Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
ESHTE CUDI KJO? Lajmëruan Nanon për vjedhjen, u shkarkuan Shekulli TIRANË- Për vjedhjet e objekteve në Pallatit të Brigadave ka rreth një vit që përflitet në korridoret e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Të gjendur përpallë rrezikut të humbjes së vendit të punës, askush prej personelit nuk guxon të flasë. Edhe ata që guxuan, janë të pushuar nga puna. Kjo masë ndëshkimore bëhet me dije nga relacioni i drejtuar ish- sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani një vit më parë. Kanë qënë pikërisht përgjegjësi i Pallatit të Brigadave, Artur Isaku dhe përgjegjësja e Zyrës së Personelit, Alma Dyrmishi, të cilët kanë sinjalizuar kryeministrin Nano për lëvizjen e objekteve nga Pallati i Brigadave. Fill pas njoftimit të insitucioneve shtetërore, Isaku dhe Dyrmishi pushohen nga puna me motivacionin: “për paaftësi në detyrë”. Në relacionin për kryeministrin thuhet se mosekzistenca e kontratës së punës mes punëdhënësit dhe dy punëmarrësve të mësipërm, mund të lërë shteg për veprime abuzive nga punëdhënësi, e kjo e parë në këndvështrimin e marrjes së masës ekstreme të largimit nga detyra në një mbledhje të Këshillit Drejtues, lë vënd për t’u rivlerësuar.” 15/12/2004 KATEGORIA: Kronikë nga Tirana
Gjashtë veçoritë e “mafias” shqiptare Çfarë e dallon mafian shqiptare nga ato të vendeve të tjera më të zhvilluara? Kësaj pyetjeje i janë përgjigjur specialistët që punojnë në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, në studimin e tyre më të fundit. Janë gjashtë veçori kryesore, që dallojnë sindikatat shqiptare të krimit nga ato të vendeve të tjera. E para është struktura hierarkike e organizimit të grupit, e ndërtuar mbi bazat e njohjeve miqësore dhe lidhjeve të gjakut, pak a shumë si mafia italiane, por që ka gërshetime. Mosha e re e kontigjentit kriminal që militon në këto sindikata, është një tjetër veçori i grupeve kriminale shqiptare. Në studim thuhet se shqiptarët kanë status të veçantë për ushtrimin e dhunës, agresivitet me nivelin ekonomik dhe lëvizshmëri në terren, veçori këto që janë bërë problem për autoritetet policore në vendet perëndimore. Një tjetër veçori e përmendur në raport është e aftësia e grupeve shqiptare për të krijuar hapësira të reja për trafikimin e lëndëve narkotike. Por një nga tiparet e veçanta të mafias shqiptare brenda dhe jashtë vendit tonë, është cilësuar dendësimi i shpejtë i strukturës së krimit, duke iu përshtatur vendeve, pavarësisht nga goditja e policive dhe përpjekiet e vendeve për të vepruar
 
Shqiptaret ne ndihme te Skenderbeut Tema ka lidhje me nje shkrim/perkthim te thirrjes se arberesheve per te nderuar emrin e Heroit tone Kombetar dhe qe eshte botuar tek Koha Jone para disa ditesh: Duke[/email] trokitur ne <span style="font-weight: bold">Shtepine e Arberesheve te Italise</span>, ju do te gjeni edhe thirrjen e shkruar ne italisht e qe mund ta perdorni ne emailet qe do i dergoni Muzeut Kombetar te Makaronave qe i ka shnderruar qellimin e emrin Pallatit Skenderbe. Kjo eshte nje nga faqet zyrtare te Muzeut te Makaronave: http://www.museodellapasta.it/ nderkohe qe kjo faqja tjeter jep gjithashtu te dhena: http://www.museionline.it/eng/cerca/museo.asp?id=2374 Dy Email-at: <span style="font-weight: bold">museopastealimentari@tiscali.it pastainmuseum@pastainmuseum.it</span> Nderkohe qe mund te perdorim edhe numrat e telefonit, sidomos nga ata/o qe ndodhen ne Itali, dhe qe e ndiejne qe mund te thone a shkruajne dicka per te vene ne vend nderin dhe emrin e te madhit Skenderbe permes nje ndertese simbolike te ndertuar prej deshires se Tij per te ndihmuar popullin shqiptar ne luften per pavaresi. Idete e mendimet tuatja per te ndikuar per kete ceshtje jane te mirepritura. Ky pllakat ndodhet prane Pallatit te Skenderbeut, ne <span style="font-style: italic">Vicolo Scanderbeg</span>.
Nje marins shqiptaro-amerikan vritet ne Falluxha 30 Nentor 2004 Nje shqiptar ka mbetur i vrare nga luftimet e diteve te fundit ne Falluxha mes forcave amerikane dhe guerrilasve irakiane. Ushtari i vrare eshte shqiptaro-amerikani Gentian Zef Marku, nga Piraj i Lezhes, i cili sherbente ne kompanine &quot;Bravo&quot; te Batalionit te Pare te Marinsave ne Falluxha. Djali humbi jeten ne 25 nentor, ne Falluxha, kur nga luftimet per te marre nen kontroll qytetin rebel te Falluxhas ne Irak mbeten te vrare 10 trupa amerikane. Familja Marku ne SHBA, e ka mesuar tashme lajmin e hidhur per djalin e saj 22 vjecar. Familjaret jane ne pritje te mberritjes se trupit te djalit te vrare, per ta percjelle ate ne banesen e fundit. I kontaktuar me telefon nga news24, babai Gentianit, Zef Marku ende ne gjendje shoku, nuk mundej te fliste gjate per ngjarjen e hidhur. Ajo qe dihet, eshte se familja e tij u largua nga Lezha ne vitin 1997 dhe u vendos ne Warren, ne Michigan te SHBA. Deshira per tu bere marins, Gentianit iu nxit nga babai i tij Zefi, i cili ne Shqiperi kishte sherbyer si kapiten policie. Pas perfundimit te trainimit, ne gusht 2002 Gentian Marku caktohet ne kompanine amerikane Bravo, skuadra e trete. Para nje viti Gentiani mberriti ne Shqiperi bashke me 1 700 trupa te tjera amerikane per nje stervitje te perbashket me trupat shqiptare. Pati shume pak kohe per te takuar familjaret qe ka ne Lezhe, pasi pas stervitjes ne Shqiperi, trupat amerikane u nisen me nje mision tjeter. Gentian Marku eshte shqiptari i dyte qe vritet ne Irak, nen flamurin amerikan
Shqiperia nga perspektiva e huajt Miredita, forum "Shqiperia" eshte shume interesant, sepse ketu eshte e mundur te lexoje, cfare shqiptare mendojne per atdheun e tyre ose per kombin e tyre. Jam cek dhe interesohem per Shqiperine. Prandaj eshte e rendesisshme te i njoh mendimet e shqiptareve per pyetjen e identitetit dhe e ardhnerise se Shqiperise. Dua te lexoj gjithashtu mendime per Shqiperine nga njerezit e tjere si une - nga njerez, qe nuk jane shqiptare, por interesohen per kulturen dhe historine shqiptare. Pse ju merrni per Shqiperine dhe Shqiptare? Nuk kujtohem, kur fillova te merrem me kete pjesen e Evropes. Pata mundesi te e vizitoj Shqiperine tre here dhe shpesh mund te flas me shqiptare, qe banojne ketu ne Prage. E di, se Shqiperia nuk ka reputacion te mire ne vendin tim dhe shume shpesh pyes - pse. Mendimet e njerezve ne Ceki jane shpesh te pabesueshme. Problemi me i madh eshte, se njerez nuk jane njoftime per shqiptare. Kur shtyp ose televizion informojne per Shqiperine ose shqiptare, flasin vetem per gjera negative - lufte ne Kosove, kriminalitet, mafia e shqiptaret nga Kosova ne Ceki, Shqiperia ne vitin 1997 etj... Po, eshte e rendesishme te flete per probleme por kurre degjova ne televizion se Shqiperia eshte vend i mire per turizmi, se Shqiperia ka zhvillimin e shpejte e ekonomise... Vetem nje liber e Kadaret eshte e mundur te lexoje ne gjuhen ceke!!! Kultura dhe historia shqiptare jane ketu shume te panjohura. Pastaj nuk mund te habitem se mendime per Shqiperine nuk jane te mira, kur njerez degjojne vetem gjera negative. Gezohem se shpesh do te lexoj mendime te tjera per kete situate. Me falni, se shqipja ime eshte e keq, por mesoj shqip vetem nga viti e kaluar.
Vdes Anita Bitri ne nje aksident tragjik! Sapo mora nje email nga nje shoqe qe jeton ne Staten Island prane Anites. ===== Sa po mora vesh qe Anita Bitri, goca dhe e jema kane vdekur ne Staten Island NY. Shkaku i vdekjes ishte Carbon Monooxide poisoning ne shtepine e tyre. Ma do mendja qe lajmet shqiptare do fillojne ta perhapin lajmin dhe ne Shqiperi. Really, really sad, dhe te rrenqeth mishin. Ne NY ishte shume popular te pakten me Shqiptaret. Anyways, ne lajme te mira shkruafshim ===== Lajmi eshte i pakonfirumuar. Sidoqofte, I paharruar qofte kujtimi i tyre.
Edi Rama zgjidhet "Kryebashkiaku i Botës 2004" Edi Rama zgjidhet Kryebashkiaku Botëror i vitit 2004. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka arritur të marrë trofeun vjetor, pas votimit maksimal në internet, duke u vlerësuar më shumë mes 50 konkurrentëve që morën pjesë në konkursin ndërkombëtar që zhvillohet për të dytin vit radhazi. Rezultatet e konkursit të këtij viti ku u shpall fitues Edi Rama, treguan se në fund të tetorit 2004, se më shumë se 35 mijë njerëz dhanë votën dhe komentin e tyre nëpërmjet internetit për atë që duhet të fitonte këtë çmim. Votuesit nga Europa numërohen të jenë rreth 41% të numrit total të votuesve. Votuesit amerikano - veriorë mësohet të jenë rreth 35%, ndërsa Azia kontribuoi me 14 % votues në këtë projekt. 4% votues numërohen të jenë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, pjesa tjetër vjen nga vende të tjera të botës përfshirë këtu Afrikën dhe Australinë. Dy konkurrentët që u ndeshën për vendin e parë, Edi Rama dhe Andrés Manuel López Obrador, kryetar i Bashkisë së Mexico City, morën më shumë se 5,500 vota në internet. Tann vom Hove, botues dhe kryeredaktor i qendrës “Kryebashkiakët e Qyteteve”, tha se kjo organizatë kishte për synim gjetjen e kryebashkiakëve me mbështetje pasionante për komunitetin e tyre që gëzonin respekt në rangjet ndërkombëtare . Konkurruan për titullin “Kryebashkiaku Botëror për vitin 2004”: Annika Billström Stockholm, Sweden Jens Kramer Mikkelsen Copenhagen, Denmark Sergio Chiamparino Torino, Itali Dora Bakoyannis Athinë, Greqi Keshav Sthapit Kathmandu, Nepal Tadatoshi Akiba Hiroshima, Japoni Martin O’Malley Baltimore, USA Bertrand Delanoe Paris, Francë
shqiptaret zbulues te amerikes ja c shkruhet sot ne gazeten koha javore: Shqiptarët "zbulues të Amerikës"! Thuhet se mbreti i rokenrrollit Elvis Prisley, aktorja e njohur Ava Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln, kanë qenë me prejardhje Melungeun! Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm janë pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroatë e shqiptarë. Ahmet Shqarri Sipas një komenti të Astrit Lulushit, transmetuar nga "Zëri i Amerikës", në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike të të tri racave. Këto bashkësi filluan të krijoheshin me mbërritjen e kolonëve të parë evropianë, të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën atje banorë autoktonë që Kolombi i quajti indianë. Gazetari i "Zëri të Amerikës" Lulushi, merr shkas pikërisht nga ky fakt duke zgjeruar pastaj idenë e tij, se midis këtyre banorëve autoktonë ka shumë gjasa që të ketë pasur edhe shumë shqiptarë. Për shtjellimin e kësaj ideje ai shkruan kështu në komentin e tij: "Anëtarët e njërit prej grupeve autoktone janë përfshirë sot nga një krizë identiteti". Ky grup sot njihet me emrin Melungeon dhe ka kohë që është hedhur në kërkim të rrënjëve etnike. Disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare. Melungeonët jetojnë të përqëndruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rokenrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Ava Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln, kanë qenë me prejardhje “melungeon!” Në listat e regjistrimit të popullsisë melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë. Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe duket se kjo krizë është aq komplekse sa që po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 përgjigje të ndryshme. Ata thonë se të parët e tyre kanë qenë nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë, e të tjerë, të ardhur në Amerikë nga mesi i viteve 1500. Por çzthonë burimet historike? Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikës në shekullin e 17, u befasuan, kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje pothuajse primitive. Çuditërisht ata kishin tipare të ngjashme evropiane, por me ngjyrë lëkure pak sa të zeshkët. Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm janë pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroatë e shqiptarë. Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake. Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë me Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujërat e Mesdheut u ndesh me një anije turke, për të cilën britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan. Kur beteja përfundoi, në hambarin e anijes turke britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vendet e Ballkanit. Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes së tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re. Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kotakt me fise vendëse indiane dhe u përzien me ta. Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se te melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane. Z. Kennedy vetë është melungeon. Në librin e tij, "melungeonët, rilindja e një populli krenar", Brent Kennedy thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh. Psh, është pranuar se vetë emri "melungeon" rrjedh nga frengjishtja “Melangë”, që do të thotë: "i përzier". Por, B. Kennedi këmbëngul se melungeon rrjedh nga turqishtja “melunkam” - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnjë shpresë e ish-robërve për t’u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam-mall. Po të kihen parasysh shënimet e admiralit Drake aty thuhet se, mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroatë, e shqiptarë. Historiani Kennedi thotë se edhe emri i fisit Indian Cheeroke vjen nga fjala “shirokë” - e shprishur, e përhapur. Por shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarëballkanike. Gjithashtu, emrin e vendbanimit, Alabama, Brent Kennedi e shpjegon me turqishten Allah-Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve, për atdheun e të parëve të tyre, përfundon komentin e tij analitik Astrit Lulushi te "Zëri i Amerikës", duke na çuditur dhe ndërkohë duke pohuar, në një farë mënyre, identitetin e hershëm të shqiptarëve, të quajtur po aq hershëm me emrin Albani. © 2002 Koha Javore. All rights reserved. Design by ICG WEB team
Dhjetorin e protestave, Nano e cileson muaj feste Shqiperia ne greve, Qeveria shpall feste Pedagoget, mesuesit, pensionistet, sindikalistet, tregtaret, studentet, taksistet, metalurget dhe te papunet mblidhen ne Sheshin Skenderbej kunder korrupsionit. Kryeministri programon torten e fundvitit Keshilli i Ministrave ka marre dje nje vendim paksa te cuditshem, sa i perket realitetit shqiptar. I gjithe muaji dhjetor sipas ketij vendimi do te jete muaji i Festimeve te Vitit te Ri. Ashtu sic thuhet dhe ne vendimin kryeministror tradicionalisht festimet e Vitit te Ri ne vendin tone fillojne shume dite para nderrimit te viteve. Ne te vertete edhe pse nje popull i varfer, shqiptaret nisin festimet e tyre te nderrimit te moteve qe ne fillim te fundvitit. Kjo ka ndodhur cdo vit. Por kete radhe qeveria shqiptare per te mbeshtetur dhe formalizuar traditen e krijuar prej shume viteve, ka menduar qe muajin dhjetor ta shpalle si muaj i festimeve te Vitit te Ri
Ka humbur nje minister i Nanos E Premte, 03 Dhjetor 2004 KOHA JONE KA HUMBUR NJE MINISTER I NANOS Greva e pedagogeve eshte kriza e Luan Memushit Ministri i Arsimit nuk shfaqet ne publik dhe ia faturon gjithe problemin qeverise. Ja pse eshte i paafte Nano ta largoje... Kur pedagoget e Universitetit Politeknik nisen greven dhe protesten e tyre, u mendua se Ministri i Arsimit do te reagonte ne mos ate dite, te nesermen, duke qene se kemi te bejme me eliten e shkences dhe te mendimit. Jemi mesuar ta shohim Memushin te tregoje kujdes per shkollat e prefekturave te largeta (sidomos per fondet e tyre e ha shume meraku), keshtu qe prisnim qe ai te jepte nje mesazh per universitetin. Ministri Memushi nuk u paraqit te nesermen, por as pas nje jave, dhe as sot. Kriza thellohet, pedagoget kane te drejte, studentet po rrezikojne vitin. Tani qe kjo histori eshte bere bashkudhetarja jone e perditshme, perhere e me shume po pyesim. Ku eshte ky Minister Luani, qe s'po i ben pershtypje kriza e tij. Ka kaq kohe qe fshihet, sa qe i kemi harruar syte, madje dhe floket qe i ka aq te paharrueshem. *** Greva e pedagogeve ne universitetet shqiptare ka mese dy jave qe ka nisur pa nderprerje, dhe asnje zgjidhje nuk duket ne horizont per krizen me te madhe ne sistemin arsimor qe me ardhjen e pluralizmit ne vend. Teorikisht, te gjitha palet jane angazhuar per zgjidhjen e ketij problemi: edhe dekanet e fakulteteve, edhe zv/kryeministri, edhe studentet, edhe zv/ministri i Arsimit, edhe ministri i Koordinimit, edhe keshilltari i kryeministrit per arsimin. Vetem nje personazh deri tani nuk eshte shqetesuar aspak per kete problem. Ky eshte, askush me pak se ministri i Arsimit, Luan Memushi. Dhjetera mijera studente shqiptare rrezikojne humbjen e vitit akademik si pasoje e greves se pedagogeve, megjithate ministri i Arsimit e ka injoruar deri tani kete fakt. Ministri Memushi (sado cuditshem te tingelloje ky togfjalesh) eshte pergjegjesi kryesor per zgjidhjen e problemeve te pedagogeve. Kemi te bejme sigurisht me nje krize te thelle dhe kjo eshte kriza e Luan Memushit. Por, ministri i Arsimit, njelloj sikur te ishte ministri i Mjedisit, nuk prononcohet aspak per kete rast te paprecedent. Megjithe kerkesat e vazhdueshme te pedagogeve anembane vendit, megjithe kerkesen e studenteve per te negociuar me ministrin per zgjidhjen e ketij problemi, vartesi i Gramoz Rucit duke injoruar gjithkend, nuk flet. Nderkohe, qe kjo eshte kriza e Luan Memushit. Dukshem, miku i Sekretarit te Pergjithshem, kopje e kunatit te shokur Xhemal, nuk di ta menaxhoje kete krize. Ndoshta problemet qe shtrojne pedagoget shqiptare do te zgjidhen, por Luani aktual i Arsimit do te mbahet mend si menaxhuesi me i keq i ketij sektori. Memushi sigurisht nuk mund te jape doreheqjen nga posti i tij, sepse ai ka porosi te vazhdoje te shqyeje tenderat deri ne korrik 2005. Nuk eshte cudi qe barkun e fryre te ketij ministri ta shohim ne te ardhmen tek majiset dite per dite nga rakia qe vjen me fuoristrada nga vendlinda e tij. Dhe Memushi eshte minister i Arsimit. Cfare paradoksi! Problemi eshte se as kryeministri Fatos Nano nuk mund ta shkarkoje kete minister. Duke njohur stimen dhe percmimin qe ka kryeministri yne per te paaftet, duket cudi qe nuk e ka hequr me kohe nga borderoja kete minister kaq te heshtur. Cilat sekrete shteterore mund te nxjerre nga goja Luani i arsimit nese del nje dite para publikut, para pedagogeve dhe studenteve, dhe u thote dicka. Te pakten qe po i ndjek keto zhvillime dhe ka dijeni per nderprerjen e vitit akademik. Mirepo, fatura e Ministrit te Arsimit ka kohe qe ka kapercyer Memushin dhe tani eshte ne deren e Nanos. Fakti qe kryeministri caktoi zevendesin e tij per t'u marre me pedagoget, tregon qarte se Nano nuk e njeh ministrin e tij. Atehere perse e mban? Pergjigjja ne fakt dihet. Nano ka kohe qe nuk i ka te sigurta votat ne parlament dhe s'eshte i zoti te beje asnje operacion ne qeveri. Fat i madh per memushet. Ne fund, sa per ta bere edhe me komike kete histori, shkarkohet zevendesministri i Arsimit. Dihet mire qe zv-ministrat kane ne dore, aq sa edhe portieret e ministrive. Greva e pedagogeve dhe nderprerja e panatyrshme e vitit akademik vazhdon. A do te shohim valle ndonje dite ministrin Memushi?
Patentat shqiptare do të njihen në BE, Mars 2005 TIRANË - Në mars të vitit të ardhshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, do të nxjerrë patentat e para shqiptare që do të njihen në të gjitha vendet e BE-së. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Shpëtim Cani ka bërë të ditur dje se patenta e re, e cila do të dalë në mars të vitit të ardhshëm, është hapi i parë drejt integrimit evropian. “Patenta e re do të ketë 20 elementë sigurie, ku do të jenë të shënuara, ngjyra e syve, shenjat e gishtërinjve, grupi i gjakut si dhe shumë elementë të tjerë, të cilët janë të njëjta me standardet e kërkuara nga Komuniteti Evropian”, -tha dje Cani. Ai ka bërë të ditur se është kompania hungareze “Bull Hungary LTD” që ka fituar tenderin për prodhimin e patentave shqiptare që do të njihen në të gjitha vendet e BE-së. Patenta ekzistuese do të vazhdojë të jetë në qarkullim, por ajo nuk mund të njihet në vendet e BE-së. “Të gjithë qytetarët që kanë patentën ekzistuese, por që do të dëshirojnë të kenë lejen e re të drejtimit të automjetit, mund të pajisen me të, duke u paraqitur pranë drejtorive rajonale, ku do të bëhet ndërrimi i patentave”, -përfundoi Cani.
Kombet e Bashkuara! C'mendim keni per Kombet e Bashkuara si organizate, a mendoni se ka qene efektive per te zbatuar qellimet per te cilat u krijua? Kohet e fundit po flitet shume per abuzimet nga Kombet e Bashkuara ne lidhje me programin "Nafte per ushqim" (Oil for Food), dhe konkretisht bllokimin e dokumentave nga Kofi Anan per hollesite e hetimeve ne lidhje me kete ceshtje. Sipas burimeve te ndryshme jo vetem qe ka pasur abuzime, por ka fakte per implikimin deri ne anetare te keshillit te sigurimit te vendeve te ndryshme si Franca, Rusia, Kina, ne korrupsion dhe pagesa te vecanta nga Sadami per t'i blere votat e ketyre anetareve ne votimin e ceshtjeve mbi Irakun. A mendoni se keto ndikuan ne votimin kunder nderhyrjes ushtarake ne Irak? Sa besim keni ju tek Kombet e Bashkuara? Diskutim te mbare!
Teo Van Gogh! C’mendoni per vrasjen brutale te regjisorit holandez Teo Van Gogh para ca ditesh ne Amsterdam(nje pasardhes i piktorit te madh,besoj keni degjuar per te,ka drejtuar nje film realist mbi nenshtrimin e femres ne kulturen e mykur,mesjetare,te erret e te mumifikuar arabo-islame).Per shkak te atij filmi nje maroken mu.ti e vrau! :mad: A nuk ju duket se eshte nje tjeter shprehje e intolerances dhe rrezikut islamist qe keta arabe shimpanze orangotango paraqesin per boten e evoluar perendimore? A nuk mund te thuhet se para se t’i pranonin keta arabe ne vendin e tyre,holandezet duhet t’i detyronin te pranonin zakonet,kulturen,traditat,mentalitetin perendimor? Oscar Wilde ka shkruajtur: Cdo krim eshte nje vulgaritet,ashtu si cdo vulgaritet eshte nje krim! Teo Van Gogh ishte nje deshmor i lirise se mendimit dhe shprehjes!
"ALEATET STRATEGJIKE TE SHQIPERISE"( lexo PS &NANO JA KUSH JANE ALEATET STRATEGJIKE EKONOMIKE TE VENDIT http://news.bbc.co.uk/2/hi/business/4058327.stm Greece would not have joined the euro with the figures that we now have Amelia Torres, European
Top