C'po ndodh ne Mars?

Diskutime tek 'Astronomi, Kozmologji, Astrofizike' filluar nga master of puppets, 8 Jan 2004.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Te rejat nga Marsi

    Shpjegim i mundshem eshte psh qe nje meteorit nga Marsi mund te mberrije ne Toke si rezultat i nje perplasje. Nese psh pranojme perplasjen e Tokes me objektin kozmik 65 milion vjet me pare qe supozohet te kete cuar dhe ne zhdukjen e dinosaurve, do te ishte shume normale qe te kete akoma copa 'Toke' qe enden neper hapesire, dhe jo vetem kaq por qe jane duke rene psh ne Aferdite, apo Jupiter, apo Mars. Procesi i renies se nje asteroidi zgjat nga pak vjet deri ne qindra miliona dhe madje edhe ne miliarda vjet. Mund te kene rene apo do te bien, apo jane ne orbite stabel... te tera keto raste jane te mundshem dhe aspak te jashtezakonshem.
    Zoti vertet qe luan karambol dhe madje edhe bowling, dhe madje merret dhe me 'heqjen e berthamave te ullinjve'. Psh ne lajmin me te fundit qe pashe sot, nje galaktike eshte duke flakur nga vetja super vrimen e zeze ne qender te saj ( http://www.physorg.com/news192811164.html ) Kjo do te thote praktikisht shperbrja e kesaj galaktike.

    Nuk eshte e pamundur qe te kete 'copa Marsi' qe bien ne Toke.

    Sot planetet jane shume me miqesore kundrejt njeri tjetrit ne krahasim me 4 miliard vjet me pare, sa mosha e meteoritit ne fjale, procesi i formimit te nje sistemi diellor dhe planeteve eshte nje proces violent. Atehere ka qene mesi i periudhes Hadean (emri i ketij eoni eshte domethenes), vetem 500 milion vjet pas formimit te sistemit diellor dhe planeteve. Ne ate kohe, ne menyre poetike, planetet luanin e ka kush e ka me njeri tjetrin gjate tere kohes, per te mos thene i gjuanin njeri tjetrit me gjysma tulle. Eshte perkundrazi, shume e mundur qe ka akoma lloj lloj copash qe enden neper sistemin diellor me origjine planetare, potencialisht nga te tere planetet.
     
  2. Kondrapedali

    Kondrapedali Kondrapedali

    Re: Te rejat nga Marsi

    Ka ca pika të errëta në këtë mes. Së pari, meteoriti marsian ka dalë nga pika e impaktit gjë që do të thotë që ai ka patur një temperaturë tepër të lartë (praktikisht ka qenë një copë llave kur ka nisur rrugën) ku duket e çuditshme të ketë mbetur e paprekur forma e çfarëdo lloj jete.

    Së dyti, meteoriti është afro 4 miliard vjeçar gjë që implikon se jeta në Mars ka filluar afërsisht në të njëjtën kohë si dhe në Tokë. A nuk mundet që në meteorin në fjalë të egzistojnë fosile gjallesash tokësore?

    Së treti, mos vallë jeta ka ardhur vërtet nga Marsi????????? Kur do gjenden fosile të tilla në Mars (mendoj se duhet të ketë goxha më shumë se mbi apo nën tokë)?
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Te rejat nga Marsi

    Po vallaj ka pika te errta sa te duash. S'di te them fare se si ka ardhur meteoriti prej atje dhe permenda mundesi te ndryshme, per te ilustruar qe ka me teper se nje menyre. Por se si tamam kjo akoma s'dihet. S'eshte thene te kete qene se s'ben llave, mund te jete nje pjesez e nje cope shume me te madhe fillimisht (nje cope e madhe mali psh, madhesi nga sa nje pallat e deri ne sa nje qytet, pse jo?) qe ka patur rreth 4 milard vjet kohe te copetohet deri aq sa eshte katandisur sot. Ajo qe dihet eshte nuk duhet pare fare si cudi fakti qe eshte material Marsian.

    Edhe pjesa qe ne Mars mund te kete fosile gjallesash tokesore eshte e mundur. Por nderkohe, te njejtat lloje gjallesash ne Toke jane shfaqur me vone nga ana kronologjike, imagjino qe magnetobakteret jane gjallesa qe ekzistojne sot por qe jane dhe nder me te vjetrat. Sidoqofte, opsioni i kundert ngelet i vlefshem, thjesht mundesite jane te ndryshme.

    Por mund te shtoj ne kete gje ne kete aspekt. Ne sistemin tone diellor 'start' pak a shume te njejte deri tashti del te kene patur tre planete: Aferdita, Toka dhe Marsi, deri ne kufijte e 500 milion vjecarit te pare.
    Ne Aferdite efekti serre i ka dhene shume shpejt fund ketij starti. Eshte shume afer Diellit dhe mbi nje nivel te caktuar kompleksiteti, tempratura i shperben komponentet dhe i rindan perseri ne elemente me baze. Sipas llogarive, ka shume mundesi qe ne Aferdite te kete gjurme jete qe datojne ne po keto shifra antikiteti, por vertetimi i kesaj eshte akoma per te ardhmen.
    Ne Mars ka ndodhur e kunderta, eshte ftohur perpara se te arrihet ky nivel kritik kompleksiteti. Si me lart, nga ftohja ka humbur atmosferen dhe fushen magnetike. Qe ne kete moment furtunat diellore dhe rrezet ultraviollce kane spastruar cdo gje qe mund te kete patur. Nese ka ndonje gje, gjurmet ka me teper mundesi te jene nen siprfaqe sesa mbi.
    Toka eshte ajo qe ka mbetur brenda kufijve. As aq afer Diellit sa te percellohet, as aq e vogel sa te ftohet para kohe.

    Sidoqofte keto jane perseri hipoteza. Nuk duhet harruar asnjehere qe keto llogaritje jane te tera probabilitare, dhe ndonese ne pergjithesim jane te percaktuara, rasti i vecante eshte perhere ne dore te rastesise. (Te bjeri 6 kur hedhim nje zar ka probabiliet 1/6, por cili nga ju do vinte bast qe ne 6 hedhje do bjere nje dhe vetem nje here 6 ? Mund te bien me shume se nje here, por edhe asnjehere)
     
  4. atman

    atman Forumium maestatis

    Re: Te rejat nga Marsi

    Natyrisht qe flasim per mundesira dhe sikurse ka nje fjale qe thote se çdo gje qe mund ndodh, flasim. Duhet patur parasyh se sistemi yne diellor qe hamendeson planetet me kuç e maç, eshte formuar ne te njejten kohe. Nuk ka patur nje kohe te pare, per krijimin e planeteve te brendshem, toka, marsi aferdita dhe merkuri e nje tjeter per krijimin e planeteve te gaste, ose te jashtem. Njeheresh jane formuar si te paret e te dytet nga e njejta nebuloze nderplanetare, ndaj perjashtohet mundesia e nje "shuplake faqeve", dua te them se planetet e ngurte nuk kane pasur mundesi qe te leshojne ndonje cope, sa nje mal apo edhe therrime, per vete natyren e tyre. Kane nje berthame metalike qe terheq çdo gje, e mban te burgosur. Kjo ishte historia, keshtu u formuan duke u krijuar nje berthame fillimisht e vogel, pra si fruti, nje pjeshke dhe fara ne mes. Ata, jane formuar ne kahun e kundert, dmth te terheqjes se forces gravitaciopnale qe rritej ne proporcion te drejte me rritjen e mases se planetit. Persa i perket perplasjes me njeri tjetrin duhet kuptuar nje periudhe paraplanetare jo pas, kur ishin shume te vegjel me diameter disa km, dmth kur nuk ishin keta qe njohim ne sot. Te pa pagezuar. Kjo shpjegon edhe pse gjenden materiale te njejta, jane fryt i se njejtes nebuloze, ndersa veçorite shpjegohen me largesine nga dielli sikunder e ke permendur ne rastin e Aferdites qe ka nje temp rreth 900 grade psh me kete temperature shkrin plumbi keshtuqe aty nuk ekziston ky metal. Sa me larg nga dielli planetet i gjejme ne gjendje te gaste e te akullt.
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Per ju qe jeni kurioze per cfare ka ndodhur me Marsin ne te shkuaren, nje emision i cili permbledh cfare dihet per Marsin. Nje pjese e ketyre informacioneve jane trajtuar edhe ketu ne kete teme.

    Emisioni eshte ne gjuhen angleze.

    Shikim te mbare.

    ( youtube link )
     
  6. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Procesi i formimit te planeteve eshte ne shumicen e rasteve i njekohshem me ate te formimit te yllit perkates. Te dy keto procese jane procese violente dhe kaotike, protoplanetet formohen dhe riformohen disa here para se te hyhet ne nje faze te stabilizuar. Asteroidet psh jane mbeturinat e nje planeti qe nuk arriti te formohej asnjehere deri ne fund per shkak te efektit te Jupiterit mbi proto-planetin ne fjale, batice-zbatica e ka copetuar dhe rishperndare ne hapesire ne ate qe sot gjehet ne formen e brezit te asteroideve.
    Nje miliard vjetet e pare te jetes se Tokes (dhe gjithashtu te tere planeteve te tjere) gjate Hadeanit, pervecse vete aktiviteti i Tokes ishte i tille qe here pas here kishte flakje te materialit neper hapesire prej shperthimeve, kishte dhe bombardime te perhershme me objektet te cilet nuk ishin ne orbita stabel, as rreth Diellit per t'u destinuar ne te ardhmen si planete apo kometa, as rreth planeteve qe te destinoheshin si henat e ardhshme. Shume prej kesaj lende mase eshte endur neper hapesiren nder-planetare duke rene heret a vone ne planete, diell apo satelite natyrore, ose duke u devijuar ne rrugen e tyre nga nje planet apo vete dielli per te rene me pas ne nje planet tjeter apo satelit tjeter. Sot ekzistojne dy zona ne sistemin diellor ku lenda materiale e permasave te tilla eshte grumbulluar ne menyre stabel dhe keto zona jane Brezi i Kuiperit dhe Reja e Oortit, e para ne distance rreth 2 here distanca Diell - Pluton dhe eshte nje lloj unaze e ngjashme me brezin e asteroideve po ne planin e orbitave te planeteve; e dyta me diameter rreth 4-5 here distanca Diell - Pluton dhe eshte nje sfere e perbere nga grimca te vogla te permasave kokrriza pluhuri dhe kokrriza rere.

    Dhe nese plumbi eshte i shkrire ne temperaturen 900 grade Kelvin ne Aferdite, kjo nuk do te thote qe atje nuk ekziston ky metal. Ka patjeter, por ne forme te lenget.
     
  7. keca

    keca Forumium praecox

    marsi normal eshte si gjdo planet i sistemit diellor.dhe pytja eshte dh shkenctarve ju intereson pytja a ka jete ne mars.njrezimi dhe disa shkenctar aq larg kan shku qe iteresohen per planetin mars aka jete ne te .mir nuk jam kunder por akoma planeti yne qe quhet toke dhe jeton njeriu ne te me miliona vite akoma nuk eshte zbuluar sa duhet dhe akoma ka ne toke vende te pa zbuluara.thuhet se ne uje ka jete dhe ne akullnaja pajtona e vertete eshte siq edim ne dy polet e marsit ka akullnaja normal qe ndoshta ka ndonji gjalles qe jeton por mind te jete shum e vogel.mirpo ne krahasim me token marsi as per se afermi nuk i plotson kushtet per jete.
     
  8. dr love

    dr love Locus omnem

    Dua te jetoj ne Mars...sa lek eshte bileta:D
     
    Hektor12 likes this.
  9. keca

    keca Forumium praecox

    ne sun po jetojm ne toke siq duhet eti po thu ne mars
     
  10. dr love

    dr love Locus omnem


    Ne toke po jetoj sic dua..po dua te provoj Marsin..apo e ke me tapi
     
    Dreamer likes this.
  11. Hektor12

    Hektor12 Locus omnem

    Nuk ka vende eshte plote ... rrugen tjeter te shofim :p
     
  12. Aki

    Aki Paint It Black

    Topic i vjeter, por qe atehere e paskan thene qe per 20-25 vjet do dergojne njeri ne Mars...e tani po bejne lista me vullnetare e plane per teraformimin e Marsit qe ta cojme jeten nga Toka ne Mars
    Ironike kjo, nese mendohet teoria qe jeta ne Toke ka filluar nga Marsi, e tani nga Toka do kthehet ne Mars
     
  13. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Sonda hapsinore MAVEN (Mars Atmosphere and Volatile Evolution) eshte operacionale qe ne 2014 dhe ka mbledhur nje sasi te madhe informacioni ne lidhje me atmosferen e Marsit. Keto dite jane bere publike perfundimet e kombinuara te nxjerra nga studimi i atmosferes se siperme, jonosferes, Furtunes Diellore dhe interaksioneve magnetike me Diellin, te planetit Mars. Gjithashtu ka te dhena te shumta per magnetosferen e Marsit, e cila ka ndikim te drejtperdrejte ne atmosfere.

    Nje nder rezultatet eshte nje raport ku identifikohen hapat se si atmosfera e Marsit ka tranzituar nga nje klime e ngrohte dhe me lageshtire, drejt nje klime te ftohte dhe me thatesire ekstreme. MAVEN ka bere matje te detajuara per shpejtesine me te cilen Furtuna Diellore shperndan ne kozmos atmosferen e Marsit, mesatarisht duke larguar 100 gram gaz ne cdo sekonde nga atmosfera.

    [​IMG]


    Jane konfirmuar hipotezat e meparshme qe Marsi kishte nje atmosfere te dendur dhe me temperature te pershtatshme per ujin ne gjendje te lenget. Keto te dhena jane shume te cmuara per te kuptuar ne detaj proceset e dinamikes se evolimit te atmosferave planetare. Eshte e rendesishme te dihet me saktesi se cilet jane faktoret qe ndryshojne atmosferen e nje planeti, nga me kushte te pershtatshme per jeten mikrobiale, ne kushte qe jane vdekjeprurese per to.
    Gjate perafersisht 2 miliard viteve te ardhshem, Marsi do e humbe totalisht atmosferen dhe do te jete i ngjashem me Merkurin apo Henen.

    Informacione per Marsin mund te lexoni edhe ketu:
    http://www.albforumi.com/threads/nasa.35053/

    Ne lidhje me perfundimet e MAVEN:
    http://agupubs.onlinelibrary.wiley.com/agu/journal/10.1002(issn)1944-8007/maven-overview-grl.html

    -----


    Edituar, shtese e videos me poshte.
     
    Last edited: 12 Nov 2015
    katsune likes this.
  14. Seyfert

    Seyfert Valoris scriptorum

    Me falni por, "NE" nuk dime asgje.
     
  15. Aki

    Aki Paint It Black

    Marsi ka vdekur yup yup, do na mundoje ca derisa te behet i banueshem



    ...por, kur do behet teraformimi, qe mbase ster ster ster e ster ne kub niperit tani do arrijne ta shohin e te behen pjese e saj, do dukej keshtu

     
    gurax likes this.

Shpërndajeni këtë faqe