues ne Gjorm si dhe te kapet dhe sekuestrohet arma e krimit, te cilen autori i dyshuar e kishte hedhur gjate rruges ne perpjekje per ti shpetuar arrestimit. Aktualisht e demtuara eshte ne Spitalin Rajonal Vlore jashte rrezikut per jeten", citon Policia versionin e saj rreth ngjarjes ne fjale.

(d.b/BalkanWeb)
 
Top