Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga PrInCiPiEl, 5 May 2003.

  1. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Derri eshte nje kafshe qe ushqehet me cdo gje !
    Ka shume semundje qe percjellen nga derri te njeriu.

    Hulumtimet e fundit jane te fokusuara ne pleqerin e njeriut ku mosha e vjeter eshte karakterizuar me fortesimin e astarit te brendshem te eneve te gjakut te zemres , trurit etj, proces qe quhet 'atheroselerosis'.
    Kur formohet nje drocke-tromboze , ajo rezulton ne sulme ne zemer('coronary thrombosis')ose goditje ( 'cerebral thrombosis').


    Faktor te ndryshem jane pergjegjes per 'atheroselerosis'.
    Atheroma( tumor , i mbushur me material ne forme kokrrash ) e madhe mund te prodhohet ne lepur , kur ai te ushqehet me kolestereol('cholesterol').
    Por kur ti shtoni DHJAMË DERRI - sallo, kolesterolit , incidenca e 'atheromes' rritet dhe keshtu mund te prodhohoni trombozen koronare
    ('coronary thrombosis') dhe infraktin miokardik .

    PËR MË TEPËR DHJAMA e DERRIT permban 2800 njesi te vitaminit D ne 100 grame dhe aspak vitamin A !!!
    Se voni vitamina D eshte cilesuar pergjegjese per atheromen , duke shakaktuar rritje te konsumimit te kalciumit ne enet e gjakut.

    Ne qeniet njerezore , serumi kolesterol nuk eshte ne varrtesi ne kosumin e kolesterolit ne diete , POR varet nga proporcioni I yndyres shtazore ne diete , e cila e ngrite nivelin e beta-lipo proteineve ne gjak.

    Yndyra shtazore permban ACIDE YNDYRORORE te ngopura , dhe mu keto ACIDE YNDYRORORE te ngopura jane zbuluar qe te jene nje nga shkaqet qe shkaktojen atheromen ne njeriun.
    PASTËRMA mesatare e DERRIT permban 25 % proteina dhe 55 % yndyre !!!!


    Copyrighted e@al !
     
  2. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Ne nje pulikim shkencor lexojme se nje (1) person nga gjashte(6) prej tyre ,ne Ameriken Veriore , ne muskujt e tyre kishin mikrobin TRIKINOZ 8 , nga ngrenia e mishit te derrit(dhe produkteve ) te infektuar me KRIMBA TRIKINOZ . Shume prej njerezve te infektuar nuk kan fare simptome.
    Shumica e atyre qe kishin simptome , sherohen ngadale.
    Disa prej tyre vdesin , e disa prej tyre shterngohen te mbesin invalide te perhershem.
    Qe te gjithe ishin perdorues te shkujdesuar te mishit te derrit (thiut).
    Askush nuk eshte imun nga ato semundje dhe nuk ka sherim per te !
    Parandalimi I infeksionit eshte pergjegja reale !
    Cdo kush qe I lexon keta rrjeshta do te duhej te kuptonte se nuk ka garanci reale ne PARREZIKSHMËRI kur te ushqehet me mish derri(dhe produket e dala prej tij), qe nuk do te infektohet me TRIKINOZ !!!


    Muslimanet ndjekin(zbatojne) Shpalljen Hyjnore :

    E ju (besimtarë), hani, pra. nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jimi mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm mdaj Tij.
    Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t’i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (nëngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.
    Nahl 114-115.

    Copyright e@al !
    Ajo dmth :
    Neve : PrInCiPiEl
    [​IMG]
     
  3. jula

    jula Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Princi, me fal, nje pyetje: Me se ushqehet pula?
     
    scadarsko likes this.
  4. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    [​IMG] Kurr do të ndalet me paragjykime të cdo lloji në këtë forum ???

    A nuk ishte tema me tematikë dhe rëndësi shoqërore ?

    Nëse në një temë përmendet fjala Islam-e apo edhe ndonjë ajet Kur'anor nuk do të thotë që është medoemos me karakter të parapërcaktuar TEOLOGJIK !

    Shpresoj që Administrata e Forumit të e ketë këtë parasysh !

    PS. Paragjykime të hapura publikisht ndaj meje nga Moderatorja në fjalë ka pasur edhe te Kategoria : Moderatorët dhe Administratorët !
    Faktet janë atje !
     
    scadarsko likes this.
  5. Sunrizer

    Sunrizer Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Une mendoj se kur njeriu ha ushqime te zgjedhur sic thote feja ka anet e veta pozitive por ne ditet e sotme njeriu cfare nuk ha dhe si pasoje kane dale semundje te daegjuara ndonjeher eme perpara atehere lind pyetja duhet apo sduhet te hame cdo gje ?
     
  6. moonlight

    moonlight Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Cfare lidhje kishte e ngrena e mishit te derrit me moralin e ulet apo rrenjosjen ne kulture te kombeve???

    Principiel, nuk je aspak ne gjendje t'u vesh pike ne fund fjalive ku permend Biblen.
    (per me teper, ca lidhje kishte ajo fjali me shkrimin 'tend' ne pergjithsi?!)

    Nejse, ca nuk po lexojme!
     
  7. moonlight

    moonlight Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Edhe dicka...
    Meqe jemi tek 'shendeti'(ta leme anen shpirterore menjane), cfare duhet te mendohet per muajin e Ramadanit gjate te cilit as edhe e pira uje nuk lejohet gjate dites?
    (po vitaminat, kot po pyes, a lejohen?!)
     
  8. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Problemi i vertete shqetesues i vendeve Perendimore ku jetojme nuk eshte mishi i derrit por konsumimi i ushqimeve "Fast food" McDonalds, Burger King...
    Mbipesha eshte bere epidemi qe prek edhe femijet, 80 e kusur perqind e amerikaneve te rritur jane mbi-peshe.
    Konsumi i hamburgerave me kalori te larta dhe yndyrna qe mbushin venat eshte katastrofik.

    HAMBURGERAT BEHEN ME MISH VIÇI (ose LOPE) - Konsumi i mishit te derrit eshte me pak se cereku i konsumit te mishit te vicit ne SHBA.

    Problem tjeter shqetesues eshte perdorimi i PIJEVE TE GAZUARA. Femijet nuk po pijne me sasite e nevojshme te qumshtit dhe lengut te frutave dhe zarzavateve por i kane zevendesuar me Coca-Cola, Pepsi etj etj

    Mjeket dhe studjuesit e Dietave te njeriut kane vene alarmin mbi tejperdorimin e Mishit te kuq (Lopes) ne Fast-Food.
    Akoma keta mjeke profesioniste nuk kane asnje sugjerim mbi mishin e derrit, perkundrazi, eshte nje alternative me e mire se mishi i kuq, pasi eshte mish i bardhe dhe me i shendetshem per njeriun. Te pakten shkencerisht, kjo eshte ajo qe pranohet sot nga mjeket.
     
  9. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Ushqimi ,kur konsumohet , nuk hyn vetem ne stomak dhe ne ZORRË dhe me pas te behet JASHTËQITJE !
    Ushqimi absorbohet dhe metabolizohet ne sistem dhe qarkullon neper te gjitha pjeset e trupit te njeriut , duke perfshire ketu trurin .Keshtu qe efektet ne natyren e njeriut jane te dukshme ~


    Derri natyrisht eshte I ZVARRITUR (dembel) dhe TOLERUES ne seks , eshte I FËLLIQUR , LLUPËS dhe GRYKËS. Nuk I pelqen DRITË DIELLI , I mungon guximi dhe deshira per te "luftuar".

    Derri(thiu) han cdo gje , le te jete ajo JASHTËQITJE e Njeriut apo cdo gje te FËLLIQET dhe te demshme.

    Nga te gjitha kafshet , derri(thiu) eshte burimi-djepi me I favorizuar I mikrobeve te demshme .
    Derri gjitheashtu sherben si TRANSMETUES I semundjeve te njerezimi.



    :rockband:
     
  10. jula

    jula Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Gjithashtu pula ka nje regjim gastronomik "skandaloz", perfshi ato qe ke theksuar per derrin. Mbaj ne mend edhe se s'po flasim per kopshtin pas shtepise, derrat e varfer rriten ne grazhd dhe ushqehen njesoj si kafshet e tjera.
    Ne fakt nuk ka shume kuptim te marresh kete kendveshtrim, nuk besoj se ne procesin e absorbimit tretes plehrat shnderrohen ne...plehra, nejse. Te kishe nisur ndonje diskutim te tipit "ka mish shume te dhjamur" edhe mund te kishe te drejte, ndonese mbareshtimi i sotem shkon drejt perzgjedhjes se rracave "te dobta".

    Per sa i perket tendences qe ke per ti bere analize psikologjike dhe seksuale derrit...kujdes se po e trajton ne nje shkalle me njeriun!
     
  11. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Njeriu nuk është i lirë në atë që nuk ka dituri.
    Prandaj shkrimet pa argumente të nevojshme dhe të domosdoshme,janë thjeshtë një SOMNAMBULIZËM .

    Tema është:
    Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Kontributi i juaj ne këtë drejtim(të temës!),me argumente të nevojshme dhe të domosdoshme , është i mirëseardhur.

    Ju faliminderit për mirëkuptim.
     
  12. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Përshëndetje

    Për shoqën time të nderuar : jula

    Sot njerëzit po argumentojnë se 'derrit modern' ,të kultivuar nëpër farma , I është servuar vetëm ushqim I pastërt , kështu që , mishi I tij duhet të jetë I përdorshëm - i shëndetshëm !!!
    Përgjegja për 'argumentime' të tilla është :
    Derri mund të ushqehet ,në të pastërt , me ushqim TE SHËNDETSHËM , por natyra e derrit nuk do të mund të ndryshohet !
    Derri mbetet derr !


    :rockband:
     
  13. Emanuela

    Emanuela Forumium praecox

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    :thumbsup: :wave:
     
  14. Blendi

    Blendi Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Ti principel po i shtyn kufijte e absurditetit edhe me larg me keto qe thua:

    Nuk haet derri sepse Derri mbetet derr.

    nese ti kete e quan argumet dhe llogjike prej te rituri, une te them shko edhe nje here ne klas te pare qe te mesosh si te diskutosh dicka.
    Ti pretendon se po na hap teme shoqerore/mjeksore po kjo eshte nje "derr" propagande fetare sa s'ka ku te veje me.

    Dhe sa per ate qe ushqimi eshte i rendesishem sepse shkon edhe ne tru. hap nje liber bieologjie dhe meso se kur ushqimi shkon ne tru nuk eshte me as derr, as trangull, as kungull, as...peshk.
    Lexo pak c'po te shkruaj shpejt e shpejt ne menyre qe te mos argumetosh me "Deri mbetet Derr":

    Allahu /pf/images/graemlins/wink.gif e ka bere te tille njeriun qe te kete nevoje per proteina ne menyre qe te rritet, forcohet, te sherohet kur pritet. Porteinat ndodhen ne te gjitha qelizat e trupit pa perjashtim. Jane ne nje fare menyre tullat e nderteses se jetes. Mishi i derrit eshte burim i shkelqyer proteinash.
    Megjithate, tupi nuk mund ta perdori proteinen ashtu si e merr. Proteinat jane molekula komplekse qe perbehen nga blloqe te cilat i quajme amino caide. prandaj, pasi (derri) eshte pertypur enzimat e tretjes e ndajne proteinen ne zinxhire me te shkurter amino acidesh (polipeptidet dhe peptidet), dhe e vazhdojne tretjen deri sa proteina eshte coptuar ne amino acide individuale. Tashme nuk ka me asgje qe ta identifikoje kete amino acid si MISH DERRI, APO PULE, APO VEZË. Amino acidet hyjne ne rrjedhen e gjakut dhe shkojne neper qeliza ku u bashkohen proteinave te trupit.

    Trupit i nevojiten 20 amino acide. Nga keto, 11 jane jo te domosdoshme sepse trupi i prodhon vete. 9 Aminoacidet e tjera (pa te cilat njeriu vdes) duhen marre patjeter nga ushqimi sepse trupi nuk i prodhon dot vete. Mishi i derrit i permban qe te 9 keto amino acide me bollek, prandaj eshte nje nga ushqimet me te shendetshme.


    Je pozicion jashte loje principel. Po bene propagande, jo diskutim te ndonje lloji, s'ke asnej fakt qe te mbeshtesi marrezite qe thua.
     
  15. Guest

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Kete doja te theksoja edhe une!

    Me fal principel por ne shume aspekte e ke trajtuar temen nga ana teologjike dhe je diskutim shoqeror. Njeriu nuk ha vetem mish derri vellai!
     
  16. Kordelja

    Kordelja Valoris scriptorum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Lara ke plotesisht te drejte!

    Une akoma po pres pergjigjen pse nuk eshte i ndaluar mishi i pules duke pare qe per koincidence te keqe ushqehet njesoj si derri (sic ushqeheshin derrat kur livadhisnin more se sot i mabjen te futur ne nje kafaz aq te ngushte qe te mos levizin me e te shendoshen).Si eshte puna e pules :confused:

    P.s.Blendi, komplimente te sinqerta, ke thene mjaft! :thumbsup:
     
  17. Guest

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    tema eshte ndertuar shume keq, me vjen keq! nuk ka asnje vlere as shkencaore as shoqerore! o permiresojeni me fakte shkencore dhe dergojeni tek shkenca pasi menyra e te ushqyerit sot eshte shkence me vete.
    Pasi shoqerore kjo teme smund te jete pasi po u shtjellua ne aspektin shoqeror kalon tek guzhina.

    Ky eshte mendimi im, kuptohet!
     
  18. Guest

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    a e dinit qe akullorja mund te zevendesoj nje vakt si psh dreken?????

    Kjo eshte e vertete, por kjo nuk do te thote qe duhet abuzuar me kete fakt... kjo gje mund te behet ndonje here per ti dhene variacion ushqimit qe ne marrim.

    Nje pizza ka 540kcal dhe gjithashtu eshte nje vakt i plote.

    NJeriu gjate dites duhet te marri 60 % karboidrate, 25 % yndyrna dhe 15 % sheqerna
     
  19. PrInCiPiEl

    PrInCiPiEl Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Përderisa njëri( Blendi a.k.a. Poeti a.k.a. Fjala ) më 07 Maj, 2003 14:55 shkruante këtu
    me një ‘stil’ më të ‘përsosur’ sot I erdhi koha të shkruaj paksa më ndryshe - formë e njohur prej shumë kohësh ( për ata/o që janë në rrjedhat forumiane !) .
    Me një fjalë : shtrembërime faktesh dhe sulme frontale - personale .
    Kështu e ka kjo punë : mungesa e argumenteve në shkrime e bën njeriun që të kapet edhe për një ‘fije të barit’ , që të shpëtoj :
    SEPSE E VERTETA DJEG edhe ATE DJEG FORT !

    Thënë më ndryshe : Kur ideja dështon fjalët vijne në përdorim !


    Shifni dukurinë e formës zingjirore :
    Pritej ‘sinjali’ për tu radhitur në shkrime akuzuese , pa asnjë lloj argumenti , jashta cdo rrjedhe të diskutimit , dhe tendencat për të prishur temën janë më se evidente.

    Si nuk pati askush as edhe një kundër-argument për ato që u thanë më lartë ???!!!

    Biznesi i jetës nuk është biznes, po jetesa!

    Po i përsëris edhe njëherë :

    Këtu këtu !

    Të qenurit i shkëlqyeshëm nuk është akt heroik nëse nuk respektoni azgjë !
     
  20. shpresa

    shpresa Primus registratum

    Re: Re: Roli i ushqimit dhe pijes në shëndetin tonë

    Me falni Principeli se nuk dua tju nderpres fjalimin, po moderatore ka ky forum? Nese ka, cila eshte lidhja e kesajt teme me DISKUTIMET SHOQERORE? Me sa di une ne ketu diskutojme fenomenet midis NJERIUT DHE NJERIUT jo YNDYRNAT E NGOPURA ACIDE TE MISHIT TE DERRIT . Nuk e kuptoj se pse moderatoret nuk e kryejne punen e tyre dhe mbajne me hater . Kjo teme eshte komplet jashte vendit .

    Principel ne e dime se je musliman dhe se nuk ha mishin e derrit. kur lexoj si shkruan ti mendoj, DO FILLOJ TE HA AKOMA ME SHUME DERR .
    Allahu do te denoje se ne vend qe ti bindesh njerzit po i ben te hane derr per inatin tend .
    Pse ka jete pa Prosciuto di Parma ?
     

Shpërndajeni këtë faqe