Zysha THY ne mes Nxenesin

olololol

Primus registratum
Zysha THY ne mes Nxenesin

PO lexoja dje ne gazeten Shekulli ku nje familje kishte denoncuar mesuesen se ju kishin qelluar femijen ne klase.

Femija ja kishte bere vertet borxh ,

<font color="red">POR /pf/images/graemlins/confused.gif </font>

<font color="blue">A ka te drejte mesuesja ta qelloje nje femije !!! </font>


PO ne sa dru kemi ngrene ne 8-vjecare , kena pas i presor qe kishte ardh nga Shkolla Riedukimit ( rrugaceve) Lezhe.

Po juve ju kane ndodhur ?
Komentoni e jepni mendimet tuaja ?
Perkedhelje &amp; Shpulla kundrejt nxenesve duhen ?


Mos e beni dallavere TEMEN ju Lutem.

Thnx nga me i miri klases BAB_LYMI /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Ne kemi ngrene o Bab-Lymo, se ne s'kishim te drejta. Ne s'kishim te drejte te mos rrifeshim. Madje as prinderit tane s'kishin te drejten te na mbronin edhe ne rastet e abuzimeve nga ana e mesuese.
........
Para ca ditesh u shkrua ne shtypin italian per nje mesues ne nje shkolle te Kines. Mesuesi, i nxehur jashte mase nga nje nxenese, e kapi kete dhe pasi e perplasi disa here neper muret e klases, e flaku nga dritarja e klases. Klasa ishte ne katin e katert. /pf/images/graemlins/confused.gif Nxenesit e tjere, pas shtangies, dolen me vrap duke bertitur ne korridorin e shkolles.
.....
Askush nuk ka te drejte te vere dore mbi dike tjeter, aq me teper kur behet fjale per femije. Shkolla eshte vend edukimi. Eshte absurde qe aty ku edukohen brezat e rinj, te rrihet ne mes te klases nje nxenes. Sa shembull i bukur ky per tere ata qe po ndiqnin oren e mesimit?! /pf/images/graemlins/confused.gif
Te jesh mesues, ne radhe te pare do te thote te dish te sillesh me femijet e jo vetem te kesh mbaruar universitetin per mesuesi. Te jesh mesues do te thote te japesh mesim. Te japesh mesim nuk do te thote vetem te shpjegosh sesi zgjidhet nje problem, por te japesh ne radhe te pare shembullin tend personal me menyren sesi sillesh, si komunikon, si i zgjidh konfliktet etj.
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Une mbaj mend dhe ne gjimnaz kishim nje profesor qe i grinte çunat ne dru..leje mo ne tete vjeçare...ne jemi rritur me ndjenjen e frikes...nga dhe prinderit tane nuk guxonin te ankoheshin...Mbaj mend nje vajze ne tete vjeçare hante dru shume shpesh se vinte pa detyra...ishin familje e madhe dhe e shkreta s'kishte vend ku ti bente dhe e zinte gjumi pa bere detyrat e shtepise...mesuesja qe ishte dy pellembe mbi toke...i gjuante me libra kokes dhe kurrizit ose me grushta ne kurriz me te dyja duart...ansjeri nuk thoshte asgje...une kam ngrene vete nje shpulle gjigande qe me ka fluturu koka ne ore te muzikes se nuk doja te kendoja para klases me nje çun qe me ngacmonte...

Nderkohe sot...nuk e di se ç'behet ne shqiperi...por ketu eshte kthyer bota per se mrapshti...femijet rrahin profesorat...shkolla eshte bere qender violence dhe droge... qe ne moshen 12 13 vjeçare...kam nje shoqe qe eshte profesoreshe gjuhe arabe ne nje kolegj ne nje lagje jo shume te mire...kolegjet jane nga mosha 11 deri 15 vjeç...vjet perfundoi ne urgjence se dy nxenese duke u zene me njera tjetren ne ore te mesimit i kishin gjujt me karrike...kuptohet pa dashje sepse kjo kishte shkuar ti ndante...por dhuna egziston realisht sot neper shkolla...megjithate ketu nuk kane te drejte te te qellojne...te japin denime te qendrosh me gjate pas mesimit ose te kopjosh njeqind here te njejten fraze...

eshte vertete problem sepse mesuesit dhe profesoret nuk perballojne dot me klasa me 25 30 nxenes...ka plot qe shkojne ne pune me frike dhe stres...aq me teper qe te edukosh brezin e ri eshte shume e veshtire sot...ka plot prinder qe mendojne se shkolla eshte per te edukuar femijet...Gabim sepse shkolla eshte per te mesuar per te marre dije...edukata merret ne familje...nese nje pale nuk e ben punen e vet siç duhet dihet se do kete probleme...
 

mozaiku

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Dahlia , edukata merret edhe ne shkolle. Mos harro se nxenesit kalojne nje pjese te madhe te kohes se tyre ne shkolle. Une per vete , kam qene ne nje shkolle te atille, ku shpesh me binte te kthehesha ne shtepi ne oren 2-3 pasdite. Pra une kaloja me shume kohe ne shkolle , sesa ne shtepi me prinderit. Kjo vlen edhe per ditet e sotme , sidomos per ato shkolla ku rrin edhe pasdite per te studiuar e bere detyrat e kthehesh ne shtepi ne oren 5 pasdite.
Edukaten ta jep shoqeria ku rritesh me te gjithe elementet e saj pra shoqeria, familja, shkolla etj... Te gjithe keta elemente ndikojne tek formimi i nje personi.
 

ssssssss

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

mu mu ka *i nona mer ne 8-vjecare.kom pas kujdestaren mer jauuu qe sa her leja oret mkapte ka barsetat mer ene ktu ke mjekra me gishtin e modh apo se kishte thonin si thik mer qe ja fsha ropt un asaj...lol do i boj aksident me qen me makin vallai po /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

me vjen keq familja eshte e para...themelorja... te gjithe femijet ne shkolle rrine deri ne gjashte mbasdite ketu...por nuk eshte detyra e mesuesit ti mesoje nxenesit rregullat elementare te edukates...atehere per ça eshte prindi? vetem per ti bere dhe per t'ja rrit shkolla dhe shoqeria? jam dakort qe te gjitha ndikojne ne rritjen normale te nje femije...por edukata baze vjen nga familja...ai qe se ben kete nuk eshte prind i mire...
 

olololol

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Stupid_Girl s'me dukesh kaq stupid /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/winkwink.gif /pf/images/graemlins/winkwink.gif
Ke shkrujt bukur me pelqeve . /pf/images/graemlins/smile.gif

Une 8-vjecaren e kam bere tek Emin Duraku Tirane e cila ishte shkolla e Dyte me e mire per nga kerkesa , niveli i mesueseve , ambjentet etj Ne vend te pare 11 Janari shkolle bllokmenesh ca tepronin i sillnin tek ne.
Po kur vihej dore ne Shkollen tone e cila ishte nga me te mirat , LIND PYETJA po ne nje shkolle ne periferi ca behej ???!!!!
Qellimi i nxenesit ne sy te klases pervec se eshte veprim i ndaluar eshte dhe prekes per sedren e nxenesit e shef gjith klasa , nxit dhunen para nxenesve , Ndaj dhe perkedheljet nuyk duhet te jene ne shkolla se do te shikonin nxenesit mesuesen me Sy tjeter , femijet fiksohen shume pas ketyre gjerave.
/pf/images/graemlins/thumbsup.gif
Ministria e Arsimit duhet ta beje pak problem , ta ngreje si shqetesim me Drejtoret e Shkollave qe te mos shkoj puna neper Polici me denoncime, Pa u bere FAKT i Kryer /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Shkolla te meson profesionin, kulturen....kurse edukaten e kane per detyre prindit, e jo shkolla.
Pse ne te njeten klase kemi nxenses te edukuar dhe te paedukuar ne nje kohe qe mesojne te njetat gjera ne shkolle?!
Diferenca eshte familja, e femija edukohet nga 0 deri ne 4 vjeç, me pas behet shume vone /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Me leje Bab Lymit - hiq THY dhe ver Zysha ben kaluc Nxensin se me 'THY' na lebetite kshu ne pamje te pare ..

/pf/images/graemlins/wink.gif
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une per vete , kam qene ne nje shkolle te atille, ku shpesh me binte te kthehesha ne shtepi ne oren 2-3 pasdite.


[/ QUOTE ]

Paske qen' klase fiskuture ti /pf/images/graemlins/lol.gif !
 

Vals

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Edhe mua me ka bere pershtyje gjithmone se si rrihen dhe abuzohen verbalisht femijet ne shkolla ne Shqiperi, edhe sot e kesaj dite. Te leme vec nje kategori "qe te bejne borxh" se ka vertet te tille qe mungojne bazat elementare te eduaktes ne familje. Po flasim per pergjithesine dhe per femije te vegjel, na klase 1-4 qe rrihen. Kujtoj ne klase te dyte njeri qe s'dinte aritmetike dhe qe zysha e rrifte me shpulla surratit sa here qe nuk pergjigjej. Si mund te mesoje nje femije keshtu? Si mund t'ja rritesh deshiren per te mesuar? Nuk jane te gjithe ne te njejtin nivel inteligjence ose te prirur per te njejtat gjera. Ka femije qe kapin shpejt ka te tjere qe jane me te avashte por sdo te thote se kategoria e dyte duhet te rrihen. Sistemi yne ka qene "sink or swim" dhe nqs kishe probleme s'te ndihmonte kush, sidomos po te vije nga nje familje me probleme apo pa shume nxitje per te mesuar.
Une kam patur fatin qe isha ne anen e mbare te nxenesve dhe mesuesit me kane perkrahur qe te mesoja me shume dhe une nxitesha ashtu por nuk e imagjinoj dot se si do te qe jeta ime nqs une do isha ne anen e gabuar, pa perkrahje, me dru. Ju kujtohet kur ne shkolle te therriste emrin zysha dhe dilje para klases qe te recitoje mesimin? Ne shume raste ata qe s'ishin te pregatitur mire sepse s'e kuptonin lenden ose s'kishin mesuar talleshin para 30 e ca nxenesve ose hanin dhe ndonje shpulle.
Ne vit te katert ne gjimnaz profesori im i matematikes i gjuante nxenesve me shkumes kur s'e kishin mendjen ose i jepnin pergjigje te gabuar. E ca shenjestre kishte, ta bente ballin grope. Si mund te edukosh nje te ri ashtu?

Dikush me lart e tha drejt qe mesuesit duhet te japin shembull. Nuk shkohet ne kete profesion per pune te lehte me ore pak pasi eshte nje nder profesionet me te rendesishme te shoqerise dhe dner me te veshtirat. Fatkeqesisht, ekonomia nuk e paguan si te tille, brenda dhe jasht Shqiperise, dhe streset e mesuesit ju kalohen nxenesve shpesh.
 

zog

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

profesoret budallenj bejn terror, per te forcuar (detyruar me ane te forces) tek nxenesit RESPEKTIN. nje profesor me kulture di t'ja bej nxenesve mesimin si duhet e keshtu ti rise respektin vetes. por ka dhe nxenes qe e bejne shkollen ngaqe i detyron sistemi. nxenes te tille duhen lene jashte saj, ata me vone, kush do, e rikap perseri pjesen tjeter. kush s'do gjen zanat e prejt tij merr dijen e mjaftushme.

qe thoni ju, mu njehere (sapo kishin dale ateher vizoret prej piçikllasi te tejdukshem), ku di se ç'bona, muhabet me ate anash kur zhysha shpjegote, vjen kjo dhe me thote: qite pellemben ! e qis une, kur ajo me vizore me qellon, nje ta heq prej frikes doren me shpjejtesi, thuhet vizorja ne katerqind copa ne tavoline.
t'ma ket rras kjo zhysha me te dy duret (qe te mos dilte huq) ke faqet. ne pushin te ores, dal e bej shurren ke muri pasem me me gangon e klases, qe s'guxote njeri ti fliste me goje. pernjeheresh kuptova, qe isha rrit ne estimen e tij, nje grade. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

bukur foli zogu! Lymo, gjyshi im ka qene drejtori i asaj shkolles ne Lezhe /pf/images/graemlins/laugh.gif!

Persa i perket temes, keto jane monstruozitete! Pervec ketyre njerezve qe ju quani mesues dhe qe jane te zhytur deri ne fyt me faje, ka edhe ca prinder perbindesha qe AUTORIZOJNE mesuesin qe tu qelloje femijen... /pf/images/graemlins/frown.gif !
 

Albanian_Hottie

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne kemi ngrene o Bab-Lymo, se ne s'kishim te drejta. Ne s'kishim te drejte te mos rrifeshim. Madje as prinderit tane s'kishin te drejten te na mbronin edhe ne rastet e abuzimeve nga ana e mesuese.
........
Para ca ditesh u shkrua ne shtypin italian per nje mesues ne nje shkolle te Kines. Mesuesi, i nxehur jashte mase nga nje nxenese, e kapi kete dhe pasi e perplasi disa here neper muret e klases, e flaku nga dritarja e klases. Klasa ishte ne katin e katert. /pf/images/graemlins/confused.gif Nxenesit e tjere, pas shtangies, dolen me vrap duke bertitur ne korridorin e shkolles.
.....
Askush nuk ka te drejte te vere dore mbi dike tjeter, aq me teper kur behet fjale per femije. Shkolla eshte vend edukimi. Eshte absurde qe aty ku edukohen brezat e rinj, te rrihet ne mes te klases nje nxenes. Sa shembull i bukur ky per tere ata qe po ndiqnin oren e mesimit?! /pf/images/graemlins/confused.gif
Te jesh mesues, ne radhe te pare do te thote te dish te sillesh me femijet e jo vetem te kesh mbaruar universitetin per mesuesi. Te jesh mesues do te thote te japesh mesim. Te japesh mesim nuk do te thote vetem te shpjegosh sesi zgjidhet nje problem, por te japesh ne radhe te pare shembullin tend personal me menyren sesi sillesh, si komunikon, si i zgjidh konfliktet etj.

[/ QUOTE ]

Plotesisht dakort me keto me siper..
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Kultura e mesim dhenies ka ndryshuar me kalimin e viteve dhe kjo eshte nje gje mese normale. Ne qe kemi mbaruar 8-vjecaren diku rreth vitit '90 edhe e kemi provuar doren e mesuesve ne lekure, kjo kishte te mirat e veta nga nje ane. Ne ate periudhe per sa mbaj mend une askush nuk guxonte ti kthente fjalen nje mesuesi, kurse sot me keto kohe qe kane ardhur femia i nje "biznes-man" apo "te forti lagjeje" hyn ne klase me nje sjellje fodulle e sfiduese qe e ben hak nje shpulle per mengjes. /pf/images/graemlins/tonguee.gif
 

Leana

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Te rrahesh nje nxenes??Sa efektive eshte kjo metode?Vertet te ndihmon ne thithjen e informacionit qe nxenesi duhet te marre??Mendimi im eshte se asgje nuk fitohet me agresivitet,me dhune ose me imponim.Ka metoda me efikase per te bere te mundur,qe nxenesi te kete mendjen ne mesim.Pse jo disa here dhe shaka te vogla per te thyer monotonine ne oret e mesimit do ishte mire.Do thoni ju:Ou zysha nuk e ka mendjen te beje shakara...Mendimi im eshte qe pedagogjia e mesueses/mesuesit duhet te jete shume e zhvilluar,dhe nuk jam as me shpullat,as me perkedheljet..Cfare metode duhet te ndjeke atehere nje pedagog??E thjeshte :Te krijoje mundesine e mesimdhenies,pa krijuar keqkuptime dhe pa vrarje ndergjegjie,duke i dhene nxenesit ate qe duhet:Kulture&amp;Dije ..Me besoni do ishte me e lehte qe:Asgje te mos merrej personale..
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Po ne rastin kur nje nxenes vjen me nje sjellje rrugaci qe 7 vjec, se ne ate ambjent eshte rritur dhe vazhdon te sillet po ne ate menyre me mesuesen??? /pf/images/graemlins/confused.gif
 

Leana

Primus registratum
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

Atehere mesuesja duhet te marre masa te tjera ,qe skane te bejen me dhunen po me ndeshkim sipas rregullores se shkolles.Mesuesja nuk eshte as xhandare ,as police ,qe te ushtorje dhune fizike ose psikologjike..Kush je ti qe ushtron dhune mbi mua?A jemi vetem per mirekuptim?Atehere le tja tregojme te gjitheve kete..
 

policia

Forumium maestatis
Re: Zysha THY ne mes Nxenesin

ne fakt kjo teme eshte shume e nderlikuar. ne periudhen tone mesuesi te rrihte dhe ti duhej ta pranoje dhunen si mjet edukimi pasi mesuesit ishin "prinder te dyte". nese kundershtoje e kishe keq edhe ne shkolle edhe ne shtepi. une nuk kam pasur probleme te tilla se mesoja, por shoku im i banges ne 8 vjecare rrihej sistematikisht nga mesuesi i fizikes. ai sa e merrte vesh qe shoku im i banges nuk kishte mesuar "perseri" hiqte oren nga dora dhe e bente te vdekur...
pastaj ne shtepi kur e merrte vesh i ati e nxirrte te flinte perjashta te oborri i shtepise. ndersa sot kane ardhur kohera te tjera...
ka dhune, por femijet jane me te pavarur dhe "e ngrene zerin" nuk rrine me si pula sic kemi pas ndejtur ne...
nga ana tjeter nje problem shume i madh jane shkollat private, atje eshte e kunderta nuk ka kerkese llogarie, dhe mesuesit nuk guxojne me keta nxenes pasi kane paguar leket dhe nese "i merzisin" ikin dhe gjejne nje shkolle tjeter private.
po te pakten u be nje gje shume e vogel por e mire, u vune uniformat...
 
Top