SHBA e befasuar nga përgatitja e ushtarakëve shqiptarë në Nju Xhersi
Ambasadori Aleksandër Arvizu tha se diplomimi 100 për qind i 24 oficerëve i bën krenarë, pasi nuk mendohej kur nisi kursi “Shqiponja e Zezë 001”
Denion Ndrenika
Zyrtarë amerikanë thonë se janë befasuar nga niveli i lartë i përgatitjes së ushtarakëve të Shqipërisë.
Ambasadori Aleksandër Arvizu mori shembull 24 ushtarakë që kaluan 100 për qind Shkollën e Kandidatëve për Oficerë të Gardës së Nju Xhersit.
Zoti Arvizu tha se ushtarakët amerikanë dhe shqiptarë janë krenarë për rezultatet e arritura.
Në Tiranë ambasadori amerikan foli në ceremoninë e kthimit të studentëve të kursit “Shqiponja e Zezë 001” nga Shtetet e Bashkuara:
“24 kandidatë filluan trajnimin në 6 maj dhe po 24 kandidatë përfunduan më 29 korrik. Asnjë klasë më parë nuk ka përfunduar 100 përqind si kjo klasë. Në fakt, 1 ndër 3 kandidatë në shumicën e klasave të shkollës së Nju Xhersit nuk e përfundojnë kursin. Ne nuk e kishim menduar që të gjithë do të diplomoheshin. Ata kapërcyen çdo pritshmëri që kishim. Për këtë arsye ata na bënë krenarë”.
Ambasadori kujtoi se veprimi i parë publik i ministres Mimi Kodheli sapo u emërua në detyrë ishte nënshkrimi i letrave të ofertës dhe pranimit për trajnimin e shqiptarëve në shërbimin ushtarak në Shkollën e Kandidatëve për Oficerë në Nju Xhersi dhe në Fort Bening të Xhorxhias.
“Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes ne kemi të diplomuar prej kësaj shkolle në Nju Xhersi, -tha ambasadori, – këta oficerë, si dhe dy nënoficerë që aktualisht janë duke përfunduar programet e trajnimit në shkollën federale të kandidatëve për oficerë në Fort Bening”.
Zoti Arvizu theksoi gjithashtu se të gjithë këta oficerë duhet të jenë shembuj të përpjekjeve modernizuese dhe të suksesshme të Shqipërisë:
“Ata do të shërbejnë si provë që Ministria e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura janë thellësisht të përkushtuar jo vetëm në drejtim të përmirësimit të aftësive të gjuhës angleze, por edhe në sigurimin e një trajnimi me orientim amerikan dhe perëndimor”.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë për Forcat e Armatosura:
“Disa muaj më parë, kur ju u larguat për studime në programin pilot të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, ministrja e Mbrojtjes Kodheli ju dha besimin se do të keni të gjithë mbështetjen e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm. Për këtë po ju siguroj edhe njëherë, që kjo mbështetje do të jetë e vazhdueshme nga ana jonë”.
Mandej, ai shtoi se pritshmëria është vërtetë e lartë ndaj ushtarakëve, ndaj i ftoi të bëjnë “gjithçka që duhet, që ne të gjithë të ndihemi krenar me ju”:
“Sot, me të vërtetë që ne të gjithë ndihemi krenar që ju përfunduat me sukses këtë program”!
Oficerët e sapodiplomuar i përshëndeti edhe komandanti i Gardës Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA/ të Nju Xhersit gjeneral brigade Majkëll Kanif (Michael Cunniff).