Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Charles do martohet me Camilla Princi i anglise Charles me Camilla Parker Bowles do martohen me 8 prill . Kete e ka bere te ditur zyra e Charles, Clarence House .Kjo martese do zhvillohet e thjeshe ne keshtjellen Windsor dhe pa ceremoni ne kishe kjo pasi te dy kane qene te martuar me pare dhe te dy jane te divorcuar. N.q.s Charles do te behet mbret ,Camilla nuk do te behet mbetereshe.por do te jete vetem princeshe.Charles dhe Camilla e njohin njeri -tjetrin ne vitin 1970 dhe kane patur nje lidhje se bashku perpara se Charles ne vitin 1981 me Diana Spencer te martoheshe.Camilla ka qene perpara e martuar me Andrew Parker Bowles.Mbeteresha e anglise Elizabeth II thote qe ajo eshte e lumtur per kete martese dhe ajo ka dhene lejen e saj , kjo martese eshte e pranueshme nga ana e saj. Jepni reagimet tuaja mbi kete martese.
MEDIAT QE KULLOJNE GJAK Nga Mentor Kikia Dy janë artikujt kryesorë që ofron menuja mediatike në Shqipëri: politikë dhe vrasje. Gazetat dhe televizionet, në 90 % të rasteve, në faqet e para ose si lajme kryesore kanë mitingjet, replikat parlamentare ose konferencat e shtypit. Në mungesë të këtyre, titujt bombastikë u kushtohen krimeve. Rrugët e Shqipërisë, ku të pashtruara e ku të shtruara e pa asnjë masë mbrojtëse, janë një morg i vazhdueshëm për kalimtarët dhe drejtuesit e automjeteve. Statistikat tregojnë se çdo ditë në rrugët e vendit tonë humbin jetën apo plagosen të paktën 3 persona. Ne gazetarët tregohemi korrektë që asnjë viktimë të mos kalojë pa u shfaqur në gazeta apo televizione. Ku më shumë e ku më pak, kameramanët janë në garë se kush të tregohet më horror. Ata që nuk filmojnë dot kufomën në vendin e ngjarjes, nxitojnë të kapin pllanga gjaku dhe editorët e tyre në redaksi nuk ngurrojnë aspak ta përskuqin ekranin me të tilla pamje. E kam ende të fotografuar në memorie, deri në çdo detaj, një skenë të para pesë vjetëve, kur në "TV Klan" u shfaqën trupat e dy të rinjve, të cilët ishin vrarë dhe ishin ngarkuar në një makinë për t'u zhdukur në periferi të Tiranës. Mundohuni të përfytyroni pak: trupa të mavijosur, flokë të lagur e të ngrirë nga gjaku i mpiksur, kafka të shpuara dhe duar të ngrira me gishta të hapur. Dy njerëz pa jetë, të hedhur kapicë mbi njëri-tjetrin në bagazhin e një makine që ecte mes një rruge fshati në kërkim të gropës. Një makabritet më të tmerrshëm nuk mund të shohësh. Televizioni ishte treguar i kujdesshëm që asnjë detaj të mos i shpëtonte transmetimit. Një skenë të tillë unë nuk do ta harroj kurrë. Por, sa të tilla serviren çdo ditë, nën etiketën e së drejtës për informim? Gazetat nuk qëndrojnë më pas. Një plagosje me armë në Tropojë, në Tiranë shitet nën titujt: "Atentat në kullën e …". Atje nuk ka qenë askush dhe se si ka ndodhur ngjarja e di vetëm ai që shtiu me armë. Por gazetarët ndezin fantazinë e tyre dhe mbushin faqe gazetash me "detajet" e ngjarjes që kurrë nuk e kanë parë dhe askush nuk ua ka treguar. Dhe e gjitha është një fantazi-horror, shumë herë pa pikë letrarizmi brenda. Rrëfimi i detajeve nuk mungon as edhe në lajmet që i referohen një njoftimi që vjen nga Ministria e Rendit, i cili fare shkurt thotë se "shtetasi T.S. u arrestua sepse kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen A.L.". Mbi këtë fakt gazetat tjerrin pa fund artikuj nën tituj të mëdhenj: "Ja detajet se si u përdhunua e mitura". Fantazia-horror vazhdon, megjithëse përdhunimi ka vetëm një detaj dhe ngjarja ka ndodhur në një fshat që askush në redaksi nuk e di se nga bie dhe askush nuk e ka parë. Një garë e tillë e shfrenuar kriminalizimi të medias nuk është parë ndonjëherë dhe për fat të keq është shndërruar në një tendencë që rrezikon ta dëmtojë atë në mënyrë të pariparueshme. Ajo që rëndom quhet kronika e zezë, tërheq doemos vëmendjen e medias edhe në vendet e tjera, por etika e transmetimit dhe publikimit është korrekte. Të pafuqishme për të investiguar - në gjithë këto vite punë nuk mbaj mend që hetimet gazetareske të kenë hedhur dritë mbi ndonjë krim dhe për këtë ka një mijë arsye - mediat rrëmojnë mbi informacionet memece të shtetit dhe i shumëfishojnë ato sipas hapësirës që duhet të mbushin në gazeta apo televizione. Të gjithë pamë me ankth, për ditë të tëra, atë që ndodhte në Nju-Jork pasi u rrëzuan dy kullat binjake. 3 800 njerëz u vranë, u copëtuan dhe u dogjën. Por askush dhe asnjëherë nuk pa në ekrane dhe gazeta një kufomë, një trup pa gjymtyrë apo një tjetër pamje të këtij lloji. "Gazeta Shqiptare" angazhohej dje të mos reklamonte më aktet e vetëvrasjes, pasi brenda 5 ditësh dy vajza të mitura vranë veten duke u vetëvarur sipas të njëjtit skenar. Gazeta mendon se vajza e dytë u vetëvar me shallin e saj në banjë, pasi kishte dëgjuar në TV pikë për pikë (pra, "të gjitha detajet e krimit") çfarë kishte bërë bashkëmoshatarja e saj 4 ditë më parë. Nuk bëj asnjë gabim po të them se mediat shqiptare kullojnë gjak. Shumë herë gazetat dhe edicionet e lajmeve janë filma horror, që duhen ndaluar të shihen nga njerëzit nën moshën 18 vjeç. Ndaj mendoj se nuk mjafton të mos publikosh lajmin e vetëvrasjes së një fëmije apo të një gruaje. Por duhet ndryshuar shumë më tepër. Pas një aksidenti ne nuk duhet të shohim pellgjet e gjakut, por tabelën sinjalizuese që mungon dhe shoferin e dehur, të cilit polici nuk i ka hequr patentën. Pas një krimi në familje ne nuk duhet të shohim gruan me kafkën e çarë, por nivelin e zhvillimit, civilizimin e shoqërisë tonë dhe varfërinë që bëhet shkas për të tilla konflikte. Nëse ne do të vazhdojmë të rendim si hienat pas aromës së gjakut, atëherë misioni ynë është i dështuar, apo edhe më keq, kriminal. MARRE NGA BALKANWEB.COM
SHKURTESAT Si sheqeri që pret kafen pres lajmet qendrore të RTSH-së dhe ato të RTK-së në satelit. Bashk me gruan e nganjëherë edhe me fëmijët e mëdhenj dëgjojmë dhe shikojmë lajmet e në fund pyesim: çka thanë? Si ke ajo puna e....? Nuk shikohen dreçërit, veç politikë ia fusin. Ndërkohë që vajza e madhe më pyet: kush është ODIRI? OJQ-ja? KLMDNJ-ja Nnnnnn-ja të tjera. A i shkon ndokujt në mend se shkurtesat në radio e televizion s´janë aspak të preferueshme, madje dëgjuesit,shikuesit ia pamundësojnë të kuptuarit e lajmit. A i shkon në mend redkasive përkatëse në RTK dhe RTSH po mendoj. Për të tjerat nuk e di si bëjnë se nuk i zë dot tani për tani, po ama këto të dya e teprojnë fare me shkurtesat nga më të ndryshmet. Po të bëhej një anketë me folëset por edhe gazetarët që i bëjnë ato lajme si i bëjnë zor se do ta dinin saktë se çka duan të thonë me ata lajme. Ato duhet të jenë lehtë të kuptueshme se me gazeta është ndryshe - edhe po se kuptove ke kohë ti kthehesh sa herë të duash, madje edhe të konsultohesh me fjalor e të tjerë. Ka edhe shumë gjëra të tjera që iritojnë, por për këtë herë vura në thumb shkurtesat.
Pse po ndodhin fenomenet Irak, Palestine, Afganistan ... Pershendetje, Pa diskutim qe rol me meritor per keto fenomene qe paraqita ne kete titull jane superfuqia boterore SHBA. Mirepo do thote ndonjeri ja erdhi nje muxhahedin a ku ta di une se cfare shprehjesh perdorin PERPARIMTARET e sotem dhe filloi me sharjet, jo une nuk do shaj njeri por kerkoj ndihme per keto dukuri qe po ndodhin. A thua qe shteti me "demokrat" ne bote po kerkon te veje demokracine ne Irak, Afganistan, Bosnje, Kosove, tashme synimet drejt Iranit? Cudi e madhe eeee cfare pushtetare zemer gjere qe jane... Po perkrahja e politikes Izraelite ne Palestine apo me mire te themi pergaditja e skenarit Palestine si shikohet nga Shqiptaret ? A eshte rastesi kjo qe gjithmone vendet islame jane pa demokraci ? Kush e di, femijet e djepit e dine pse po ndodhin keto gjera vetem qe nuk kane mundesi te na bashkangjiten ne kete forum prandaj une kerkoj ndihmen e forumistave. Shendet e te mira
Imazhi i shqiptarëve në botën perendiomore Para disa dekadash shkrimtari i njohur shqiptar Gjergj Fishta tha: " Le ta di gjithë bota mbarë se Gjergj Fishta nuk është shqiptarë" Sot nuk është lehtë të jesh shiqiptarë në Europë dhe Amerikë. Që nga rrëzimi i komunizmit në Shqipëri dhe lufta në Kosovë, shqiptarët kanë emigruar për në Europën( Greqin, Gjermanin, Zvicrën etj.) dhe SHBA. Por shqiptarët duke u bazuar në atë që gazetat e njohura botrore shkruajn, nuk kanë sjellur shumë të mira në shtetet ku ata janë vendosur. Êshtë e zakontë, që në gazetat europiane të lexosh për mafian shqiptare dhe për prostitutat nga Shqipëria. Duhet pranuar se Shqipëria është burimi kryesor i prostitucionit në Europë tani, por mediat e huaja po e paraqesin gjendjen në një mënyr jo të saktë.Qfar mendoni ju? Para disa javësh emigrantët nga Shqipëria, morrën peng një autobuz në qendër të Athinës. Kjo ka bërë që racizmi ndaj shqiptarëve në Greqi të rritet. Nuk di a mund ta quajm racizëm pasi që grekët dhe shqipëtarët kanë të njejtën racë. Por unë i kuptoj në një mënyr grekërit. Po e keqpërdorin shqiptarët mirësin dhe buajrin greke? Deri më tanë në SHBA shqiptarët kanë pasur një imazh të mirë , por tani e tutje ky imazh po kërcenohet. Në albanian.com lexova një artikull me titullin "News : Negative stereotype concerns Albanian-Americans" shkraur nga Journal News. " Albanians have been dogged by repeated stories about criminals and organized-crime groups within their immigrant enclaves. " A jeni kreanar se jeni shqiptar?
Gazete e pavarur - Te jemi realist , te synojme te pamunderen Duke , shfletuar faqet shqipetare ne internet me ra ne sy kjo faqja e "Selfmade@radios". Shume pluhur ngrihet nga mediat shqipetare brenda dhe jashte atdheut, por rasti i "Selfmade@radios" ben perjashtim!!! Hidhini nje sy, dhe nuk do te ngelni te pakenaqur.
Shqetesimi i shqipetareve Per c'fare duhet te shqetesohen sot shqiptaret? 1- Si duhet bere per te luftuar vjedhjet dhe korrupsionin ne Shqiperi? 2-Si duhet luftuar varferia extreme?
Imperializmi Amerikan! Ne fillim Vietnami, pastaj Gjiri Persik, me vone Iraku, se fundi ndoshta Irani ose Kore e Veriut! Ndoshta ka ardhur koha qe imperializmit amerikan t'i pritet rruga. Te gjitha vendet, te medhenj apo te vegjel duhet te vendosin vete per fatin e tyre, pa nderhyrjen amerikane. Mos eshte shnderruar Amerika ne nje Bashkim Sovjeik te dyte. Me pishtarin ne dore si sovjetiket dikur donin te vendosnin komunizmin kudo, sot amerikanen kerkojne vendosjen e demokracise kudo.
Islami dhe amerika Letër kongresit amerikan Letër kongresit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës pas miratimit të rezolutës e cila lejon përdorimin e forcës kundër Irakut Të dashur anëtarë të Kongresit, Në këto kohëra të vështira ju keni përgjegjësi morale dhe etike para elektoratit tuaj dhe para botës në përgjithësi. Çështja e parashtruar para juve nuk ka të bëj vetëm me një diktator i cili ndoshta posedon ose nuk posedon armë për shkatrim masovik. Çështja e parashtruar para juve tejkalon pasojat e parapara në shumë aspekte: E para: shkelja pa presedan të ligjeve ndërkombëtare nëse SHBA-të vendosin të inicojnë sulm mbi një popull sovran; E dyta: efekte negative afatgjatë (që do të përfshin gjenerata të shumta) si pasojë e tragjedisë njerzore, pasoja që nuk mund të mënjanohen kur përdoret makineria luftarake bashkëkohore Rreziku nga humbje të mëdha në njerëz është evidente në këtë konflikt në të cilin do të ballafaqohet një superfuqi, e vendosur që t’i vërteton aftësitë e saja, dhe një diktator i pamëshirshëm, luftëdashës i mbrojtur nga dhjetra mijëra ushtar; diktator i cili mund të fiton përkrahjen e tërë popullit për shkak të përkrahjës së dobët ndërkombëtare për Amerikën dhe faktit se kjo aventurë ushtarake amerikane ka qëllime të tjera që janë në kolizion (kundërshtim) me qëllimet e proklamuara. Duhet ta respektoni botën Islame -e cila shtrihët në sipërfaqe të madhe të globit- e cila njëzëri e denoncon këtë luftë. Nëse fillon lufta interesat amerikane do të rrezikohen anekënd botës. Gjatë luftës së kaluar Iraku ishte agresori në kohë kur në këtë konflikt agresor do të jenë SHBA-të. SHBA-të vetëmse fituan e zemrimin botës Islame kur kryetari i tyre këtë iniciativë e quajti kryqëzatë dhe kur Ariel Sharonin e quajti “njeriu i paqës” dhe në kohë kur kryengritjen Palestineze e cilësonte si terorizëm. Gjatë luftës së fundit në Afghanistan me gjitha veprimet preventive që u ndërmorën dhe me gjithë barierat që u ngritën, SHBA-të nuk arritën të parandalojnë infiltrimin e mijërave vullnetarë në zonën e luftës Si do t’i mbroni forcat tuaja në Bagdad, qytet i cili gjendet në zemrën e botës Islame, qytet i cili konsiderohet qendër kulturor i kësaj bote dhe është në kufi me Tokën e shenjtë. Nëse e llogaritni vetëm këtë gjë së shpejti do ta vlersoni dallimin e madh mes luftës që zhvillohet në Afganistan dhe luftës në Irak. Nëse në konsideratë merren të gjitha faktoret do të konkludojmë se nuk ka ngjajshmëri mes këtyre dy konteksteve Gjatë një vizite të hershme të ish-presidentit amerikan të rajonit i është parashtruar pyetja pse Amerika nuk bëri përpjekje që ta burgos Saddam Huseinin? Përgjigja e tij ishte: “Pasiqë ne nuk patëm mundësi që ta burgosim Aididin në Mogadishu (Somali) të cilin e mbronte një polici e ngordhur si do të kemi mundësi që ta burgosim Saddamin të cilin e mbron ushtri e cila vlersohet si ushtri e katërt në botë? Nëse kësaj ia bashkangjesim faktin se SHBA-te nuk patën sukses në burgosjën e Mulla Omerit dhe Usama bin Ladenit do të konkludojmë se shansat për burgimin e Saddamit nuk janë për t’u gëzuar. Një fjalë e urtë thotë: “Fillimi i luftës është i lehtë në kohë kur mbarimi i saj është i vështirë.” Kjo fjalë e urtë është thënë para se të arrihet ky nivel i zhvillimit të industrisë ushtarake dhe para se të njoftohemi (në hollësi) me masakrat, shkatërimët dhe komplikimet që i shkakton kjo makinëri shkatrimprurëse. Nëse Amerika e fillon sulmin mbi Irakun do të ndez një luftë të cilën nuk e përkrahin as miqt e saj pa e marrur parasysh qëndrimin e shteteve të tjera. Vetëm pushteti izraelit e nxitë Amerikën që të sulmon Irakun. Është ironik fakti se lufta me Irakun do të shkakton më tepër probleme për shtetin çifut dhe popullatën e tij. Saddami do të mundohet që të shfrytëzon luftën për ta promovuar vetën si mbrojtës i çështjes Palestineze i cili do t’ua rikthen të drejtat që i meritojnë. Vetëm një proektil i shkrepur drejt Izraelit do të gjeneroj eufori të papërshkrueshme në botën Islame. Kjo është një gjë e pritur nëse e marrim parasysh qëndrimin e Amerikës drejt çështjës Palestineze. Bota Islame është tepër e indinjuar për shkak të politikës së njëanshme të Amerikës e cila përkrah shtetin çifut Nëse Saddami nuk posedon armë për shkatërrim masovik atëherë nuk ka justifikim për sulmin mbi Irakun. Nëse ai posedon armë të tilla atëherë është budallallëk të nxisim një njeri të çmendur të luaj me zjarr në nje vend plotë naftë dhe eksploziv. Rreziku është më i madh nëse kjo ndodh para se të shfrytëzohen gjitha alternativat për zgjidhje paqësore. Nuk është larg mendjes se një njeri si puna Saddamit ka mundësi që ta ndez në flakë vendin e tij (së bashku me fqinjët)para se të kapët nga ana e armiqëve të tij. Nëse kjo ndodhë atëherë SHBA-të do të janë përgjegjës kryesor për një katastofë të tillë. Nga perspektiva historike është me rrëndësi që ju të keni parasysh rizgjim fetar që e perjetojnë shtetet Arabe. Nëse ndodhë një konflikt i tillë qeveritë arabe nuk do të jan në mundësi që të kontrollojnë popujt e tyre dhe kështu ky problem do të eskaloje në luftë mes dy civilizimeve dhe feve dhe nuk do të përkufizohet në konflikt mes dy shteteve. Shpresoj se ju këtë situatë do ta analizoni me seriozitet dhe ngadalë dhe do t’i jepni përparësi mirëqenjes afatgjate për popullin tuaj. Kërkonie rrugën e paqes dhe drejtësisë edhe në qoftë së ju rrezikohet posti dhe karrika të cilat në natyrën e tyre janë kaluese. Kujtojeni faktin se Krijuesi i këtij universi të gjërë, shtyllat e tij i ka ngritur mbi bazat e drejtësisë. Krijuesi u ka premtuar të shtypurve se do t’i ndëshkon tiranët dhe ka premtuar se do t’i shpërblen promovuesit e paqes. Zotin e lus që t’ju frymëzon që ta zgjedhni të drejtën dhe t’ju largon nga e liga dhe tirania. Amin SINQERISHT, DR SEFER AL-HAWALI, 06-tetor-2002 Mekkeja e nderuar, ARABIA SAUDITE Dr. Sefer Al-Hawali është autor i shumë librave me tematikë fetare dhe politike. Mendimet e tij janë transmetuar nga një numër i madh i publikimeve në SHBA. Më herët ka qenë shef i katedrës së Akides (besimi islam) pranë universitetit ”Ummul Kura” në Mekke, Arabia Saudite. Është bërë i njohur me qëndrimet kundër luftës në Gjirin Persik të publikuara në vitin 1990.
Dy gra ne Lindjen e Mesme ne nje dite. Arena nderkombetare! Bota e femrave te forta edhe te dobeta! A mund te beni nje paralelizem? Ja vlen te diskutohet? Rregjizorit hollandez i kushtoi jeten filmi i tij. E para quhet Condoleezza Rice. Eshte femra me e fuqishme ne bote thuhet per te "jo-zyrtarisht". Me e fuqishme se Yasser Arafat. http://www.jpost.com/servlet/Satellite?pagename=JPost/JPArticle/ShowFull&cid=1107769477920 E dyta quhet Noura bint Khalaf al-Harbi. Nuk gjykoj aktin e saj sepse she was innocent until she was proven guilty by religious leaders. "Western Justice System". I mesoni ne shkollat perendimore keto principe. Nuk funksion gjithmone as ne perendim. t. http://www.jpost.com/servlet/Satellite?pagename=JPost/JPArticle/ShowFull&cid=1107769475549
Plani Marshall. Di vetem qe ndihmoi ne rindertimin e Evropes se pasluftes. Tani ne mund ta marrim edhe si nje"kerkese per falje" nga Amerikanet? Ne nje liber te nje shkrimtari Shqiptar te Malit te Zi(nuk me kujtohet emri)i cili e ka perjetu vete ate kohe dhe mbas '45 ka kalu disa vite ne kampet e azilanteve antikomuniste ne Austri/Gjermani dhe Itali mundohet te justifikoje nderhyrjen e Amerikaneve ne LDB duke e lidhur me propaganden/deshiren e forte Angleze dhe Ruse per te zhdukur /dobsuar racen Gjermane,ky shqiptar jua ka thene edhe gojarisht Amerikaneve qe:po munoheni te poshteroni nje race fisnike(me duket nga sjellja arrogante dhe poshteruese e Amerikaneve kundrejt Gjermanikeve),ai tregonte me tej qe Anlezet ishin shume te ashper me Gjermaniket e mbasluftes,ndersa Amerikanet me te bute. Eshte nje liber shume profesional per nje shkrimtar te panjohur,i cili tregon shume peripeci te shqiptareve nga periudha '36 deri ne '60.....treon gjithashtu edhe per vjedhjet qe benin oficeret Serbe tregtareve shqiptare te mbasluftes etj etj(me falni,titulli nuk me kujtohet,ka vite qe e kam lexu) :confused:
Votime nen kercenimin e tollonave te bukes! Votimet nen pushtimin "demokratik" Janki jane me komike se ato ne kohe te Dulles! Ne Afganistan kuklla Janki qe e pagezuan president kercenoi popullaten "Po te mos votoni do tu shembim shtepite" Ne Irak "Po te mos votoni do u presim tollonat dhe do ngordhni urie"! Hajde liri hajde! Some just voted for food BAGHDAD, Jan 31 (IPS) — Voting in Baghdad was linked with receipt of food rations, several voters said after the Sunday poll. Many Iraqis said Monday that their names were marked on a list provided by the government agency that provides monthly food rations before they were allowed to vote. "I went to the voting centre and gave my name and district where I lived to a man," said Wassif Hamsa, a 32-year-old journalist who lives in the predominantly Shia area Janila in Baghdad. "This man then sent me to the person who distributed my monthly food ration." Mohammed Ra'ad, an engineering student who lives in the Baya'a district of the capital city reported a similar experience. Ra'ad, 23, said he saw the man who distributed monthly food rations in his district at his polling station. "The food dealer, who I know personally of course, took my name and those of my family who were voting," he said. "Only then did I get my ballot and was allowed to vote." "Two of the food dealers I know told me personally that our food rations would be withheld if we did not vote," said Saeed Jodhet, a 21-year-old engineering student who voted in the Hay al-Jihad district of Baghdad. There has been no official indication that Iraqis who did not vote would not receive their monthly food rations. Many Iraqis had expressed fears before the election that their monthly food rations would be cut if they did not vote. They said they had to sign voter registration forms in order to pick up their food supplies. Their experiences on the day of polling have underscored many of their concerns about questionable methods used by the U.S.-backed Iraqi interim government to increase voter turnout. Just days before the election, 52 year-old Amin Hajar who owns an auto garage in central Baghdad had said: "I'll vote because I can't afford to have my food ration cut...if that happened, me and my family would starve to death." Hajar told IPS that when he picked up his monthly food ration recently, he was forced to sign a form stating that he had picked up his voter registration. He had feared that the government would use this information to track those who did not vote. Calls to the Independent Electoral Commission for Iraq (IECI) and to the Ministry of Trade, which is responsible for the distribution of the monthly food ration, were not returned. Other questions have arisen over methods to persuade people to vote. U.S. troops tried to coax voters in Ramadi, capital city of the al-Anbar province west of Baghdad to come out to vote, AP reported. IECI officials have meanwhile 'downgraded' their earlier estimate of voter turnout. IECI spokesman Farid Ayar had declared a 72 percent turnout earlier, a figure given also by the Bush Administration. But at a press conference Ayar backtracked on his earlier figure, saying the turnout would be nearer 60 percent of registered voters. The earlier figure of 72 percent, he said, was "only guessing" and "just an estimate" that had been based on "very rough, word of mouth estimates gathered informally from the field." He added that it will be some time before the IECI can issue accurate figures on the turnout. "Percentages and numbers come only after counting and will be announced when it's over," he said. "It is too soon to say that those were the official numbers." Where there was a large turnout, the motivation behind the voting and the processes both appeared questionable. The Kurds up north were voting for autonomy, if not independence. In the south and elsewhere Shias were competing with Kurds for a bigger say in the 275-member national assembly. In some places like Mosul the turnout was heavier than expected. But many of the voters came from outside, and identity checks on voters appeared lax. Others spoke of vote-buying bids. The Bush Administration has lauded the success of the Iraq election, but doubtful voting practices and claims about voter turnout are both mired in controversy. Election violence too was being seen differently across the political spectrum. More than 30 Iraqis, a U.S. soldier, and at least 10 British troops died Sunday. Hundreds of Iraqis were also wounded in attacks across Baghdad, in Baquba 50km northeast of the capital as well as in the northern cities Mosul and Kirkuk. The British troops were on board a C-130 transport plane that crashed near Balad city just northwest of Baghdad. The British military has yet to reveal the cause of the crash. Despite unprecedented security measures in which 300,000 U.S. and Iraqi security forces were brought in to curb the violence, nine suicide bombers and frequent mortar attacks took a heavy toll in the capital city, while strings of attacks were reported around the rest of the country. As U.S. President George W. Bush saw it, "some Iraqis were killed while exercising their rights as citizens."
Kunder Helsinkit; Tokat vakef te konfiskohen Tokat Vakef te konfiskohen me sherblim ose me toke tjeter. Muslims Decry Waqfs’ Land Seizure in Albania A file photo of the Islamic Sheikhdom in Tirana By Hani Salah, IOL Correspondent TIRANA, February 2 (IslamOnline.net) – Albanian Muslims reacted angrily to a law ratified by the parliament allowing land swap or compensation for Muslim bodies which had their endowment lands (waqfs) confiscated during the Communist era. “The law, which was enacted late January 2005, runs counter to the Helsinki agreement, adopted by the Organization for Security and Cooperation in Europe, on the ownership rights,” the Islamic Sheikhdom in Tirana said Tuesday, February 1, in a statement obtained by IslamOnline.net. The Helsinki agreement bans giving compensation for the confiscation of endowment lands, considered as public property. Successive Albanian governments eyed Muslim endowments land for its unique and picturesque downtown location, building skyscrapers and parks on them, IOL correspondent says. A government architectural committee planning the Albanian cities, supervised by Prime Minister Fatos Nano, has decided not to rebuild the ancient Balliasit mosque, which was built during the Ottoman era but destroyed under the Communist yoke. The government said the mosque’s land would be used as parks and rebuild the mosque on a remote land, which was roundly rejected by the Sheikdom, the highest Islamic body in the country. In the northern city of Shkodra, the city council decided to build a series of five-star shopping malls on confiscated waqfs, paying no heed to impassioned appeals from the city mufti to return back the Muslim rights. Waqfs confiscated by the government are stretching across the country in cities such as Elbasan, home to many mosques and historic Islamic fortresses. The Sheikhdom is currently working to count the confiscated waqfs to press for their return. Financing Source Sheikdom deputy chairman Blidar Myftari hit out at the new law, saying it is tailored for tourist projects. “We want the endowment lands back to rebuild the mosques destroyed during the Communist era,” he said in the Sheikdom’s missive. He said parks have been built on vast swathes of confiscated waqfs. Calling for an even-handed treatment, Myftari complained that the government sold some pieces, already designed for parks, to churches over the past few years. Though Muslims make up a majority of 75 percent of Albania’s 3.2 million population, the country’s president is a Catholic and its prime minister is an Orthodox. The number of churches in the country also outnumbers that of mosques, which are estimated roughly at 270 out of 1667 established before the Communist era. “The Sheikhdom is an independent religious body that mainly depends on foreign aid, mostly from Arab and Islamic bodies though it actually owns a lot of [confiscated] waqfs and lands, which all stand idle.” Myftari added the return of the confiscated waqfs will provide the Islamic body with a permanent financing source instead of waiting eagerly every month for foreign aid. On the status of the confiscated waqfs, Myftari said bitterly that they have been either leased, sold or ironically given to other parties in compensation. <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> FcuK the albanian government
Personalizohet "ATDHEU" Te nderuar bashkeatdhetare! Dje, sipas mjeteve informuese shqiptare, partia e fundit e regjistruar ne Shqiperi e ka mbiquajtur veten "ATDHEU" me kryetar z. Artan Shaqiri. Pa paragjykuar programin e kesaj partie, kryetarin apo anetaret e saj, por vetem duke u nisur nga emri qe i eshte vene eshte bere menjehere nje reagim nga shume shqiptare dhe sidomos nga jashte vendit per emerimin e saj ATDHEU. Per te gjithe shqiptaret, por sidomos emigrantet, Atdheu eshte dicka e shenjte dhe nuk besojme se duhet te perfshihet ne vorbullen politike qe po kalon vendi yne. Atdheu nuk eshte aspak filozofi politike, prirje apo program politik sic mund te themi socialiste, demokratike, socialdemokrate etj etj. JU lutem bashkeatdhetare, te mbrojme sebashku edhe ato pak gjera te shenjta e me vlere qe na kane mbetur nga kjo katrahure qe eshte bere ne atdheun tone te dashur. E nje nder keto eshte fjala ATDHE. Imagjinoniper nje moment ti thuash vetes tani e tutje ATDHETAR ose te thuash Ismail Qemali atdhetar,apo tu mesosh femijeve shprehjen "Duaje atdhene si shqiponja folene" Kush do te ishte ai shqiptar qe nuk do te pyeste veten dy here para slloganit "politik" "VOTO PER ATDHEUN". Ky eshte nje skandal qe tashme ka ndodhur ne Shqiperi. Ju ftoj te gjithe juve te dashur bashkeatdhetare te kerkojme ndryshimin e emrit te kesaj partie prane institucioneve te shtetit shqiptar. Ju lutem, nuk mund dhe nuk duhet askush te vendose emra partish me Shqiperia,Atdheu, Albania, Shkodra, Vlora etj etj.Per keto emra kane dhene jeten mijera e mijera shqiptare, heronjte tane, paraardhesit tane. Ju lutem bashkeatdhetare, jini atdhetare per Shqiperine e jo per partite. U dua Shqiperine e jam atdhetar. Nuk i perkas asnje grupimi politik, aktiviteti fetar apo organizate raciste, thjeshte jam atdhetar. Kushdo qe e ndjen qe duhet reaguar i lutem te bashkangjitet me nje kerkese te perbashket drejtuar institucioneve me te larta te shtetit shqiptar. Ju faleminderit. P.s. Me shkruani nepermjet mesazheve private per kontaktim
Poezi për atdheun Në emailin tim kam pranuar si spam këtë vjersh nga vendiyne@shqiperia.com. Mua më pëlqeu shumë, dhe deshiroj që edhe ju ta lexoni këtë!!! Ju lutem që të shkruani se cfar mendoni... Poezi në dhe të huaj M’pikuan lotët n’tok me ran mos harro atë ditë moj Nanë… N`ditë me diell në Ditë Gzimit Mora Rrugën e Mërgimit… Sot s’kam gëzim as nuk kam gas, as prej mallit s’mund të flas… Prandaj jam ul e po t’shkruaj Djali yt prej dheut t’huaj… Të tregoj Nënë përnjimend asgjë s’ësht si në vendin tem… Qysh kam ardh këtu mallkoj vehten mërzia po na shkatrron jeten… Këtu Hana rrin e fsheht, këtu Qielli ësht i errtë … As Dielli nuk jep ndriçim s’ësht si aj Dielli i Vendit tim… Këtu Luleve s’iu vjen er, këtu s’ka vjesht as s’ka pranver… Ka veç Dimër e Vap e shkret mos me mujt një nat me fjet... Këtu s’ka qef veç gjum e punë pa mirsi e shum zollum… Këtu jan njerzit si bagëtia nga një jave nuk shkojn të shpia... Tash Nan shum nuk po të shkruaj djali yt prej dheut huaj… Sa her të duash mem kujtue puth dheun që m’ka rrit Mue... Dhe mos harro se nji ditë kam me u kthye…
Top