Re: Zoti dhe unë .
Zoti dhe une! Ndonjehere mendoj qe jemi vetem sinonime.
Zoti dhe ti! Cdo here duket qe jeni antonime.
Baba Karlo dhe Pinokio!
Nga mushti i nje trungu te vjeter, Baba Karlo pati nje vizion. Ai trung i vjeter pa forme, pa ere, pa shije, nje dite te kthehej ne dicka qe Baba Karlo ta donte pa kufinj.
Gishtat e tij te bute prej zdruthktari ngriten lehte trungun e vjeter dhe te pajete, per ta prere ne tavolinen e tij te punes. Dora e tij e ngrohte kaloi lehtesisht mbi vrazhdat e siperfaqes se trungut te pajete.
Baba Karlo mori skalpin dhe me goditje te lehta filloi te krijoje jete nga trungu i pajete. Ja nje vrazhe bie ne toke, dhe i le vend nje forme te re. Duar, krahe, kembe, veshe, sy, hunde, gishtrinj fillojne te duken ne tavolinen krijuese te Baba Karlos. Pas nje pune monumentale, trupi i pajete i trungut te vjeter qe kthyer ne nje imazh te Baba Karlos, jo si Baba Karlo por ne esence si ai.
Dhe Baba Karlo e pa se kishte bere dicka te mire, nje krijese qe do te vleresonte perkushtimin dhe dashurine e Baba Karlos. Nje krijese qe do te donte Baba Karlon sa ai donte krijesen.
Duke menduar gjithe keto, Baba Karlo i fryu nje fryme jete, dhe ato duar te pajeta filluan te leviznin, ato sy te drunjte filluan te shikojne, ato gishtrinj rrenjesore filluan te ndjenje. Per here te pare krijesa pa Krijuesin, Baba Karlo.
-Cohu Pinokio, te kam pritur prej kohesh- tha Karlo i ngazellyer nga krijesa e tij.
Pinokio i brishte mori doren bujare te Babait te vet dhe kembet i preken ftohtesine e dyshemese per here te pare.
-Eja, te te tregoj perreth bir. Kjo eshte shptepia ime dhe eshte dhe shtepia jote. Qendro ketu dhe gezohu- tha Karlo birit te tij.
Pinokio e deshte babane e tij, e vleresonte dashurine dhe kujdesin e tij. Ai shikonte perreth edhe punet e tjera te Baba Karlos, ja nje karrige qendronte ne cep, nje tavoline ngrenie qe bere mrekullisht, nje stol shlodhte kembet e tij, por midis puneve te tij, Pinokio ishte kryevepra e dashur e Baba Karlos.
Vite kaluan dhe Pinokio cdo dite mesonte njohuri mbi Babane e tij, dhe boten perreth. Derisa zemra e Pinokios filloi te ftohej dhe ngurtesoj. Baba Karlo i kishte thene te rrinte brenda, sepse jashte kishte shume rreziqe, por Pinokio nuk mendonte keshtu. LLogjika e Karlos qe e pakuptueshme, si mund te qe me mire brenda nen mbrojtjen e Karlos, se sa liria e te qenurit me vete? Keshtu qe Pinokio filloi te largohej nga prezenca e Karlos, duke planifikuar perfundimisht largimin nga shtepia e tij ne pavaresi totale nga Karlo.
Dita erdhi, dhe Pinokio i harroi ditet e para te ekzisteces se tij, e harroi ndihmen e Karlos, doren e tij te bute, embelsine e zerit te tij, perkujdesjen e meshires se tij, dhe hapi deren e shtepise duke dale nga prezenca e Babit te vet. Baba Karlo u pikellua nga kjo ndodhi, por diktator ai nuk eshte, ndaj dhe e la krijesen e tij te zgjidhte c'la kishte deshire.
Pinokio doli ne bote. NJe histori per nje post tjeter.