Re: Sali Berisha, the lord of the darkness! *DELETED*
Berisha duhet t'i therrase mendjes, apo ne duhet t'i therrasim tones qe e gjejme veten perseri ne kete situate me kete njeri pa talent qe e rrethon veten me se shumti me me te pazote se vetja.
Tani do te beje nje studim te ri fizibiliteti te rruges nacionale nderkohe qe projekti ka perfunduar (jane dashur 2 vjet dhe goxha para per te realizuar per projektin qe eshte tani gati), BERZH e ka studjuar, e ka aprovuar dhe ka dhene fondet per shtrimin e rruges ne Prill pritet te nisin punimet.
Por BERISHA ose eshte duke bere te pamunduren per te denuar Jugun ose per te stresuar paqendrueshmerine Shqiptare tek te huajt. Projekti me BERZH ne kosh te plehrave.
GAZETA SHQIPTARE
Kryeministri: Do bëjmë studim fisibiliteti për rrugën Memaliaj-Berat-Cërrik-Papër
Berisha, Korridori Jug-Veri mes maleve
Projekti aktual i BE kalon në zonë fushore, fondet gati
--------------------------------------------------------------------------------
Rozeta Rapushi
Qeveria demokratike do të bëjë një studim të ri për shtrimin e rrugës Fier-Tepelenë, për të vendosur më pas se si do të veprohet. Kryeministri Sali Berisha, tha dje në seancë, se kabineti i tij qeveritar do të rishikojë ashtu si shumë projekte të tjera dhe atë të kësaj rruge. Skema që paraqiti dje Berisha në Kuvend në lidhje me këtë rrugë ndjek linjën, Memaliaj-Berat-Cërrik-Patër e më pas Tiranë. Të gjitha pjesët e kësaj rruge të re që kërkohet të ndërtohet kalon e gjitha mes maleve, përfshi edhe Gllavën me lartësi mbi 1 mijë metra dhe veç kësaj kalon në zona pak të banuara në mes të qyteteve. Ndërsa varianti i parë që ka marrë tashmë miratimin edhe të BERZH si financuese por edhe ka një projekt gati, kalon përgjatë luginës së lumit Vjosë, e gjitha në zonë fushore në linjën, Memaliaj-Levan Fier. Dje në interpelancën e thirur nga socialisti Ruçi, Berisha tha se: ne nuk do të anulojmë projektin, por do ta studiojmë për të parë se cila është rruga më e mirë që duhet ndjekur, ajo që thotë projekti i ish-qeverisë, socialiste Levan-Fier, apo ai që mendon qeveria aktuale, Berat-Memaliaj”. Por në mes së këtij debati, janë rreth 5.5 milionë euro që BE ka vënë në dispozicion të Shqipërisë për studimin e kësaj rruge, të cilat rrezikojnë të shkojnë dëm, nëse projekti i ish-qeverisë socialiste nuk realizohet.
Debati
I thirrur për një interpelancë nga grupi parlamentar socialist, kryeministri Berisha, deklaroi se nuk tundet nga qëndrimi për të riparë projektin e bërë nga ish-qeveria socialiste për rrugën Fier-Tepelenë. “Do të vendosim pasi të bëjmë studimin tonë”, - tha Berisha. Por kjo ishte e papranueshme për Ruçin, i cili deklaroi se qeveria nuk mund të përmbysë gjithçka. “Është për të ardhur keq që një kryeministër si ty, duke abuzuar me pushtetin do që të përmbysës çdo gjë. Ju na e latë tokën e djegur në 97, inati hakmarrës po të verbon e arrin të sulmosh edhe institucioneve ndërkombëtare”, - tha Ruçi duke kujtuar se rishikimi i projektit do të ndikojë në marrëdhëniet me ndërkombëtarët që mund edhe të mos financojnë më projektin. “Ti vendos vetëm, edhe deputetëve të tu u ke mohuar lirinë e fjalës. Mirë në 97 akuzove SHBA dhe BE, po tani pse kundërshton veprat e tyre. Ti qofsh t’i mos qofsh ky që je”, - tha Ruçi. Por sipas kryeministrit, projekti duhet riparë për të shkurtuar rrugën dhe Vlora të mos betonohet. “Thua se prioritet është Vlora. Kur vajte atje, vajte si mashkull kur ike, ike si femër. Meqë jugu ka votuar kundër teje, t’i tani do të sabotosh korridorin veri jug si ndëshkim”, - akuzoi Ruçi.
Risku
Rishikimi i projektit siç pretendon qeveria demokratike, mund të çojë dëm 5.5 milionë euro që ndërkombëtarët i kanë vënë në dispozicion për zhvillimin e projektit për ndërtimin e rrugës, Fier-Tepelenë. Sipas Ruçit, nëse anulohet projekti për të rinegociuar, duhen 3 vjet kohë gjithashtu ekziston edhe mundësia që BERXH që ka financuar të mos pranojë më fare. “Kështu 5.5 milionë euro shkojnë dëm”, - tha ai. Por sipas kryeministrit, projekti duhet riparë për të shkurtuar rrugë. Sipas tij, qeveria italiane ka përcaktuar 8 milionë për rrugën Fier-Vlorë, dhe këtyre do u bashkohen fondet e qeverisë shqiptare dhe donatorëve për ndërtimin e rrugës. “Nuk kam ndërmend ta shndërroj Vlorën në parkun energjitik siç e bëtë ju”, - përfundoi Berisha.