
“Kuba” Shkon Te Fiorentina
Jakub “Kuba” Blashçikovski Do Të Luajë Te Fiorentina Sezonin E Ardhshëm Dhe Zyrtarizimi Eshtë Çështje Orësh. Mesfushori Polak Lë Në Këtë Mënyrë Borusian E Dortmundit, Por Vetëm Në Huazim, Me Fiorentinën Që Ka Të Drejtën E Blerjes Përfundimtare në fund të sezonit të ardhshëm. Për “vjollcët” është një goditje e shkëlqyer në mesfushë, por vetëm nëse polaku kthehet në forme perfekte fizike, sepse prej dy vitesh nuk luan, i dëmtuar. Para dëmtimeve të shumta, 29-vjeçari ishte një lojtar kyç i Dortmundit, që e bleu për 3.1 milionë euro në vitin 2007 nga Visla e Krakovës.