Mik i dashur udhe të mbarë

Diskutime tek 'Teologjia' filluar nga Teolog, 26 Nov 2010.

  1. Teolog

    Teolog Moderator Anëtar i Shtabit

    Mik i dashur shih diellin, shih tokën, shih ujin, por parapa mos shih asnjë herë. Nuk është shumë e rëndësishme të shikosh kush po vjen apo kush nuk po vjen. Mos harro kurrë se rruga ose rrugëtari mund të ndryshojë por destinacioni asnjë herë nuk ndryshon. Mos harro edhe thënien e Abdull-llah in Mesudit: “ Xhemat i vërtetë është ai që ndjek rrugën e drejtë, ky qoftë edhe një njeri i vetëm”.
    Mos u mundo ta njihesh rrugën duke parë rrugëtarin por njih rrugëtarin duke parë rrugën. Sipas rrugës që ndjek rrugëtari jep dhe vendimin për të. Mos u frikëso nuk është e tmerrshme ose e frikshme nëse rruga është pa rrugëtar, e tmerrshme dhe e frikshme është nëse rrugëtari është pa rrugë pra i pa udhëzuar. Sepse i pa udhëzuari është si budallai që nuk di nga të shkojë. Nëse na lejohet mund ti themi sipas fjalës së urtë shkon si pula pa kokë.
    Ki kujdes, ata që të thonë se rruga më e mirë është ajo rrugë që ka pengesa më pak janë mashtrues të vetvetes dhe të tjerëve. Ata janë më të frikshëm se shejtani i mallkuar. Ata janë nga ata që u ka humbur diçka në errësirën e shtëpisë dhe e kërkojnë nën dritën e llambës së rrugës. Mos harro se ata gjemba që të therin këmbën janë lajmëtar për lulen që kërkon. Ata të cilët përdorin fjalën “ai që do lulen duhet të duroj dhe gjembin” mos harro se nuk janë të dhënë ashtu siç duhet në rrugën e duhur. Ti nuk duhet të pranosh që nëse dua lulen duhet të duroj edhe gjembin jo siç duam lulen ashtu duhet të duam edhe gjembin sepse gjembi është pjesë e asaj lule. I dashur rruga është për tu udhëtuar, mos harro se me të udhëtuar nuk mbaron por ata që e mbarojnë janë ata të cilët ecin në këtë rrugë. I dashur në këtë rrugë do të shohësh nga ata që kanë nisur rrugën dhe janë ndalur duke pushuar me mendim se kjo rrugë është e gjatë e të shkoj duke pushuar tani po bëj një lojë bixhoz, fall, apo diçka tjetër. Do shohësh nga ata që ndalen në rrugë dhe mundohen tu bëjnë pengesa rrugëtarëve që janë duke ecur në këtë rrugë. Do shohësh nga ata që ecin shumë shpejt dhe u mbaron forca e rezistimit pas 50m sikur ata që vrapojnë në maratonën e kësaj bote. Do shohësh nga ata janë ndaluar në mes të rrugës dhe merren me metafizik e me gjëra që nuk janë në dispozitën e tyre. Do shohësh nga ata që ndalen dhe presin shpëtuesin me kalë të bardhë duke parë nga agimi. Do shohësh nga ata që për shkak të një gjembi që u ka therur këmben kthehen dhe mundohen të marrin hakun e saje nëpër të tjerë. Mos harro se do shohësh edhe nga ata që shkojnë deri në një vend të caktuar pastaj fillojnë ti nevrikosën udhëzuesit të gabuar që kane ndjekur. Ti vazhdo rrugën këto pamje mos të bëhen pengesë për ty. Ki kujdes mos vendos në gjoksin tënd nuskë tjetër përveç besimit tënd të drejtë. Për ty gjithmonë le të jenë Kur`ani hartë, Pejgamberi a.s udhëzues, mendja busull, besimi pasuri, veprat ushqim, dashuria ujë, edukata karakter, mëshira zakon, nderi dhe vetja emri yt. Rruga e vërtetë nuk është ajo që shumica e njerëzve shkon por është ajo rrugë që shkon pakica pra ata të cilët mendojnë me mendjen e shëndoshë. Gjatë rrugës sa herë që të ndalohesh për pushim mos harro ndalo gjithmonë në stacionin e autokritikës. Pendimi është një nga autokritikat që mund të bësh më shumë se të tjerat. Ai që i kërkon llogari vetes shpëton nga llogaria që do i kërkojnë të tjerët. Sa herë që të ndalesh për pushim mos harro të verifikosh rrugën që je duke shkuar se është rruga e duhur apo jo në mënyrë që kur të mbarojë rruga mos të pendohesh sepse atëherë ka mbaruar çdo gjë. Për të parë se je apo nuk je në rrugën e duhur do të duhet të shikosh në hartë prandaj hartën ruaje në vendin më të sigurt që është zemra jote. Ki kujdes busullën mbaje larg nga forcat magnetike tërheqëse që janë me infektime të rrezikshme sepse të devijojnë nga drejtimi i duhur dhe ti nuk e kupton. Që të jesh i qartë dhe i sigurt në rrugën të cilën po ndjek duhet ta kesh dinjitetin e pastër. Për këtë arsye duhet të qëndrosh larg të gjitha atyre gjëra që të paralizon mendjen. Nëse ke frikë nga veset e të tjerëve ruaju se të vishen edhe ty. Kurthi më i madh që mund të biesh gjatë rrugës është frika e kotë dhe pa vend ruaju nga ajo se të dëmton shumë.
    Tani lamtumirë dhe rrugë të mbarë mik i dashur.
    
    Ardit HOXHLLAKU
     
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Ka disa nga ata te cilet kane qejf udhet e mbrapta!

    Ilia e ka para;
    Astriti e ka pas;
    Iliri e ka edhe para edhe pas;
    Ah i shkreti Abaz!


    El
     

Shpërndajeni këtë faqe