Zbulohen dy planetë të ngjashëm me tokën?

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga Seyfert, 20 Feb 2016.

  1. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    [​IMG]
    Dy planetë të ngjashëm me tokën mund të jenë duke bërë orbitë rreth një ylli në “Alpha Centauri”, sistemi më i afërt diellor. Këta dy planetë misteriozë besohet të jenë shumë të nxehtë për të ofruar kushte të përshtatshme për jetesë, pasi që temperaturat në sipërfaqe llogaritet të jenë rreth 1.500 gradë celsius.

    Mirëpo, astronomët thonë që këta planetë mund të jenë pjesë e një sistemi diellor, në të cilin mund të gjendet një planet që ofron kushte për jetesë.

    Planeti i parë, që është emëruar si “Alpha Centauri Bb”, ishte zbuluar në vitin 2012, mirëpo shumë shpejt ishte përgënjeshtruar, pasi që shkencëtarët kishin menduar që ishte alarm fals.

    Tani, pas zbulimit të planetit tjetër, në afërsi të të parit, shkencëtarëve iu janë rritur shpresat për zbulimin e një tjetër planeti, që do të ofronte kushte të përshtatshme për jetesë.
     
    xarcus and exit like this.
  2. agim40

    agim40 Valoris scriptorum

    Sa her eshte folur qe jane zbuluar planete si toka ku ka kushte per jetese por si duket vetem fjale deri me tani
     

Shpërndajeni këtë faqe