Bing-Bang i ri

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga merc, 6 Sep 2008.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nuk i ke ndjekur me shume vemendje lajmet e dhena dhe diskutimet ne kete teme, apo jo joetisti_ ? Si dhe pyetje: Je prere ndonjehere pa dashje me thike apo me brisk? Po nga bicikleta ke rene ndonjehere? Po me shkrepse apo cakmak je djegur ndonjehere gabimisht?
     
  2. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    C'eshte e verteta, jo. Por besova se e kuptova se perse behej fjale. Une thjesht shpreha nje opinion qe bazohet ne fakte reale dhe njekohesisht deshperimin tim se shkenca po te drejtohej vertet atje ku duhej, do ta kishte bere jeten e njeriut shume here me fantastike. Gje e cila as nuk pritet te ndodhe sepse te tyret jane vetem aventura me kosto te larte te cilen ne nje fare menyre qofte me pagese qofte nga pasojat, e paguajme vete ne. Dikur amerikanet shkuan ne hene. Cfare perfitimi kishte dikush nga kjo pervecse t'i sherbente luftes(shkaterrimit) qe ne ate kohe kishin me ruset(lufte psikologjike). Sa shpenzime te kota kur te tjere vuajne urine.

    Po, me kane ndodhur te gjitha ato per te cilat me pyete. Ku do te dalesh?
     
  3. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Ti beson se e kuptove per se behet fjale. Ok.. po ta leme besimin menjane, duke lexuar qe ne faqen 1 te kesaj teme, do te mesosh qe ajo qe ti i quan nje opinion i bazuar ne fakte reale, ne fakt mund te kete qene nje opinion i bazuar ne spekullime. Faktet reale flasin per tjeter gje, komplet te kundert me kete qe je shprehur. Qe ne teori, pjesa e 'vrimave te zeza' ka qene nje spekullim komercial, dhe ne praktike eshte demostruar qe te jete nje perralle qe ne nentor te 2009.
    Tere keto keqkuptime te tuat do te ishin evituar nese do te kishe shpenzuar me shume kohe per te mesuar me shume per te verteten dhe me pak per te nxjerre nje perfundim personal te bazuar ne sensacione per fushata elektorale.

    Nese te kane ndodhur te tera ato qe the, duke ndjekur po ate linje argumentimi qe ke propozuar me lart (Cituar: "Arritjet e shkences s'jane perdorur asnjehere per mire ne historine njerezore") ke thene qe thika e bukes dhe brisku i rrojes nuk sherbejne per asgje te mire sepse te presin, bicikleta nuk ben asgje te mire sepse rrezohesh prej saj, shkrepsja dhe cakmaku jane te keqia sepse te djegin.

    Une nuk e di cfare moshe ke, por fakti qe fjale te tilla si: "Shkence" apo "asnjehere" apo "histori njerezore", i perdor me mendjelehtesi ne nje teme qe merret me nje arritje dhe nivel njohje te nayres prej nesh si njerez qe nuk meriton asnje fjale me te vogel pervecse Madheshtore, me ben te mendoj qe je shume, shume i ri.
     
  4. joetisti_

    joetisti_ Locus omnem

    Fakte reale sa i perket se shkenca me zbulimet e saj e pikerisht me ato "madheshtoret", ka shkaterruar me shume se bere mire. Theksova se shkencetaret(me vjen ta besoj kete dhe e besoj) kane patur qellime te mira, por eshte perdorur gjithmone per KEQ. Thashe se aftesia e tyre eshte e madhe dhe e domosdoshme dhe do te ishte mire qe te punohej ne drejtime te ndryshme duke qene i sigurt se do te arrinin ta benin jeten e njeriut nje parajse.

    Une nuk ndikohen nga ato qe thone kur nxjerr perfundime, por nga ato qe shoh, ndiej, e pres. Shkence nuk quhet 'thika' por prodhimet omgj qe s'kane pike shije e pike vlere ushqimore.

    Moshen time mund ta lexosh ne profil, por kjo s'do te thote se ti s'mund te me quash shume te ri perderisa prej shume te riu te duken mendimet e mia pavaresisht moshes. Nuk jam aq siperfaqesor sa t'u duk dhe nuk flas pa njohurite e nevojshme. Thashe se arritjet e shkences sidomos ato bombastiket jane perdorur nga te tjere per qellime te mbrapshta e jo per ate qellim per te cilin fillohet nje studim. Mbas gjetjes se kesaj "pjesezes se Zotit" shiko kur te krijohet nje arme tjeter e shfarrosjes ne mase!!
     
  5. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Nga CERN, eshte njoftuar se pas 2-3 muajsh ne gjendje te plote operacionale, do te filloje hibernimi i LHC, dhe me pas fikja e plote e tij.

    Kjo gjendje do te zgjase per nje periudhe 2 vjecare dhe gjate kesaj kohe do te behen kontrolle mirembajtje, riparimet e nevojshme si dhe permiresimet e mundshme ne LHC, duke e pergatitur per ndezjen tjeter.
    Keto 'upgrade' do te fillojne menjehere pas fikjes, ne muajin Mars. Eshte parashikuar zevendesimi i disa transformatoreve me te tjere qe jane me te fuqishem, te cilet do te jene ne gjendje te cojne nivelin maksimal te energjise gjate punes ne nivelet e llogaritura teorike te mundshme. Aktualisht LHC nuk ka punuar ende ne nivelin e tij maksimal energjitik.

    Krahas tansformatoreve te rinj, do te vendosen ne pothuajse te tere gjatesine e unazes, 'kabllo' superpercjelles, duke lehtesuar ne menyre te ndjeshme aftesine per te arritur keto nivele maksimale energjitike. Nivele te tilla energjie ne pune jane shume emocionuese per fizikantet, sepse do te hapin mundesine per zbulime edhe me te pabesueshme se ato qe jane duke u eksperimentuar aktualisht (si psh Bozoni Higgs). James Gilles, zedhenesi zyrtar i CERN eshte shprehur se Bozoni Higgs eshte vetem nje nga shume 'detyrat e shtepise' qe i duhet te merret LHC.
     
  6. The decatur

    The decatur Perjashtuar nga Albforumi

    Me ndodh bing bang i ri,atehere ikem perlesh te gjithe si planet.
     

Shpërndajeni këtë faqe