Germany Bundesliga 2015-2016

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Bayern Regjistron Fitoren E 1.000-të; Bavarezët, Fitore Me “Poker” Ndaj Koln
1445716395robbe.jpg
Bayern ka mposhtur me një “poker” Koln, këtë javë të Bundesligës, duke regjistruar fitoren e 1 mijtë në historinë e kampionatit të vendit.

Kanë qenë Robben, Vidal, Lewandowski dhe Muller që kanë shënuar ndaj ekipit rival. Me këtë fitore, bavarezët ngjiten në 30 pikë, të ndjekur nga Dortmund me 10 pikë më pak.

Për Robben ishte goli i parë në ndeshjen e kthimit, pas një dëmtimi të gjatë që e mbajti jashtë fushe.

“E pabesueshme, fenomenale! Çdo trajner në botë e di sesa e vështirë është të fitosh ndeshje. Por 1.000? E pabesueshme!”, ka komentuar trajneri Pep Guardiola rezultatin e arritur.

Ndërkohë, mbështetja ndaj tij sa vjen e forcohet. “Pep është një trajner i madh. Na pëlqen të gjithëve të punojmë me të. Por në fund është vendimi i tij nëse do qëndrojë ose jo”, është shprehur Robben.

“Mendimi i skuadrës është i qartë, ne duam që Pep të rinovojë. Këtë ia kam thënë në sy”, ka thënë edhe kapiteni Philipp Lahm.

Ndërkohë, në takimet e tjera të luajtura këtë të shtunë bie në sy përmbysja e papritur e Leverkusen ndaj Stuttgart nga 1-3 në 4-3.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Bundesliga, Bayern mposht 3-1 Schalke në transfertë
1448139245bay.jpg
Bayern ka fituar 3-1 në shtëpinë e Schalke, me gola të Alaba, Martinez dhe Muller, ndërsa për të zotët e shtëpisë ka mjaftuar një rrjetë e Mayer.

Schalke u përpoq të frenonte marshimin triumfues të Bayern, por pavarësisht barazimit që i dha shpresë, nuk mund t’i bënte më ballë epërsisë së bavarezëve.

Me rezultatin 1-3, të zotët e shtëpisë regjistruan humbjen e tretë në 6 garat e fundit.

Ndërkohë, Wlofsburg ka “asfaltuar” 6-0 Werber Bremen, ndërsa Borussia Moench ka lënë pas Hannoverin me rezultatin 2-1. fitore ka arritur edhe Leverkusen, 3-1 kundër Frankfurtit në shtëpinë e këtij të fundit.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Guardiola mund të qëndrojë te Bajerni i Mynihut
1448879842guardiola-bayern.jpg
E ardhmja e Pep Guardiolës te Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë një temë e nxehtë e merkatos së transferimeve. Trajneri katalanas ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2016 dhe deri tani ende nuk e ka rinovuar atë. Kjo ka bërë që shumë skuadra evropiane si Manchester United, Real Madrid apo Manchester City të vihen në ndjekje të tij, madje zërat shkuan deri aty sa folën për arritjen e një marrëveshjeje mes tij dhe “Citizens”.

Por mesa duket, Guardiola e ka shumë të vështirë që të ndahet nga jeta në Mynih dhe kjo mund ta bindë atë që që të qëndrojë ende në pankinën e Bajernit.

“Mynihu është një qytet i çmendur. Unë ndihem shumë mirë këtu, po ashtu edhe familja ime. Ky fakt mund të ndikojë shumë në rinovimin e kontratës me Bajernin. Gjithsesi, për këtë çështje do të flas me drejtuesit e klubit pas ndeshjes me Hanoverin në 12 dhjetor, për të marrë vendimin më të drejtë për mua dhe Bajernin”, tha Guardiola në një intervistë për “Bild”.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Guardiola: Robben ende lojtar kyç për Bayern-in
1455309458guardiola.jpg
Pavarësisht zërave të fundit që kanë dalë kundër holandezit, është trajneri Pep Guardiola që insiston se Arjen Robben vazhdon të mbetet një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Bayern Munchen.

Holandezi është aktivizuar vetëm në 10 takime këtë sezon në Bundesligë për shkak të problemeve të vazhdueshme me dëmtimet, ndërsa kanë befasuar me paraqitjet e tyre nga krahët Douglas Costa dhe Kingsley Coman.

Persona pranë kampionëve të Gjermanisë janë shprehur se Bayern-i mund të jetë më mirë pa 32-vjeçarin, por Guardiola ka dalë në mbrojtje të holandezit.

“Arjen Robben ka nevojë për kohë që të kthehet në formën më të mirë. Por, ai është shumë me rëndësi për mua me dëshirën e tij për të shkuar përpara dhe forcën në përballjet një për një”, tha trajneri spanjoll.

Guardiola foli gjithashtu edhe për Carlo Ancelotti, trajnerin që do të marrë vitin e ardhshëm drejtimin e Bayernit, duke thënë se për të nuk ka asnjë problem që italiani të takohet me zyrtarët e klubit.

“Është normale që ai të vizitojë Mynihun. Për mua nuk ka asnjë problem”, tha Pep, i cili sezonin e ardhshëm do të jetë në stolin e Manchester City-t.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Bayern, Badstuber edhe për 3 muaj jashtë fushave
1455448358badstuberi.jpg
Telashet nuk kanë fund për Bajernin e Mynihut. Skuadra bavereze humbet shërbimin e një tjetër mbrojtësi, kur kanë mbetur edhe dy javë nga ndeshja e Championsit me Juventusin.

Bëhet fjalë për Holger Badstuber, i cili pësoi frakturë në kaviljen e djathtë, duke iu bashkuar Boateng e Javi Martinez në infermieri.

Sipas një njoftimi në profilin e tij, në rrjetin social Twitter, Badstuber do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë atë jashtë fushave të lojës për 3 muaj.

Kjo është e disata herë, që Badstuber bëhet viktimë e dëmtimeve. Më parë ai kishte pësuar dëmtime në sezonin 2013-2014, kur nuk zhvilloi asnjë ndeshje, ndërkohë që edhe në fillimin e këtij sezoni qëndroi jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Guardiola duhet të mendojë tashmë sesi duhet ta sajojë repartin e mbrojtjes, ku i vetmi lajm pozitiv për të është rikthimi në stërvitje i Medhi Benatia.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Bayern fiton lehtësisht ndaj Augsburgu-t, mposhtet Gladbach
1455482093muller.jpg
Dy gola nga Lewandowski dhe një nga Muller i kanë dhënë fitoren 3-1 Bayern-it në transfertë ndaj Augsburgu-t.

Pas barazimit pa gola ndaj Leverkusen-it javën e kaluar, kampionët e Gjermanisë e kanë pasur të lehtë të fitojnë ndaj Augsburgu-t. Sulmuesi polak shënoi në pjesën e parë,ndërsa dyfishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë. Pavarësisht shënimit të dy golave ekipi i Guardiola-s vazhdoi lojën e tij sulmuesi dhe gjeti edhe golin e tretë me Muller në minutën e 78.

Për vendasit ngushtoi rezultatin Bobadilla, duke shënuar golin e nderit vetëm 74 minuta para fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Bayern-i e çon në 8 pikë diferencën nga Dortmundi i vendit të dytë, ndërsa ndodhet në kuotën e 56 pikëve.

Të dielën u luajt edhe Hamburgu-Monchengladbach, ku vendasit triumfuar me 3-2. Me këtë 3 pikësh Hamburgu largohet nga fundi i renditjes, ndërsa Monchengladbach përfundon në vendin e 7 me 32 pikë, 3 më pak nga vendi i tretë që të çon në Champions.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Guardiola nuk do të marrë me vete asnjë lojtar të Bajernit
1455707380guardiola.jpg
Pep Guardiola do të zëvendësojë Manuel Pelegrinin në stolin e Manchester City sezonin e ardhshëm. Trajneri spanjoll ka nënshkruar një kontratë me “Citizens” me një pagë prej 15 milionë paundë në sezon, ndërkohë që do të ketë një buxhet të palimituar për të bërë blerje në merkaton e transferimeve.

Por Guardiola nuk do të lejohet të ndërhyjë te skuadra e Bajernit të Mynihut. Sipas asaj që publikohet te “Daily Star”, drejtuesit e klubit bavarez kanë arritur një marrëveshje verbale me Guardiolën që ky i fundit të mos tentojë blerjen e asnjë prej futbollistëve të kampionëve të Gjermanisë. Kjo do të thotë se Manchester City do të duhet të heqë dorë nga tentativa për të sjellë në Premier League lojtarë të tillë si Muller, Lewandowski, Gotze, Vidal apo Thiago.

Një lajm i tillë gëzon jashtë mase rivalët e “Citizens”, Manchester United, drejtuesit e të cilit kanë vënë dyshen Muller-Lewandowski në krye të listës së shpenzimeve për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Daily Star”, tashmë Guardiola do të kthejë vëmendjen tek të tjerë futbollistë si Paul Pogba, Sergi Busquets, Neymar apo Stones.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Uli Hoeness në liri me kusht
1456751514ULI.jpg

Ish-Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hoeness u lirua me kusht pasi kaloi 21 muaj në burg, lajm ky që u konfirmua për mediat nga drejtues të Ministrisë bavareze të Drejtësisë.

Uli Hoeness u dënua në vitin 2014 me 3 vjet burg për evazion fiskal me 28.5 milionë euro, por pasi kreu gjysmën e këtij dënimi, 64-vjeçari la qelinë për të fituar lirinë me kusht.

Në 18 janar gjykata deklaroi se pranoi kërkesën e Hoenessit për lirimin e tij, por bëri të ditur se ai duhet të zbatojë disa kushte në 3 vitet e ardhshme. Aspektet që ndikuan në këtë vendim ishin personaliteti i këtij të fundit, e kaluara e tij, rrethanat e kryerjes së evazionit fiskal dhe sjellja e Hoeness në burg gjatë kohës së kryerjes së dënimit.

Që nga fillimi i vitit 2015 Hoeness duhej të kalonte vetëm netët në qeli, ndërsa gjatë ditës ai punonte në ambientet e Bajernit duke iu dedikuar kryesisht sektorit të ekipeve zinxhirë. Gjykata konstatoi se gjatë kësaj kohe nuk u shënua asnjë incident, duke shtuar se dëmi financiar i shkaktuar nga evazioni i Hoeness u shlye me të paktën 43 milionë euro.

Mësohet se në 13 mars Uli Hoeness do të bëjë daljen e tij të parë në media pas lirimit, ndërkohë që ka shumë persona që presin rikthimin e tij në postin e Presidentit të Bajernit, vendim të cilin ai ka shumë të ngjarë që ta marrë në muajin qershor.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Bundesliga, Fitore për Bayern Munich dhe Hannover
1456595862Bayern-Munich.jpg
Fitore në ditën e themelimit të klubit. Bayerni i Mynihut e feston me një sukses 0-2 në fushën e Wolfsburgut 116-vjetorin e krijimit duke e zgjatur përkohësisht në 11 pikë diferencën në klasifikimin e Bundesligës ndaj Dortmundit ndjekës që luan këtë të Dielë ndaj Hoffenheim-it.

2 gola në pjesën e dytë nga Coman dhe Lewandowski ishin mëse të mjaftueshëm që Bayerni të merrte trepikëshin e radhës. Në minutën e 67-të francezi Coman përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke ndëshkuar portierin e vendasve Casteels për t’i dhënë avantazhin Bayernit.

7 minuta më pas skuadra e Guardiolës dyfishoi shifrat me të përhershmin Robert Lewandowski duke vulosur kështu fitoren e 20-të sezonale në një fushë shumë të vështirë si “Volkswagen Arena”, dhe përballë një kundërshtari si Wolfsburgu që vitin e kaluar i mposhti bavarezët në këtë stadium me rezultatin 4-1. Një sukses ky që afron akoma edhe më shumë Bayernin me titullin e 4-t kampion radhazi.

Surprizën e madhe të javës së 23-të të Bundesligës e bëri Hannover 96. Skuadra e trajnerit Thomas Schaff u rikthye te fitorja në kampionat pas 8 humbjesh radhazi pasi mundi brenda në “Mercedes Benz Arena”, Stuttgartin vendas me shifrat 1-2.

2 golëshi i qëndërmbrojtësit të miqëve, Christian Schulz bëri të pavlefshëm edhe finalizimin e avantazhit provizor të Stuttgartit që mban firmën e Werner. Me këtë fitore Hannoveri u rikthye fuqishëm në garën për mbijetesë.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Dortmund, tifozi vdes në mes të ndeshjes
1457953596borussia.jpg
Borusia e Dortmundit fitoi 2-0 ndaj Mainzit për të mbajtur të hapur luftën me Bajernin e Mynihut për titullin, por skuadra verdhezi nuk mundi t'i gëzohej këtij suksesi. Gjatë zhvillimit të takimit, një tifoz pësoi një atak kardiak duke humbur më pas jetën e duke bërë që në “Signal Iduna Park” të pllakosë heshtja, gjë që çorientoi disi lojtarët e Borusias.

“Ishte një situatë që na nervozoi disi. Nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Në fund, trajneri na tregoi se çfarë ndodhi dhe në atë pikë futbolli kaloi në plan të dytë”, tha Reus pas përfundimit të sfidës.

Të gjithë të pranishmit nuk ngurruan të nderojnë viktimën duke kënduar “You'll Never Walk Alone”, duke e lënë mënjanë festën për fitoren e skuadrës së tyre dhe duke u treguar për të disatën herë të jashtëzakonshëm.

Nuk munguan reagimet e drejtuesve më të lartë të klubit verdhezi për çfarë ndodhi. Kështu, presidenti i Borusias falenderoi tifozët e të dyja skuadrave për solidaritetin e treguar për këtë ngjarje. Ndërsa trajneri Tuchel deklaroi se e di shumë mirë që ka gjëra më të rëndësishme se futbolli, por kjo nuk i pengon futbollistët që të japin maksimumin në ndeshje dhe në stërvitje.
 

agim40

Valoris scriptorum
Fundi i javes ne Gjermani pa futboll nuk shkon fare.
Edhe ca jav dhe fillon kampionati gjerman. Bayern dhe Dortmund kane skuadra te forta
 

Airbourne

Papirus rex
Tani do shikohet....Hoffenheim-Borussia Dortmund.
Para se te filloje.....GEZUAR.
Do shella jane te preokupuar apo te shqetesuar per zgjedhjet ne Maqedoni.
LG.
 

Airbourne

Papirus rex
Ne ligen e dyte te Gjermanise austriaku i lindur ne Skenderaj te Dardanise Ylli Sallahi,nuk e ndihmoi dot ekipin e tij me gollin qe napi.Pra ne ligen amatore....vitin tjeter.
Gjynah sepse qyteti eshte i bukur,dhe inshallah ja hudhin.
Perfundimi.
170793.jpg
 

Airbourne

Papirus rex
Ka pas kan ni lojtar me emnin Mond Kapllani ka Durrsi.Ni tjaten ishte kurioz ta kqyrte..pra
8 euro kushtonte billeta ne dhjetce apo anesore.U kenaqen....disa.
Ne pushim apo ndermjet pjeseve, i rrasnin edhe noi birre me salqiqe pasiqe jermanet DALLOHEN per keto PRODHIME.
Nejse ...te harruara apo te shkuara.
U krye.
 

Artin

Papirus rex
Me sa kuptoj Airbourne, qyteti ku jeton vet asht ne ligen e dyte qe e ndjek edhe ket lige.
Se ndryshe do ta ndiqshe vetem te paren.
 
Top