Zhvillimi ekonomik i Kines!
Per mos hapur teme te re, mendova te modifikoja titullin e nje teme ekzistuese.
Me poshte eshte nje artikull i marre nga Shqip i cili hedh nje veshtrim mbi ekonomine kineze, faktoret qe kane ndikuar ne zhvillimin e saj, arritjet dhe pritshmeria ne te ardhmen. Shkrimi eshte paksa i gjate, por eshte intersant.
<font color="red">Në krye të marshimit të madh kinez, veç veshjeve, edhe produktet elektronike </font>
Kina, shitësja numër 1 në botë
Vitin e ardhshëm superfuqia aziatike pritet të shënojë rekordin maksimal
Kina, sipas të gjitha prognozave të specialistëve të ekonomisë botërore, rezulton se në përfundim të vitit 2008 do të jetë në gjendje ta zhvendosë Gjermaninë nga vendi i parë në volumin e eksporteve në botë. Qysh gjatë këtij viti, Republika Popullore e Kinës vlerësohet se do të kalojë dhe vendin e dytë eksportues në botë, SHBA-në, e do të "hahet kokë më kokë" me Gjermaninë, tha drejtori i Agjencisë Federale për Tregtinë me Jashtë (BFAI), Gerd Herks.
Me eksporte që vlerësohen se kapin shifrën e 1,4 triliardë dollarëve amerikanë (ose 1 triliard eurove), Kina do të lërë pas vetes në përfundim të 2008-ës edhe Gjermaninë, megjithëse eksportet gjermane do të shënojnë gjithsesi rritje.
Në 2007-ën, Gjermania sipas BFAI, do të gëzojë me një diferencë jo shumë të madhe akoma vendin e nderit (të parin) në eksportet botërore - dhe kështu, për të pestën herë radhazi do të shpallet "kampion".
Në të njëjtën kohë, sipas prognozave në fjalë, shkëmbimet ndërkombëtare do të shënojnë rritje. Pasi, sipas analistëve të ekonomisë botërore, bashkë me rritjen vjetore prej rreth katër përqindësh, ata vlerësojnë se rritja mesatare vjetore në volumin e eksporteve do të kapë shifrën e 15 përqindjeve për 2006-ën, ndërsa për 2007-ën dhe 2008-ën, me dhjetë për qind.
Shumë domethënëse për të përcaktuar hovin kinez në kapjen e titullit botëror ndër shtetet eksportuese, është sigurisht lidershipi i tyre në prodhimin e tregtimin e mallrave elektronike, tekstileve, si dhe elektroteknikës, ku renditen së pari pajisjet elektroshtëpiake.
Sipas "vlerësimeve më konservatore", eksportet e Kinës në 2008-ën do të shkojnë më shumë se 1,1 triliard euro.
Gjermania, gjatë vitit të shkuar, sipas vlerësimeve të Dhomës së Tregtisë e Industrisë Federale, ka eksportuar mallra në vlerën e 888 miliardë eurove, duke mbrojtur kësisoj edhe titullin e kampionit, le të themi, në eksportet botërore.
Eksperti Herks tha, ndër të tjera, se Kina brenda pak kohëve, siÄ" dihet nga shumëkush, ka ngjitur shumë shkallë në renditjen botërore në këtë aspekt. Kështu, për shembull, Pekini gjatë vitit 2006 ka eksportuar mallra që kapin vlerën e më shumë se 230 miliardë eurove drejt SHBA-së ose trefishin e atyre gjermane.
Në lëmin e eksporteve të mallrave elektronike, Kina dominon, sipas të dhënave, qysh sot me një vlerë që kap shifrën e rreth 230 miliardë eurove, duke kryesuar në tregjet botërore.
Me distancë pastaj vjen në vend të dytë gjatë 2006-ës, SHBA-ja me eksportet e saj elektronike, që kapin vlerën e rreth 105 miliardë eurove, pastaj renditet Gjermania në vend të tretë, me rreth 55 miliardë euro e më pas Koreja e Jugut mbyll "rrethin e të mëdhenjve" në vendin e gjashtë.
Ndërsa vendin e dytë në ekonominë kineze për eksportet jashtë vendit e zë fusha e prodhimit të tekstileve dhe veshmbathjeve me një volum eksportesh prej rreth 110 miliardë eurosh - ndërkohë që Kina përfaqëson thuajse një të katërtën e eksporteve botërore në këtë segment të ekonomisë globale.
Në sektorin e ndërtimit të makinave, Kina gjatë vitit 2006, sidoqoftë, shënoi një rritje prej 40 përqindësh të eksporteve të saj dhe me 46 miliardë eurot e shënuara arriti të linte prapa edhe shtete klasike, lider në këtë fushë, si Britania e Madhe apo dhe Franca.
Në rang botëror, kinezët në këtë segment, megjithatë akoma ndodhen në vend të pestë. "Gjithsesi, distanca me vendin e parë në botë këtu është akoma e madhe", thotë eksperti i zyrës federale të ekonomisë, Herks.
Si arsye për përparimin e madh të shënuar në fushën e eksporteve nga Republika Popullore e Kinës drejt niveleve të para botërore, Herks ka renditur, ndër të tjera, edhe nivelin prej 700 miliardësh që kapën investimet e huaja direkte në vend, të cilat Kina i ka joshur vazhdimisht qëkurse nisi një periudhë hapjeje në epokën e Ten Hsiao Pinit.
E këtu, sigurisht që në radhë të parë bëhej fjalë për linja prodhimi të instaluara nga shtete me potenciale të mëdha ekonomike e industriale. Në të njëjtën kohë, "tendenca për të vjedhur e kopjuar dhe ajo e piraterisë në Kinë, me gjithë masat, vazhdon pa ndërprerje".
Ajo është dëshmuar ndërkohë, padyshim, në rolin e një "dopingu" të vërtetë për eksportet kineze, pasi valuta kineze nuk është e konvertueshme lirisht në tregjet botërore.
Stafeta, nga Gjermania te Kina
Me eksporte që vlerësohen se kapin shifrën e 1,4 triliardë dollarëve amerikanë (ose 1 triliard eurove), Kina do të lërë pas vetes në përfundim të 2008-ës edhe Gjermaninë, megjithëse eksportet gjermane do të shënojnë gjithsesi rritje. Në 2007-ën, Gjermania do të gëzojë me një diferencë jo shumë të madhe akoma vendin e nderit (të parin) në eksportet botërore
Automobilat: Prapa gjigantët
Në sektorin e ndërtimit të makinave, Kina gjatë vitit 2006 shënoi një rritje prej 40 përqindësh të eksporteve të saj dhe me 46 miliardë eurot e shënuara arriti të linte prapa edhe shtete klasike, lider në këtë fushë, si Britania e Madhe apo dhe Franca. Në rang botëror, kinezët në këtë segment, megjithatë akoma ndodhen në vend të pestë
Gjeneza: Politika e hapjes
Si arsye për përparimin e madh të shënuar në fushën e eksporteve nga Kina drejt niveleve të para botërore, renditen ndër të tjera edhe niveli prej 700 miliardë eurosh që kapën investimet e huaja direkte në vend, të cilat Kina i ka joshur qëkurse nisi një politikë hapjeje në epokën e Ten Hsiao Pinit
Pirateria, "dopingu" i ekonomisë
Në të njëjtën kohë, "tendenca për të vjedhur e kopjuar dhe ajo e piraterisë në Kinë, me gjithë masat vazhdon pa ndërprerje". Ajo është dëshmuar ndërkohë, në rolin e një "dopingu" të vërtetë për eksportet kineze, pasi valuta kineze nuk është e konvertueshme lirisht në tregjet botërore