Re: Zullumet e MJAFT
Po mire festat i morem vesh se si i bojne, po punen nuk po ia shofim?
Ne te vertete nuk eshte problemi se cfare ben mjafti, por ajo qe eshte shqetesuese eshte tendenca per te monopolizuar reagimin qytetar. Tendeca per te perfaqesuar qytetarine shqiptare. Kjo eshte jo korrekte, pasi nuk mund te thote askush se reagimi qytetar shqiptar perfaqesohet tek mjafti. Mjafti ne njefare menyre tenton t'a orientoje menyren e botekuptimit qytetar, apo te shoqerise civile sipas botekuptimit te vet. Problemi mbi te gjitha eshte se, per ta bere kete investohet deri ne qindra mijera dollare.
Nuk mund te mos tregohemi naive e te moskuptojme se ka nje prapavije te forte politike ne kete mes. Eshte e pamundur qe dikush, nga hici te vije e te futet ne mes te bakllavase se shoqerise civile shqiptare. Dhe sigurisht, ky suport politik ka qellimet e veta.
Per sa i perket festave ka dhe nje gje tjeter. Une vete kam qene ne nje feste te mjaftit ne Dhermi vjet, ku pervec tregut te leverdisshem te barit (nuk e di ne ka pasur treg edhe per ndonje lende tjeter narkotike), nuk pashe asnje lloj qytetarie tjeter. Por ajo qe me beri pershtypje, pervec parave pa fund qe ishin shpenzuar kot ne kete feste, ishte edhe fakti qe pjesemarresit ishin organizuar te flinin ne nje mori cadrash te instaluara nga ushtria shqiptare. Ajo qe eshte e pasens ne kete veprimtari eshte fakti se si ka mundesi qe ushtria vjen dhe ndihmon nje ojq per te bere qejf ne Dhermi. Dhe vin ushtaret me ifat ushtarake, instalojne te gjithe cadrat, presin deri sa te mbaroje festa qe zgjat tre dite dhe me pas vijne dhe mbledhin cadrat. Nuk e di c'pine duhet te kishte ushtria ne kete mes?
Sigurisht politika nuk mund te qendroje larg faktoreve te tille te fuqishem mediatike si Mjafti dhe nuk ka se si te mos pranojme qe perlyerja politike eshte "mjaft" e pranishme.