Zonja që pastron qytetin nga parullat naziste
Një grua berlineze ka nisur e vetme një fushatë personale për pastrimin e të gjitha shkrimeve dhe grafiteve me temë neonaziste, që janë përhapur shumë nëpër muret e kryeqytetit gjerman. Irmela Mensah-Schramm, 63 vjeçe, ka fshirë deri më tani dhjetëra kryq</p>
Ndodhemi në një lagje periferike të Berlinit. Irmela Mensah-Schramm, 63 vjeçe, ecën e qetë me një çantë në krah nëpër rrugicat e lagjes së qetë. Ndërsa ecën, shumë banorë kthejnë kokën për ta parë, por kësaj gruaje nuk para i bën shumë përshtypje se çfarë bëjnë të tjerët. Ajo ecën e vetme rrugicë më rrugicë, “në gjuajtje” të një “armiku” të veçantë, që qëndron në mure dhe prej andej rrezaton negativitet e mesazhe urrejtjeje. Në qafë ka një aparat fotografik dhe në bluzën që ka veshur ka stampuar fjalitë: “Luftoni nazistët”. Ndërsa ecën, qëllon herë pas here që të ndalet kur has në ndonjë logo të Partisë Nacional Demokratike Gjermane (NPD), që është një parti e ekstremit të djathtë. Ia ngul sytë mesazhit dhe i thotë sikur të ishte njeri: “Vafshi në djall”. Më pas nxjerr nga çanta e shpinës një kruajtëse metalike, me të cilën nis të gërryejë murin dhe të zhdukë pak nga pak prej sipërfaqes së tij mesazhin e shkruar me ngjyra të forta. Zhurma e gërryerjes oshtin në rrugicën e qetë. Më pas fut të gjitha copëzat e suvasë në një qese plastike, të cilën e hedh në koshin e plehrave më të afërt. Aktivistja politike që banon në Berlin, ka plot 20 vjet që merret me fshirjen e parullave, mesazheve dhe logove që gdhendin e lenë nëpër mure ekstremistët e djathtë. Në Gjermani simbolet naziste, si kryqi i thyer, ndalohen me ligj. Zyrtarisht ato cilësohen “simbole antikushtetuese”. Por policia ndodh shumë rrallë që të marrë ndonjë masë ndaj atyre që shkelin Kushtetutën për të ngjitur në mure simbolet e ndaluara. Për zonjën 63-vjeçare kjo është një mënyrë sjelljeje e gabuar dhe në mungesë të dënimeve nga ana e policisë, ajo ka vendosur që të veprojë vetë, me iniciativën e saj dhe në vend që të merret me njerëzit, merret drejtpërsëdrejti me mesazhet e gdhendura nëpër mure. Misioni i saj nisi në verën e vitit 1986. Ajo ishte rrugës për në punë, kur në murin përballë shtëpisë pa këtë mesazh: “Liri për Rudolf Hess”. Ky qe një kriminel nazist që ishte dënuar me burgim të përjetshëm për krimet që kishte bërë kundër njerëzimit dhe që po e kalonte dënimin e tij në burgun “Spandau” të kryeqytetit. Një parullë e tillë ia solli gruas zorrët në gojë dhe vetiu iu bë që ta fshinte menjëherë, por ndërkohë autobusi po e priste në cepin e rrugës dhe asaj i duhej që të rendte. Megjithatë, gjatë gjithë ditës nuk mendoi veçse për atë episod të pakëndshëm. “Isha aq e inatosur me ata që e kishin shkruar një parullë të tillë, sa nuk më rrihej pa vepruar. Atë natë, me tu kthyer në shtëpi, e pa sërish në mur dhe ajo që nuk kuptoi ishte se si kishte mundësi që gjatë gjithë ditës njerëzit kishin kaluar indiferentë ndaj një thënieje të tillë ogurzezë dhe askush nuk e kishte marrë mundimin që ta fshinte. Në këto e sipër vendosa që kishte ardhur koha për veprim dhe se nëse të tjerët mund të ishin indiferentë, unë nuk mund tia lejoja vetes një qëndrim të tillë. Që nga ajo ditë, ajo u shndërrua në “zonjën e spastrimeve të kombit”, siç e quan veten. Tashmë ka dalë në pension dhe mund ti dedikohet punës së saj me kohë të plotë. Në çantën e shpinës ka një gërryese muresh metalike, një lëndë që fshin bojërat e murit, disa lecka dhe një aparat fotografik. Veprimtarinë e saj nuk e zhvillon vetëm në Berlin, por edhe në qytete të tjera, sipas një grafiku të përcaktuar. Me kalimin e viteve, për të kjo detyrë vullnetare është shndërruar në një fiksim të vërtetë. Ajo e nis punën e saj sapo syri i kap ndonjë parullë naziste, apo të ekstremit të djathtë. Nëse për ndonjë arsye është e vështirë që ta heqë parullën, atëherë zgjidhja është lyerja e saj me bojë të bardhë. Deri tani ajo thotë se ka hequr gjithsej 80000 parulla, postera gjatë 23 viteve të fundit, dhe se çdo ditë pune ajo llogarit të ketë hequr rreth 100 të tilla. Po ta shohësh ndërsa punon, vë re se çfarë shembulli jep ajo jo vetëm me heqjen e parullave, por mbi të gjitha me veprimin e saj, që bie ndesh me indiferencën e pjesës më të madhe të njerëzve. Ka njerëz që i thonë “Bravo” dhe e inkurajojnë për vendimin që ka marrë për të ndryshuar gjërat që nuk shkojnë përmes një veprimi konkret. Fjalët e mira dhe përkrahjet janë të mjaftueshme për tia rivënë në punë entuziazmin dhe besimin në vlerën e asaj që po bën. Ndërkaq tregon se përgjatë viteve që ka pasur këtë fiksim, ka humbur shumë shokë që e kanë quajtur “të fiksuar”. Sa për të shoqin, ai është shumë dakord me veprimtarinë e saj, por ka refuzuar që ta shoqërojë. Për punën e saj ajo ka fituar 2 çmime, Medaljen Federale të Meritave në vitin 1994 dhe çmimin “Erich Kastner” në vitin 2005. Kjo e ka bërë që, pavarësisht shumë problemeve që i janë hapur me pronarët e mureve, apo dritareve që ajo i spastron nga mesazhet, të vazhdojë e mbështetur në mënyrë të heshtur nga shteti. Ndërkaq ka hapur një ekspozitë ku rrëfen udhëtimin dhe punë e saj në vite, si dhe mban fjalime në organizata e shoqata të ndryshme.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25072. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25072