Gjoba Online - Njoftohu kur merr Gjoba - Android App

Diskutime tek 'Programet dhe Programuesit' filluar nga fatjanhushi, 30 Sep 2015.

  1. fatjanhushi

    fatjanhushi Primus registratum

    Shkarko ketu: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.fatjoni.droid.gjobaonline

    Gjoba Online eshte nje aplikacion per Android pa pagese dhe ben te mundur kontrollin me lehtesi te gjobave te automjeteve.
    Ky NUK eshte aplikacion zyretar i miratuar nga Ministria Puneve te Brendshme dhe nuk permban te dhena per drejtuesit e automjeteve.

    Te dhenat terhiqen direkt nga faqja zyretare e Policise se Shtetit Shqiptar duke derguar nje kerkese elektronike. Aplikacioni thjesht proceson kerkesen dhe afishon te dhenat tek perdoruesi dhe nuk do te ruaj kurre te dhenat e perdoruesit ne vendndodhje tjeter pervec se ne pajisjen mobile te perdoruesit.

    Qellimi i realizimit te ketij app eshte njoftimi i perdoruesit ne rast se ka gjobe te pa pagurar. Prandaj mbani te instaluar kete app dhe mos e fshini pasi keni kontrolluar per gjobe sepse do te njoftoheni menjehere nqs merrni nje gjobe, duke bere keshtu pagesen brenda afatit per te perfituar dhe zbritje nga gjoba.

    Shkarko ketu: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.fatjoni.droid.gjobaonline
     
    n00b and Al-Punk like this.
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ne cilen menyre ky aplikacion eshte superior krahasuar me kryerjen e te njejtit veprim me ane te nje browser?
    "Te njoftohem nga telefoni automatikisht nese kam gjoba pa paguar" nuk me duket arsye e mjaftueshme per te instaluar nje aplikacion te tere te mirefillte, i cili ne fakt eshte perfundimisht nje 'wrapper' i nje webbrowser per nje veprim hardcoded ne nje faqe hardcoded.
     
  3. fatjanhushi

    fatjanhushi Primus registratum

    Pershendetje gurax,
    Te falenderoj per komenti.
    Aplikacioni nuk eshte nje "wrapper in nje web browseri". Aplikacioni eshte NATIV per android. Thjesht dergon kerkese dhe kthen pergjigje rezultatin dhe nuk afishon asgje tjeter nga faqja e policise. Kerkesa ne fakt eshte e tipit "POST" po e njejta qe behet te "forma" perkatese ne faqen zyrtare por nuk procesohet nga nje web browser, por nga aplikacioni.
    Se pari mendoj se eshte shume me konvenient kur je me telefon te perdoresh kete aplikacion per te kontrolluar per gjoba, se sa te futesh ne faqen zyrtare e cila nuk eshte e optimizuar per mobile.
    Se dyti sherbimi i njoftimeve eshte nje ekstra qe nuk e ofron faqja zyretare dhe them se ja vlen ta kemi neper smartphonat tone per tu informuar per gjobat. Sidomos ketu ne shqiperi ku vihen dhe gjoba kot pa lidhje. :p
    Se treti te jepet mundesi te kontrollosh automjetet per gjoba pa qene nevoja te shkruash gjithmone targen dhe numrin e shasise. Pra vetem me nje klikim. Madje dhe ky klikimi nuk eshte i nevojshem sepse kontrolli behet automatikisht nese ke regjistruar automjetin te aplikacioni.
     
    gurax and Al-Punk like this.
  4. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Po perfitimi financiar, ose me sakte cfare modeli biznesi ke ti pas ketij aplikimi?

    E kuptoj shume mire fleksibilitetin e Applikimit dhe mendoj qe eshte shume praktik, thjesht jam kurioz per anen financiare te tij...
     
  5. fatjanhushi

    fatjanhushi Primus registratum

    Nuk ka qene fitimi qellimi kryesor, sepse une kam publikuar dhe app tjeter per Android dhe e di qe me Shqiperine nuk ka fitim fare.
    Thjesht kam vendos dy rreklama te google Admob. 1 Banner dhe 1 interstitial.
    Fitimi eshte shume i vogel. Psh. per 2 jave qe ka app qe eshte publikuar jane bere vetem 0.03euro. :( Kjo sepse ne shqiperi cpc-ja eshte shume e ulet.

    Problem i cike kjo faqja zyretare e policise (asp.gov.al) se del shpesh here offline dhe kshu dhe aplikacioni nuk nxjerr gjobat, po s'kemi ce ti bejme. :( Ja tani per shembull aplikacioni ka dy dite qe nuk punon ngaqe faqja e policise eshte offline. Asnje aplikacion tjeter i ngjashem nuk punon.
     
    Al-Punk likes this.
  6. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    Ne fakt nuk duhet te mos tregoje gjoba APP, por te tregoje qe nuk terheq dot informacion.
    Ideale do kishte sikur ASP.GOV.AL te kishte nje API per kete pune.

    Sdq, urime per app. Une nuk kam makine, por po te kisha do e kisha shkarkuar patjeter si app
     
  7. fatjanhushi

    fatjanhushi Primus registratum

    Me sa di une kane web servise qe i perdorin per te shkembyer te dhenat por vetem me institucionet. Dmth. nuk ja japin te tjereve. Nuk kane nje API per publikun. Une kete ne fakt e kam realizuar duke i bere parse HTML-se :D

    Te falenderoj per komentin. :D
     
  8. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nuk dua te shfaqem ne kete diskutim si gjenerues antireklame dhe opinioni im ne kete drejtim eshte gjitheperfshires dhe nuk ka te beje ne menyre specifike me kete aplikacion....
    ... por ... une jam ne nje menyre te vendosur per nje "Jo!" kur vjen puna per perdorimin e telefonave ne percjellje informacioni qe e konsideroj privat dhe sensitiv. Ne kete aspekt, dicka qe ka te beje me banka, pagesa, kredenciale per login neper cfaredolloj site.. te tera keto jane "stay away territory".


    Kjo pjese e cituar eshte e shkeputur nga nje diskutim shume me i gjate dhe me i zgjeruar lidhur me impaktin e shtrirjes se teknologjise se informacionit neper perhere e me shume fusha te jetes se perditshme.

    [cit] Use a Virtual Machine. Many (most) chipsets nowadays support virtualization in hardware so you don't take a performance hit for having a hypervisory VM. Letting MS Windows run on bare metal? Not even once.

    latest-screen.png
     
    fatjanhushi likes this.
  9. Al-Punk

    Al-Punk Still here

    @gurax kjo eshte teme shume interesante, por ndoshta ne nje teme te re.
    Marrja e informacionit ne kam apo jo gjoba nuk ka ndonje sensitivitet te madh teorikisht... Aplikimi nuk eshte per pagese gjobash, por per marrje informacioni ne kam apo jo gjoba.

    Nese e hap nje teme te re, mund te diskutojme dhe si te mbrohemi ne perdorimin e perditshme te internetit. VM jane nje zgjidhje interesante dhe qe ia vlejne per t'u diskutuar.
     
    fatjanhushi likes this.

Shpërndajeni këtë faqe