Zonja e Parë japoneze ha në mëngjes një copë diell
Mijuki Hatojama është gruaja e udhëheqësit të ekonomisë së tretë më të fuqishme të botës. Por kjo nuk është arsyeja pse ajo është në shenjestrën e mediave. Dikur kamerjere, më pas kërcimtare e më pas aktore, 66-vjeçarja ka deklaruar se njëherë e një kohë, shpirti i saj ka udhëtuar me një anije të jashtëtokësorëve drejt e në planetin Vensus. Çmenduri ose shqisë e gjashtë, varet se si e shikoni, por Hatojama insiston në këtë. Në një prej librave të shumtë për jetën e vet, Hatojama pretendon se u rrëmbye nga ufot 20 vjet më parë. Trupi im ishte në gjumë, shkruan ajo ndërsa shpirti u ngjit në një anije me formë trekëndëshi dhe iku në Venus. Ishte një vend shumë i bukur dhe gjithçka ishte e gjelbër shkruan ajo. Por pretendimet e saj shkojnë më tej. Unë e kam njohur aktorin Tom Kruiz në jetën e shkuar. Ai ishte Japonez asokohe. Jam e bindur që po ta takoj tani dhe ti them sa kohë pa u parë, ai do më njohë. Ja pra Japonia ka një zonjë të parë, të paparë ndonjëherë që çdo mëngjes ha një copë diell…të paktën kështu thotë ajo. Mediat ndërkombëtare paralajmërojnë elitën e grave të presidentëve që të kenë kujdes e të ruajnë shpinën nëse nuk duan ndonjë aventurë të çuditshme.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22176. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22176
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22176. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22176