Re: Letersia ruse
Eshte perkthyer ne shqip ndonje nga poezite e Boris Pasternak?
ËNDËRR
(Сон)
Boris Pasternak
N’ëndërr vjeshta, në dritare si hije,
Qeshnin miqtë, qeshje ti pa pushuar
Dhe, njësoj si skifter i vrarë bie,
Më reg’tinte zemra ndër duart e tua.
Por koha ecte, plakej e përkeqej,
Kalbte dhe hujt e gardhit të oborrit
Agu ndër dritare përbaltte qelqet
me lotët e përgjakur të shtatorit.
Por iku koha, u plak, e ronitur
Si akulli kriset, mëndafshi griset.
Dhe në çast heshte ti, mbete nemitur,
Jehon’ që shuhet, si gjumë që prishet.
U përmenda. Si vjeshtë, qe ende terr
Agimi dhe era rendnin duke sjellë,
Si qerrja lë byk dhe byk pas vetes merr,
Rreshta mështeknash që rendnin në qiell.
shqipëroi Maksim Rakipaj
PS: shyqyr nuk paska dhe.....pergezime HAPESIT te TEMES.
Me vjen QUDI qe....nuk jane turrur....masat.