Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2006?

Santiago

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

te presesh ate qe ben shteti per ty osht ndjesi kamuniste....
nuk e di ne e ke nigju q'i nji president namerike kur pa q'i po lindinin tendeca te tilla doli me nje parrulle
" mo shifni cere bon amerika per ju....por shifni cere mund tboni juve per ameriken "
(e shkrujta origjinal sic e ka thone...dmth ndialekt)
Shteti as qe behet fjale te nderrmarre nje nisme per te cil;en ne as nuk protestojme.....
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

e ke gabim pra...populli zgjedh shtetin...
shteti perfaqeson popullin,
shteti pa popullin e ka "fuqin"
populli pa shtetin "ka lesh" /pf/images/graemlins/laugh.gif

nese populli nuk mbeshtetet nga shteti, eshte e kote te ndermeren aksjone, sepse nuk ja vlen barra qerane...

zakonisht ja ca ndodh /pf/images/graemlins/laugh.gif ,
Greket na kercenojne per kthimin e emrigranteve,
shteti ben sikur qendron kembe ngulur,
greket kthejne i tuf te vogel emigrantesh sa per te bere frike...
shteti jone "trim" ja ben MJAUUUUUUU.....(limit i thone, bej cte duash me ne, vetem mos na kthe emigrantet, aman te keqen... /pf/images/graemlins/smirk.gif )

nderkohe, qe ne e dim shume mire, qe nese do i mbahej koke Grekeve, ata nuk do benin ca te donin, dhe emigrantet nuk kan per ti kthyer (mbase kthejne 1pjese, po jo te gjithe)
sepse kan interes ti mbajne gjithsesi,
nje grek nuk do bej kurre punen e emigranteve, si rrjedhoj ata kan nevoj per ne /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tola77

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...m vjen keq, por ka te drejte, ne jemi popull pa dinjitet...ose me mire, kemi shume shume pak...dmth jemi te zotet te bejme "lufte" vetem mes nesh, dmth konflikte te brendeshme...nderkohe qe te tjereve i bindemi...dhe ne cdo rast...i jemi perulur, jo vetem grekeve por te gjitheve....dhe kjo jo vetem ne fushen ekonimike per ne disa drejtime...

[/ QUOTE ]

ca tvjen keq o pinko....
ra si epidemi kjo puna e vetpercmimit mduket..... /pf/images/graemlins/smash.gif

[/ QUOTE ]
ne qeveri e ke po pate mundesi mbushi mendjen.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

ca thu ti moj...????????/
sqeke mir.........
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Jo moj Lara se sjane te gjithe keshtu sic thua ti,dhe te siguroj per kete.Pse pak kane ardhur ne Tirane,e cfare ka ndryshuar se cfare mendojne nje pjese e caktuar e popullsise,jane maloke apo jo.Prit pak, se po flasim per ekonomi ketu,po flasim per baza shteti.Me duket se u be e qarte qe Greqia fiton jo pak nga Shqiperia.Mire qe ju lajme halet,mire qe ju fshijme rruget,mire qe durojme drurin,mire qe durojme krimet e panumerta neper male,mire qe durojme racizmin,po ta haj dreqi u dashka te durojme edhe palacolliqe per te bere scoope.
Po gjithe ata te zhdukur qe Greqia dhe sot e kesaj dite nuk i deklaron? Po gjithe ato familje te ndara? Po gjithe ato politika per camet? Po shkollat greke te hapura ketu dhe ne nuk kemi qofte nje shkolle te vetme shqipe ne Greqi? Po gjithe ato fletushka me Shqiperine e ndare deri ne Elbasan?
Ne vertet mund te mendojme per maloket,kinezet,leberit a ku di une cdo lloj gjeje,por si kapim ti vrasim ,as i therrim,as i nenshtrojme a ku di une,thjesht cdo kush zgjedh ti mbaje apo jo afer.Pas kaq kohesh,vendi qe dikur ka mbajtur dhe presidencen e EU, nuk duhet te diskutohet me per kete lloj rracizmi qe ska pushuar asnjehere ndaj Shqiptareve.
 

random

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Me kujtohet demi financiar qe pesuan kompanite daneze vjet ne kete kohe pas bojkotit qe i ben vendet arabe produkteve daneze (kryesisht djathit) si pasoje e publikimit te karikaturave te profetit Muhamed.

[/ QUOTE ]

..mos harro qe po diskutojm per protesta nga ato qe nuk te mbeshtet shteti. Sic the edhe vet, vendet arabe -- pra qeverite -- ishin ato qe iniciuan protestat edhe u mbodhen grup e kerkuan falje nga dreqi e biri. Rasti jon eshte krejtesisht ndryshe.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Shteti eshte njera ane, ndersa ne si individe jemi ane tjeter. Shteti ka menyren e vet te protestes, ne si individe kemi tonen. Bojkotin per ushqimet daneze nuk e iniciuan qeverite e shteteve arabe ashtu sikurse nuk iniciuan as protestat e dhunshme me sulme ndaj ambasadave. Ato ishin zgjedhje individuale megjithese u perhapen gjeresisht ne masat e popullsise.
Gjykoj se eshte proteste me e kulturuar dhe me llogjike kur ke mundesi te zgjedhesh midis 2-3 produkteve dhe produktin grek e heq nga lista e zgjedhjes.
Ka faj s'ka faj kompania greke per keto politika nacionaliste, s'ke c'ti besh, me te thatin digjet dhe i njomi. Doli ndonje drejtues kompanie greke qe operon ne Shqiperi dhe ta denonte videon e ushtareve grek e t'u dilte ne mbrojtje shqiptareve qe po u japin 1.5 miliard Euro/vit? JO.
Atehere pse s'duhet ta bejme dhe ne indiferentin, nese i lekunden financat kujtdo kompanie greke per keto shkaqe?
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ky diskutim eshte pa vlere deri ne momentin qe ne nuk kemi nje pavaresi te konsiderueshme ekonomike (jo te plote, se s'kemi per ta pas noj here). Ja bojkotove produktet greke (le qe si bojkoton dot te gjitha, celularet p.sh, qe cojne gati gjysmen e shifres qe thote Santiago), po ca do konsumosh, produkte italiane, gjermane, etj, etj
Puna eshte qe prape do cosh leke jashte. Ne fund te fundit mua s'me intereson nese paret shkojne ne Greqi, ne Itali apo ne te semes.

Sa per presionin qe ben Greqia per emigrantet shteti shqiptar e di shume mire qe eshte kot. Greku s'ka bythe ti ktheje as cerekun e atyre qe ka atje. E gjithe loja behet per mbeshtetje politike, kush eshte ne pushtet dhe per fat te keq edhe ata qe jane ne opozite vdesin per cike mbeshtetje nga jashte (se nga mrena s'po jua vershellen me njeri, shif % e atyre qe votojne) dhe genjejne veten se po jau mbshtet greku/italiani, etj

Kshu qe ndiqni shembullin e Leopardit dhe konsumoni sa me shume produkte shqiptare. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

...un them qe me mire te zgjedhesh te keqen me te mire /pf/images/graemlins/laugh.gif
qe i bie mes grekeve dhe italjaneve, preferoj italjanet,
mes italjaneve dhe gjermaneve do merrja gjermanet...
mes gjermaneve dhe francezeve, do merja francezet /pf/images/graemlins/laugh.gif
amerikaneve vt jane shume larg, poshte kapitalizmi dhe konkurenca e tepruar /pf/images/graemlins/laugh.gif

mendoj se si te gjitha vendet e botes, dhe asnjera nuk perjashtohet ketu, edhe shqiperia ke nevoje per prodhimet e vendeve te tjera qe te ket shumllojshmeri dhe varjetet etc etc etc...problemi eshte qe kjo nevoje per shumllojshmeri mos te behet nje domosdoshmeri mbijetese, deri ne piken e te qenit komplet te varur nga shteti qe furnizon.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ujk nuk eshte e thene t'i bojkotosh te gjitha produktet greke apo jetike, sepse nuk mund te preferosh te vdesesh kur je semure e mos te besh nje thirrje ne celular, per arsyen se u jep leke Vodas dhe AMC-se.
Problemi eshte qe ti si individ te ndergjegjesohesh se ne nje fare menyre je ne gjendje te marresh nje vendim. Mbaj mend para ca kohesh nje italiane qe na lidhte puna qe thoshte une nuk konsumoj Coca-Cola, sepse kam pare nje emision ne TV qe ne nje vend te lindjes se mesme ata shfrytezonin femijet per prodhimin e pijes. Une e di qe nuk i kushton ndonje humbje kjo gje Coca-Coles, - thoshte ajo - por thjesht jam e ndergjegjshme me veten time qe nuk financoj nje kompani qe shfrytezon te miturit.
Situatat mund te mos duken aq analoge, por thelbi eshte i njejte, bojkot produkteve te nje vendi qe te neperkemb dinjitetin.

Kompanite para se t'i hyjne meselese ne nje vend te huaj, besoj se i marrin parasysh edhe faktoret gjeo-politike. Nese calon politika e jashtme mes dy vendeve, te takon ty si kompani te besh te mundur zbutjen e klimes, te pakten mos cenosh imazhin e kompanise tende. Per kete pune jane Marredheniet Publike. Une gjykoj se kompanite greke do perfitonin me shume pike nga kjo situate, nese do e denonin hapur kete akt te ulet te kryer nga bashkekombasit e tyre.
Nese ti si individ pret vetem nga qeveria, asnjehere nuk do ngelesh i kenaqur.
Cfare pret ti qe te veje Sala ne Athine dhe te kendoj himnin ne sheshin Omonia apo te gris flamurin e tyre?
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

eeeeeeeeee....pa shko thuj njerzve e mbushja mendjen qe te mos luajne me top, apo mos veshi roba, apo mos perdori atlete te markave Adisas/Nike/Puma etc etc etc...sepse kalamojt 4-5 vjec ne Azi, punojne nga 12ore ne dite, per 1 euro te qelbet....
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ate pra jam tuj thene qe nuk mund te presesh nga shteti i pafuqishem shqiptar ndonje gje.
Puna eshte EBM se produktet greke, ose me sakte ato qe ne blejme tek greku dhe cojme leket ne Greqi, jane goxha jetike lal. Kot nuk ti permenda celularet, po deshe flasim dhe per naften ose bankat, po keto cojne nje pjese te mire te pareve andej.
 

random

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

pajtohem me Ujkun ...Greku eshte fut shume shume thell ne Shqiperi per ta bojkotuar.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ujko, ndersa une po flas per ato qe ke mundesi te zgjedhesh. Bankat psh ke disa qe mund te zgjedhesh pervec bankave greke, sidomos per veprime te tilla si transferta apo depozita. Po edhe per karburantet ke produkte alternative qe s'jane greke.
Po fillove ti si bleres t'i bojkotosh produktet, pak nga pak do u bjere dhe atyre fuqia dhe tentakulat e tyre te futura aq thelle ne ekonomine shqiptare do shkurtohen pak nga pak. Je ti qe vendos se sa te gjate e ka jeten ai ketu dhe jo shteti. Ti ble produkte nga ata per aq kohe sa nuk ke zevendesuese, por ne momentin qe ti i ke zevendesueset eshte ai qe te vjen te kerkon ty dhe jo ti ate.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Une vendos deri aty ku kam takat, dmth nqs ekonomikisht me leverdis ke greku do shkoj ti blej ke greku qe cke me te. Tani imagjino ti sa takat ka mileti ktu.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ja ke fut kote vella,neve duke blere mallra shqiptare do te fuqizojme ekonomine vendase dhe prodhimin vendas qe me vone mund te coje ne ulje cmimi por nuk eshte kjo e rendesishme por qe te mos blejme me mallra serbe dhe greke,MOS DI NJERI SI U FILLON TE BARKODI SHIFRAT PER SERBI DHE GREQI??????ASNJE NUK DUHET TE BLEJ MALLRA GREKE DHE SERBE
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ujk po te flitet per pune takati ke mallra turk dhe kinez qe ta kenaqin dyfish takatin.
Ne po flasim per ato produkte greke qe per nga cilesia jane te konkurueshme me produktet shqiptare dhe ato me origjine nga vende te tjera te BE-se.

Ti thua qe kane hyre thelle ne ekonomine tone, ndersa une them qe jemi ne si popull shqiptar qe i kemi fuqizuar ata. Sado akses te kene ata ne qeverite tona, je ti qe i zgjedh, je ti qe u jep pushtetin, je ti qe ua dobeson pushtetin. Nese ti refuzon vazhdimisht produktet e tyre, krijon hapesira per futjen e aktoreve te tjere ne treg, gje qe sjell dhe balancimin e influencave ne politikat ekonomike te ketij vendi. Por po shkove gjithmone me ate idene fikse qe ata i kane futur thelle kthetrat ne Shqiperi dhe ne s'kemi c'te bejme,ua fikson edhe me tej idene atyre se jane zoter te plotfuqishem ne kete vend.
 

random

Primus registratum
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

EBM duhet marr parasysh edhe aksesi qe u lejon shteti shqiptar kompanive greke. Nese kompanit kane prioritet ne hapje biznesi ne Shqiperi, kjo ben me te veshtire konkurrencen e kompanive nga vende te tjera.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Sa milion Euro i kemi dhënë Greqisë ne vitin 2

Ju lutem juve te ekonomise, kur na vidhni tema andej nga Ballkani, mos e beni kaq hapur, ndryshoni ndonje germe te pakten /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top