Zhvishet, Ingrid Gjoni

Zhvishet, Ingrid Gjoni

Ingrid_Gjoni-300x175.jpg
E re, e bukur dhe shumë e suksesshme. Ingrid Gjoni vjen me një terren të shtruar nga e motra Inisi, kështu që në hapat e saj të parë mbahej mend kollaj si motra e Inisit e më pas si Ingrid Gjoni falë punës së fuqishme që bëri që të jetë ajo motra më Vip e familjes. Ndërkohë vajza bukuroshe nuk ka kursyer hiret e saja për ti shfaqur për publikun që e pëlqen, por këtë radhë është ndryshe. Ajo zhvishet për revistën AS. Ajo ka pozuar disa herë në fotografi seksi. Videoklipet e Ingridit janë tejet të nxehta dhe seksi, me një veshje shumë ekstravagante nëpër koncerte dhe kudo tjetër aq sa kemi menduar se nuk ka mbetur asgjë më për të parë.</p>


Derisa disa vite më herët e motra Inisi u përfshi në një seks skandal i cili u përfol me të madhe në mediat shqiptare, këtë radhë Ingridi si për të na e kundërshtuar këtë hipotezë, vjen e zhveshur artistikisht ekskluzivisht për revistën prestigjioze AS e cila në kopertinën e saj këtë herë ka këngëtaren me disa foto të jashtëzakonshme. Vajza e njohur e ekranit ka pozuar brenda një pishine ku pjesa e sipërme e bikinit mungon dhe si aksesor janë vetëm një palë rruaza, një pamje shumë seksi për të shoqëruar lexuesit në stinën e nxehtë të verës.</p>


Pjesëmarrëse e shumë festivaleve në Shqipëri dhe shumë herë puna e saj është shpërblyer me çmime. Krijimtaria e saj muzikore nuk është shumë e madhe, por ato videoklipe që ka realizuar deri më tani do të mbeten gjatë në mendjen e publikut. Ingridi do të mbahet mend edhe për videoklipin e nxehtë të cilin e realizoi në bashkëpunim me këngëtaren tjetër Ciljeta Xhilagën, me të cilën kanë shoqëri të madhe. Duke pozuar kështu me siguri Ingridi ka thyer disa tabu pasi deri tani asnjëra nga femrat Vip shqiptare nuk ka guxuar të shkojë më tej se sa një foto me bikini.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22374. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22374
 
Top